Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, “shefi kėrkon qetėsi”

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Magani, “shefi kėrkon qetėsi”

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Wed Nov 28 2007, 21:21

    Magani, “shefi kėrkon qetėsi

    Shkumbini arriti barazimin e katėrt tė sezonit tė dielėn kundėr Partizanit dhe pika e marrė ėshtė vlerėsuar pozitivisht nga peqinasit. Para stėrvitjes sė djeshme, trajneri Gugash Magani ka folur me lojtarėt duke bėrė vlerėsimet e kėsaj ndeshje. Magani ėshtė ndalur nė anėt negative dhe pozitive tė sfidės tė sė dielės. Ai u ka bėrė vėrejtje lojtarėve tė tij pėr mungesėn e mentalitetit fitues, shfaqur nė njė pjesė tė madhe tė lojės, gjatė sė cilės Partizani kundėrsulmoi shumė rrezikshėm. “E pranuam mė shumė se sa e kishim menduar presionin e Partizanit. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, nuk mė pėlqeu mėnyra si u sollėt nė fushėn e lojės. U shkundėm vetėm kur Partizani kaloi nė avantazh dhe u rrezikuam tė humbisnim”. Por ka patur vend edhe pėr fjalė tė mira: “Kemi 8 javė qė nuk e njohim humbjen e ndodhemi nė vendin e gjashtė, tregues kėto qė flasin pėr qėndrueshmėrinė e skuadrės”, theksoi njėshi pankinės peqinase. “Po kėshtu, pas shėnimit tė golit tė barazimit kemi luajtur siē duhet, ashtu si duhet tė jetė fytyra e vėrtetė e skuadrės sonė”. “Kundėrshtarėt e tjerė janė tė githė pėr t’u vlerėsuar, ndonėse treguam vlera kundėr Partizanit”, ka thėnė nė vijim tekniku. “Prandaj pres njė reagim mė pozitiv tė skuadrės, sepse shoh qė pas pėrballimit tė Dinamos dhe Partizanit ka njė lloj lėshimi nė planin psikologjik. Asgjė nuk ka mbaruar”. Ndeshjen e ardhshme, Shkumbini do ta luajė tė shtunėn pėrballė skuadrės kampione. Duke e njohur forcėn e kundėrsharit dhe ambiciet e skuadrės sė tij, Magani ka kėrkuar qė tė jetė i pėrqendruar nė zgjedhjet qė duhet tė bėjė. Por, ai ka shprehur hapur se nuk ėshtė i qetė nė kėtė pragndeshje: “Kampionati ėshtė i gjatė dhe shumė gjėra mund tė ndodhin rrugės”, ka thėnė ai, duke lėnė tė nėnkuptohet se don tė jetė sa mė larg fjalėve qė kanė nisur tė fliten kėto ditė nė “qarqe tė larta”.


    _________________

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:20