Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    TRUKIMET E NDESHJEVE

    Share

    Sondazh

    Shitje ndeshjesh ne kampionatin tone ???

    [ 8 ]
    67% [67%] 
    [ 1 ]
    8% [8%] 
    [ 3 ]
    25% [25%] 

    Totali i votave: 12

    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    TRUKIMET E NDESHJEVE

    Mesazh nga Admin prej Sat Jun 30 2007, 00:55

    Le te diskutojme rastet precedente

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: TRUKIMET E NDESHJEVE

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Sep 27 2007, 19:29

    Ndeshjet qė FSHF mendon se arbitri ka ndikuar tėrėsisht.



    Kategoria superiore

    Ndeshja: Flamurtari Teuta
    Gjyqtari: Bardhyl Pashaj
    Shkaku: Penallti e dhėnė

    Ndeshja: Kastrioti Flamurtari
    Gjyqtari: Mentor Sopiani
    Shkaku: Penallti e padhėnė

    Ndeshja: Flamurtari Vllaznia
    Gjyqtari: Sazan Velēani
    Shkaku: Penallti e padhėnė

    Ndeshja: Tirana Partizani
    Gjyqtari: Evis Peza
    Shkaku: 2 kartona tė kuq tė padhėnė

    Ndeshja: Besa Apolonia
    Gjyqtari: Kridens Meta
    Shkaku: Penallti e dhėnė

    Ndeshja Apolonia Elbasani
    Gjyqtari: Mirash Metohija
    Shkaku: Penallti e padhėnė, gol i anulluar


    Ndeshja: Luftėtari Shkumbini
    Gjyqtari: Sokol Ēekaj-Arian Mali
    Shkaku: tė ndryshme

    Ndeshja: Luftėtari Tirana
    Gjyqtari: Shkėlqim Guēe-Gerand Qirici
    Shkaku: Gol i anuluar

    Ndeshja: Apolonia Teuta
    Gjyqtari: Aranit Lulaj-Arian Mali
    Shkaku: tė ndryshme


    Ndeshja: Apolonia Vllaznia
    Gjyqtari: Tanush Latifi
    Shkaku: Karton i dytė i verdhė i padhėnė

    Ndeshja: Luftėtari Vllaznia
    Gjyqtari: Kridens Meta dhe anėsori
    Shkaku: gol i anuluar


    Kategoria e parė

    Ndeshja: Besėlidhja Turbina
    Gjyqtari: Evis Peza
    Shkaku: Karton i kuq i padhėnė

    Ndeshja: Tomori Lushnja
    Gjyqtari: Artan Taullahu
    Shkaku: kaos dhe gola tė anuluar

    Ndeshja: Besėlidhja Burreli
    Gjyqtari: Artan Taullahu
    Shkaku: tė ndryshme


    'Gijotina' pėr disa arbitra tė futbollit shqiptar ėshtė mė shumė se sa evidente, ēdo ditė, nė atė qė do t'i serviret mbledhjes sė komitetit ekzekutiv. Sektori i garave, pėrfshi edhe vetė shefin e arbitrave nė FSHF, ėshtė i vendosur qė tė kalojė nė 'sitė' ata qė vjet e qelbėn, ose mė saktė ata qė vjet 'punuan me dy porta'. Dhe sipas tyre ka. Bėhet fjalė, gjithnjė pėr bluzat arbitrale (jo mė tė zeza), qė kanė hapur jo pak punė dhe qė nė etiketimin e fundit tė FSHF sė, nė materialin konfidencial tė paraqitur nė sekretariat dhe komitet, janė arbitrat qė kanė keqadministruar disa ndeshje futbolli me anė tė gjykimit tė tyre. Sipas FSHF sė dhe garave nė tėrėsi (kėtu me garat nuk pėrfshihet vetėm zoti Hitaj, nė gjykimin e tij personal, por edhe tė tjerė), disa prej tyre, me vendimet qė kanė marrė, kanė ndikuar direkt nė rezultatet e ndeshjeve. Pasojat qė 'pollėn' njė mijė polemika sezonin e kaluar, pėr sa i takon gjykimit, do tė mbarsin pėr kėtė sezon tė ri njė kosto shumė tė lartė pėr njė pakicė arbitrash, qė sezonin e shkuar gjykuan nė superiore, por qė kėtė vit rrezikojnė edhe kategorinė e parė.

    Natyrat e dyshimeve janė nga mė tė ndryshmet, teksa nuk aludohet aspak nga FSHF pėr ryshfet, pasi nuk ka prova, por mbi bazėn e provave filmike dhe asaj qė ėshtė parė nė relatimet e vėshguesve, ku shumė ndeshje janė quajtur nga ana e institucionit tė futbollit, si takime me protagonist arbitrimin, kryesorė dhe anėsorė bashkė. Materiali qė u ėshtė pėrcjellė forumeve drejtuese mė tė larta, ėshtė konkret dhe me emra, me ndeshjet ku ka plasur 'hemorragjia' e polemikave, si dhe me ndeshje ku kronika TV ka mbyllur ēdo shteg komenti. Vendimi ka qenė njė veto arbitrale me pasojė direkte nė rezultat. Federata, nė shtjellimin e saj tė plotė nė lidhje me gjykimin, i ka cituar si 'skarcitete' ndeshjet, tė cilat janė piketuar si me administrim shumė tė keq tė gjyqtarit, ose pėrkthyer mė shqip: janė manovruar sipas gjyqtarit dhe tendencės sė tij. Janė disa nga takimet e kategorisė superiore, tė parė dhe tė dytė, qė janė shkruar nė materialin konfidencial pėr ata qė nesėr do tė vendosin se kush do tė vazhdojė tė gjykojė nė superligė pėr edicionin e ardhshėm.

    Mema dhe Hitaj janė tė prerė tė ndalen kėtu dhe, para nisjes sė kėtij sezoni, ata arbitra i kanė rrethuar me tė kuqe. Mema ėshtė i bindur nė mendim personal qė 3 4 arbitra nuk duhet t'i prekin mė ndeshjet e superiores, ndėrsa Hitaj mbėshtet revolucionin me efekt direkt largues tė disa gjyqtarėve. Ndėrsa nga ana tjetėr, gjatė rrugės sė sezonit tė kaluar, ka munguar ndalimi nė moment i arbitrave dhe moslejimi mė i tyre tė hidheshin nė short, nė rastin mė tė pastėr tė administrimit negativ tė ndeshjes. Njė diēka e tillė ėshtė kaluar dhe tashmė, pėr FSHF nė, top lista e superiores do tė ndryshojė dukshėm. Kaq janė evidentuar nga ana e Federatės Shqiptare tė Futbollit, por qė me bindje edhe ata vetė besojnė se janė edhe shumė mė tepėr ndeshje. Sipas FSHF sė, niveli i arbitrimit dhe pėrgjegjėsia e tyre ka ndryshuar edhe nė kategori tė ndryshme. Ajo qė ėshtė mė se e rėndėsishme nė kėtė drejtim ėshtė se, sipas FSHF sė, kėtu nga ana e gjyqtarėve ekskludohet plotėsisht fakti qė nė kėto ndeshje ėshtė vepruar kėshtu pėr gabime humane tė tyre, por pėr keqadministrim tė ndeshjes me vetėdije.

    Dhe kjo e fundit, koshienca dhe paragjykimi i ndeshjes, ėshtė edhe simptoma mė negative e asaj qė u prodhua nė tėrė kampionatin e 68 tė shqiptar, sezonin e shkuar. Nė kėtė drejtim, sė fundi do t'i drejtohet komitetit ekzekutiv tė FSHF sė me propozime konkrete qė njė pjesė e arbitrave tė mos gjykojnė mė nė superiore. Emrat qė lakohen nuk janė zyrtarė, por pėrfliten nė biseda, jo produkt publikimi. Ndėrsa pasqyra e lartcituar ėshtė pasqyra konfidenciale e asaj qė ka marrė nė duar presidenti, sekretari dhe anėtarėt e KE-sė. Ka njė diēka shumė interesante: mė nė fund ėshtė folur me emra konkretė dhe pėr ndeshje konkrete. Dhe argumentimi nga ana e FSHF sė lidhet vetėm me njė fakt: hyrje nė arbitrim tė lojės, me vetėdije.

    Janė edhe shumė ndeshje tė tjera, dhe qė lidhen direkt me emrat e lartpėrmendur, por pėr tė mos rėnduar edhe mė shumė peshėn psikologjike, janė trajtuar tė njė niveli tjetėr, por me ndikim sėrish tė arbitrimit. Kėtė sezon, FSHF-ja ėshtė shumė e qartė: Do tė bėjė 'kurban' disa arbitra, Mema thotė 3, Hitaj nuk jep numėr, por nė fund vendos komiteti. Ajo qė ndoshta nuk ėshtė kuptuar ende nga garat, ose bėhet sikur nuk ėshtė kuptuar, ėshtė fakti pėr tė dalluar 'kamikazėt' e arbitrimit nga 'mjeshtėrit' e arbitrimit. Janė veēuar dy ndėrkombėtarėt e arbitrimit nga njė listė e tillė, qė natyrisht gjenden larg gafave dhe akoma mė larg marrjes sė ndeshjes, pasojė e shortit jo tė indikuar, por edhe njė pjesė tjetėr e arbitrave tė rinj, tė cilėt, mbi bazėn e presioneve nė fusha tė ndryshme, me dridhje gjunjsh dhe me frikė nė fyt, kanė dhėnė vendime tėrėsisht nėn presion.

    Njė fakt qė nuk ėshtė pėrfshirė nė kategorinė e lartcituar. Kush do ta mbyllė kapitullin e superiores vitin e ardhshėm? 'Konkursi' ka nisur, telefonėt nuk do tė pushojnė, Mema e Hitaj do tė propozojnė, por komiteti pritet tė vendosė...


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: TRUKIMET E NDESHJEVE

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Sep 27 2007, 19:30

    Ramazan Ndreu ne “Ora News” : “Bokotola na shiti”



    Nertil Agalliu


    Nė njė intervistė pėr “Ora Sport”, trajneri i ekipit tė Kastriotit pranoi se nė takimin me Partizanin ndeshja ishte e trukuar. Tekniku krutan bėri tė ditur se futbollisti qe ka shitur takimin ėshtė kongolezi Bokotola. “Unė e kam thėnė edhe mė parė qė ndaj Partizanit nė tradhėtuan, por pėr Bokotolėn mund tė them se ai na ka shitur, pasi gjatė gjithė takimit kė lėshuar nė lojėn e tij dhe mund tė them me bindje se humbja na erdhi nga ai”. Gjithsesi trajenri i ekipit krutan Ramazan Ndreu shprehet se ai do ta pėrjashtojė afrikanin nga ekipi i Kastriotit, por duket se ka rėnė ndesh me presidentin Zhili, i cili kėrkon ta mbajė Bokotolėn nė skuadėr. “Unė jam pėr ta pėrjashtuar Bokotolėn pasi me vetėdije na ka shitur me Partizanin, por nė dorė tani e ka presidenti”, pėrfundoi Ramazan Ndreu. Pas deklaratave tė donatorit tė Tiranės disa ditė mė parė se ndeshjet nė Shqipėri janė tė trukuara, tashmė vjen edhe njė tjetėr goditje pėr futbollin tonė, akuza kėtė herė vjen nga njė trajner i Kategorisė Superiore, i cili akuzon pėr shitje tė ndeshjes futbollistin e tij mė tė mirė, Bokotolėn.


    _________________

    REAL
    Tifoz Nderi
    Tifoz Nderi

    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 02/10/2007

    Re: TRUKIMET E NDESHJEVE

    Mesazh nga REAL prej Tue Oct 02 2007, 15:57

    E SA KA KESHTU RASTESH E SA DO KETE
    TURP PER KAMPIONATIN TONE
    CDO VIT SHITET KUPA E SHQIPERISE ME MIRE TE HIQET FARE NGA AKTIVITETI

    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    Skuadrat shqiptare, lehtesisht te manipulueshme

    Mesazh nga Admin prej Tue Dec 04 2007, 18:06

    Skuadrat shqiptare, lehtesisht te manipulueshme

    E Marte, 04 Dhjetor 2007


    UEFA po heton Sindikatat e Basteve per manipulime ne takime te ndryshme. Nje nder to eshte edhe Bezhanija-Besa, qe perfundoi ne barazim 2-2. Vec fakteve qe tashme kane dale, skuadrat shqiptare etiketohen si "lehtesisht te manipulueshme".

    Dossieri prej 96 faqesh, duket si nje broshure e shkelqyer e UEFA-s qe do te permiresoje me shume veprimtarine kryesore te saj per klube, Champions League. Ne kopertine eshte nje foto me dy futbolliste, qe luftojne per topin dhe motoja e UEFA-s "E----e Care About Football": nje shigjete per vete institucionin.

    Por ajo qe eshte brenda raportit do te beje pak per permiresimin e imazhit te ketij sporti: tregohen ndeshje te rendesishme evropiane te manipuluara. Dosja eshte kaq e madhe sa UEFA e ka dorezuar ate te qendra e Europolit ne Hage qe ne fillim te nentorit. Raporti detajon veprimtarite kriminale qe cenojne integritetin e sportit dhe industrine multi-miliardere qe eshte ndertuar rreth tij, aq sa edhe dopingu nuk mund ta konkurroje.

    Shikoni se cfare ka botuar "Der Spiegel". Gazetat gjermane kane pasur nje akses te pabesueshem te dokumenti i UEFA-s, qe tregon se sa i thelle eshte ne klubet evropiane rrjeti i ngritur nga krimi i organizuar. Mafia e basteve ka korruptuar lojtare, zyrtare te klubeve, madje edhe gjyqtare per te perfituar para te lehta nga kumari. Dosja e dorezuar tek Europol tregon me detaje se si kater ndeshje te rendesishme te Kupave te Evropes jane manipuluar ne vere. Eshte e pranishme edhe nje liste prej 26 ndeshjes, ku UEFA beson se jane vene "baste te paligjshme".

    Nga keto, 15 ndeshje jane manipuluar vetem ne kete sezon dhe 11 te tjera datohen mes qershorit 2005 dhe nentorit 2006. Ndeshjet u perkasin ketyre kompeticioneve: 12 ndeshje kualifikuese per ne Kupen UEFA, tete ne Kupen Intertoto, tre ne kualifikimet e Liges se Kampioneve, tre ne ndeshjet e Kupes UEFA dhe madje nje ndeshje ne eliminatoret e Euro 2008 kete vere.

    Raporti i Europol citon incidente specifike, qe UEFA i konsideron te dyshimta dhe paraqet faqe te tera me rezultate bastesh si elemente prove. Per shembull, kumari ka sjelle 3,4 milione euro te ardhura vetem nga humbja shtepiake e klubit estonez FC TVMK Talin kunder skuadres finlandeze FC Honka Espoo, gjate ndeshjeve te Kupes Intertoto ne korrik. Performanca e nje tjeter skuadre estoneze, JK Trans Narva, dyshohet se eshte e manipuluar. Estonezet jane mposhtur 0-6 ne korrik nga skuadra suedeze e Helsingborgut, por kur kishin kaluar 25 minuta nga ndeshja dhe rezultati ishte 0-0, bastet live tregonin se miqte do te humbnin dhe se do te shenoheshin te pakten 3 gola. Fitimet u perllogariten ne 1.5 milione euro.

    UEFA nenvizon nje tjeter fakt befasues te perafert me nje ndeshje te fiksuar ne mes te korrikut, kur serbet e FK Bezhanijes ndesheshin me shqiptaret e KS Beses, ne nje takim te vlefshem per Kupen UEFA. Shume kompani bastesh evropiane vune nje numer te ulet bastesh, sepse "shume skuadra nga Shqiperia kane nje histori te gjate per manipulime ndeshjesh", sipas raportit te dale edhe nga Europol. Kur duheshin vetem 45 minuta nga shkelmimi i topit te pare, dicka e cuditshme ndodhi: Kompanite aziatike te basteve, u mbuluan nga shuma te medha, qe tregonin se skuadra serbe do te fitonte me vetem nje gol diference, do te barazonte, madje edhe do ta humbiste ndeshjen. "Lumi i parave" qe erdhi befasisht, pershkruan UEFA, perpara fillimit te ndeshjes mund ta kishte derguar "merkaton aziatike drejt kolapsit". Ndeshja perfundoi 2-2 me skuadren shqiptare qe barazon pikerisht perpara perfundimit te ndeshjes dhe fitimet nga bastet perllogariten ne 1,5 milione euro. UEFA eshte treguar konfidenciale, sepse nenvizon qe pjesa serbe ishte teresisht ne loje: "Kjo ndeshje ishte nje klasike e manipulimit te takimeve".

    Vetem nje skuader nga lista e te dyshuarave per manipulime ka dale perpara Komisionit te Disiplines te UEFA-s. Skuadra greke Egaleo FC, eshte gjobitur me 30000 euro per "diskreditim te ndeshjeve te UEFA-s" gjate nje humbje 1-3 me lituanezet e FK Zalgiris Vilnius, ne korrik te vitit 2005. Te enjten e kaluar, UEFA ka marre ne shqyrtim rastin e bullgareve te PFC Cerno More Varna. Zyrtaret besojne se lojtaret jane perfshire ne manipulime bastesh ne nje ndeshje te Intertotos te luajtur ndaj maqedonasve te Gorce Petrovit.



    Pershtati: Jeton Selimi. koha jone

    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    Pango: Ekzistojne faktet per manipulimin e ndeshjes

    Mesazh nga Admin prej Tue Dec 04 2007, 18:08

    Pango: Ekzistojne faktet per manipulimin e ndeshjes

    E Marte, 04 Dhjetor 2007


    Nuk ka kaluar aspak ne heshtje ceshtja "Kombetarja" as ne fillimin e kesaj jave. Ka qene ministri Pango, ai qe eshte prononcuar rreth ketij problemi, duke mbeshtetur Kryeministrin Berisha, si dhe duke theksuar se hetimet do te vijojne si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare. "Mbeshtes teresisht fjalet e Kryeministrit Berisha. E them kete, sepse akuzat jane bere pasi ai eshte i mirinformuar. Hetimi per shitjen e ndeshjeve do te behet si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare". Me tej, Pango shton se ekzistojne te gjitha faktet, por nuk behen publike per arsye hetimesh. "Ekzistojne te gjitha faktet per manipulimin, por ato do te behen publike ne kohen e pershtatshme, pasi nuk mund te rrezikojme te komprometojme hetimet. Ministria e Sporteve nuk merr meritat kur Kombetarja fiton, e nuk mund te lejoje kurrsesi qe te behet korrupsion".

    Bici: S'guxon njeri te njollose simbolet e kombit

    Menjehere pas prononcimit te ministrit Pango, ka reaguar FSHF-ja. Sekretari i Pergjithshem, Arben Bici, i ka cilesuar akuzat si te pa faktuara dhe situaten si te turpshme: "Sapo jam njohur me fjalet e ministrit Pango dhe realisht nuk besoj se ceshtja e shitjes se ndeshjeve ekziston", ka thene ai. "Per akuzat e bera nuk kemi fakte dhe asgje nuk eshte e qarte. Nuk besoj qe dikush te jete aq i guximshem sa te marre mbi shpine kete njolle te madhe dhe rrezikun per te manipuluar ekipin qe eshte nje nga simbolet e vendit tone", perfundoi sekretari Bici.

    koha jone

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Babaj baj u shit ndaj Shkumbinit

    Mesazh nga stilltoni prej Thu Jan 17 2008, 11:48

    Shpėtim Babaj akuzo
    het se shiti ndeshjen
    ndaj Shkumbinit. Kjo
    ėshtė arsyeja pse mesfushori
    kosovar qė luajti me Elbasanin
    pėr 17 javė, ka detyruar
    presidencėn e klubit verdheblu
    qė ta lėrė tė lirė tė largohet.
    Burime zyrtare pranė kėtij
    klubi kanė pohuar ekskluzivisht
    pėr gazetėn “Panorama
    Sport” se lojtari ėshtė lėnė i
    lirė, pasi pėr tė ka pasur informacione
    se nė fazėn e parė
    tė kampionatit, nė ndeshjen
    Elbasani-Shkumbini, qė ka
    pėrfunduar me rezultatin 0-
    0, mesfushori ka qenė i blerė
    nga drejtuesit e klubit peqinas.
    Nė fakt, lajmi nė fjalė
    mėsohet tė ketė dalė po nga
    stafi drejtues i Shkumbinit, ku
    pak kohė mė parė trajneri i
    kėtij ekipi, Gugash Magani,
    gjatė njė bashkėbisedimi me
    futbollistėt e tij mėsohet t’u
    ketė thėnė kėto fjalė: “Ēfarė
    lojtarėsh jeni ju! Nuk fituat as
    me Elbasanin, ndeshje tė cilėn
    ne e kishim blerė duke filluar
    tek lojtarėt e duke pėrfunduar
    tek gjyqtari”. Nė atė takim,
    gjyqtar ka qenė shkodrani
    Pajtim Lapi. Pėrpos kėtij informacioni,
    asgjė nuk ėshtė
    zyrtare nga ana e klubit tė Elbasanit,
    drejtuesit e tė cilit nuk
    [size=7]e konfirmojnė njė gjė tė tillė,
    por nga ana tjetėr as nuk e mohojnė
    atė. Nė fakt, fjalėt e cituara
    nga burimet, qė kanė
    preferuar tė mbeten anonim,
    janė ato qė tė bėjnė tė mendosh
    se vėrtetė ajo ndeshje ka qenė
    e shitur. “Tradhtia” ka
    ardhur nga njė futbollist elbasanas,
    i cili pa dyshim
    mund tė jetė nė grupin e
    lojtarėve tė larguar tashmė
    nga gjiri i verdhebluve pak
    ditė mė parė.
    Reagimi i drejtuesve
    Fenomeni nė fjalė duket se
    ka pėrhapur vėrtet njė zemėrim
    tė madh tek drejtuesit e klubit
    tė Elbasanit, ēka i ka detyruar
    ata tė marrin masa ndaj futbollistėve
    tė paskrupullt. Lojtarė,
    tė cilėt mirėpaguhen nga ekipi
    ku nėnshkruajnė kontratė, qė
    nė kėtė rast ėshtė Elbasani, dhe
    nga ana tjetėr merren me pazare
    tė pista, qė nuk bėjnė gjė tjetėr
    veēse e ēojnė futbollin shqiptar
    shumė hapa mbrapa. Ndėrkohė
    qė fajin nė kėtė rast e kanė
    dhe drejtuesit e klubeve, dhe
    mė konkretisht krerėt e Elbasanit,
    tė cilėt edhe pse e dinė
    mjaft mirė qė Shpėtim Babaj dhe
    njė tjetėr lojtar janė pjesė e njė
    pazari, nuk i kanė dėrguar ato
    nė organin hetimor tė Prokurorisė.
    Mirėpo, ata kanė bėrė mė tė
    thjeshtėn, duke i dhėnė
    gjysmėn e kontratės futbollistit
    nė fjalė dhe duke i dhėnė
    atij lejen e kalimit pėr tė shkuar
    tek Teuta e Durrėsit, aty ku ai
    do tė luajė pjesėn e mbetur tė
    sezonit dhe normalisht pritet
    tė bėjė ndonjė skenar tjetėr tė
    ngjashėm me atė qė bėrė tek elbasanasit.
    Duke marrė shkas
    nga fjalėt, qė ndonėse nuk konfirmohen
    nga drejtuesit, por qė
    nėn zė janė zyrtare, mund tė
    thuash se ėshtė me vend fjala
    e urtė popullore: “Ujkun qimen
    e ndėrron, por zakonin s’e harron.

    panorama sport.


    Futboll
    Babaj: Takohemi nė gjykatė
    17 Janar Akuzat pėr shitje ndeshjeje, qė janė bėrė nė njė tė pėrditshme sportive, i kanė prishur humorin lojtarit tė sapoardhur te Teuta, kosovarit Shpėtim Babaj. futbollisti akuzohet se, gjatė kohės qė ka luajtur te verdheblutė, ėshtė marrė me shitje ndeshjes, madje, sipas shkrimit, kjo ka qenė njė nga arsyet qė ėshtė larguar nga Elbasani. Babaj e ka quajtur si dashakeq shkrimin dhe akuzat, sipas tij, bėhen me qėllimin pėr t’i prishur imazhin. Nė njė prononcim tė dhėnė dje pėr gazetėn “Sport Ekspres”, mesfushori kosovar ka hedhur poshtė gjithēka, madje bėn tė ditur se do t’i drejtohet gjykatės, teksa ėshtė shprehur: “Jam mjaft i revoltuar me atė ēfarė ėshtė shkruar nė shtypin sportiv pėr mua, ku unė akuzohem si njė lojtar “matrapaz” dhe qė shes ndeshjet. Unė nuk mund tė lejoj asnjė tė prishė imazhin tim, aq mė tepėr njė gazetar qė flet nė ajėr, me hamendėsime dhe thashetheme, duke fyer personin tim. Gjatė kohės qė kam qenė tek Elbasani jam pėrpjekur tė jap maskimumin, pėr t’i shėrbyer skuadrės. Madje, kam patur marrėdhėnie shumė tė mira me drejtuesit e Elbasanit dhe tifozėt e zjarrtė tė kėsaj skuadre, qė mė kanė mbėshtetur jo pak gjatė ndeshjeve qė unė u aktivizova te skuadra e tyre. Pasi kam lexuar ēfarė ishte shkruar kundėr meje, menjėherė kam biseduar me presidentin e Elbasanit, pėr tė sqaruar gjithēka. Drejtuesit e klubit elbasanas mė kanė siguruar qė asnjė prej tyre nuk ka patur ankesa nga periudha, kur unė kam veshur fanellėn e kėsaj skuadre, aq mė tepėr tė mė akuzonin pėr shitje ndeshjesh. Kėshtu qė akuzat nuk vijnė klubi, por nga gazetarė, qė e keqpėrdorin profesionin e tyre pėr tė prishur imazhin e lojtarėve tė ndryshėm. Nė kėto kushte, unė menjėherė do t’i drejtohem gjykatės pėr tė vėnė nė vend dinjitetin tim. Nuk mund tė lejoj askėnd tė tallet me mua, pasi kam disa vjet qė luaj futboll, por ėshtė hera e parė qė akuzohem se merrem me shitje ndeshjesh dhe kjo ėshtė e patolerueshme”, ka mbyllur reagimin mesfushori i Teutės, Shpėtim Babaj.

    sport ekspres

    Sponsored content

    Re: TRUKIMET E NDESHJEVE

    Mesazh nga Sponsored content Today at 19:16


      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:16