Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Tė mbajmė ritmin edhe me Partizanin

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Ismaili: Tė mbajmė ritmin edhe me Partizanin

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Wed Nov 21 2007, 14:30

    Ismaili: Tė mbajmė ritmin edhe me Partizanin
    Ekipi i Shkumbinit nė kėtė fillim jave ka bėrė njė analizė tė situatės sė kaluar nė pjesėn e parė tė kampionatit, pra nė ecurinė e fazės sė parė tė tij. Kjo analizė ėshtė bėrė tepėr transparente dhe e hapur pėr median sportive dhe nė tė morėn pjesė drejtues teknikė, bashkė me krerėt e klubit. Nė kėtė analizė, njė ndėr diskutimet ka qenė edhe ai i presidentit tė klubit, Xhavit Ismaili. Nė kėtė analizė ai u shpreh: “Dua t’ju them se nga ecuria e fazės sė parė tė kampionatit nuk kam pakėnaqėsi, por s’mund tė them se jam edhe plotėsisht i kėnaqur. Kishim menduar tė arrinim nė 20 pikė dhe me pak kujdes, kjo ishte tėrėsisht e arritshme, mirėpo disa pakujdesi si ajo nė ndeshjen me Teutėn apo edhe ajo me Flamurtarin nė fushėn tonė na bėnė qė tė marrim kaq pikė sa kemi sot. Megjithatė, pėr t’u pėrgėzuar ėshtė fakti se keni bėrė njė mbyllje dinjitoze”, ėshtė shprehur ai. Mė tej, presidenti i ekipit ėshtė shprehur se “ėshtė koha qė ato qė kaluam tė na bėhen mėsim dhe tė vazhdojmė tashmė me ecuri pozitive nė kėtė fazė tė dytė dhe kėtė gjė ua kėrkoj qė me ndeshjen me Partizanin, ku nuk duhet tė ēojmė ndėr mend asnjė rezultat tjetėr pėrveē fitores”. Mė tej, presidenti i Shkumbinit ka kėrkuar nga tė gjithė djemtė e ekipit qė tė kenė njė impenjim maksimal pėr gjashtė ndeshjet, qė do tė zhvillohen deri nė fund tė dhjetorit. Pėr “Panorama Sport”, ai u shpreh: “Mendoj se gjashtė ndeshjet qė ne luajmė deri nė pushimet e dhjetorit janė ndeshje tė mundshme dhe tė arritshme, ndaj u kam kėrkuar djemve qė tė kenė njė impenjim maksimal deri nė kėtė periudhė. Mendoj se nė kėtė kohė luajmė katėr ndeshje nė fushėn tonė dhe dy nė fushat e Kastriotit dhe tė Besėlidhjes. Ndaj kam kėrkuar qė kėto ndeshje tė kenė vėmendje tė madhe nga lojtarėt e ekipit”. I pyetur se cila ėshtė ana pozitive qė keni parė me ardhjen tuaj nė Peqin, ai u tregoi: “Kam kėnaqėsinė t’ju them se nė Peqin mė ka pėlqyer pa masė publiku i tij. Kanė qenė vėrtet tė mėdhenj, pasi na kanė pėrkrahur si nė ndeshjet brenda, ashtu edhe nė ndeshjet jashtė. Po ashtu na kanė inkurajuar si nė ditė tė mira, ashtu edhe tė vėshtira, ndaj dua t’ju them se atyre u kemi njė borxh kur kam deklaruar se kam ndonjė pakėnaqėsi. Mendoj se impenjimi i djemve, duke filluar mbarė qė me fitoren me Partizanin do t’i kėnaqė ata dhe do t’i karikojė qė tė na pėrkrahin sėrish fuqimisht”.


    _________________

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:18