Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Patushi, pretendime pėr paraqitjen e tij

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Patushi, pretendime pėr paraqitjen e tij

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Thu Nov 15 2007, 19:12

    Patushi, pretendime pėr paraqitjen e tij

    Barazimi i arritur tė shtunėn e kaluar ndaj Dinamos, nė Peqin, e ka zbritur Shkumbinin nė vendin e shtatė. Peqinasit, qė ishin pėrgatitur pėr tė fituar trepikėshin, janė disi tė zhgėnjyer me rezultatin e arritur, edhe pse pėrballė kishin njė nga skuadrat e kreut. Mesfushori i peqinasve, Sajmir Patushi, ėshtė i kėnaqur qė skuadra e tij ka shtatė javė qė nuk humbet, por i zhgėnjyer qė nuk morėn pikėt e plota nė ndeshjen e fundit tė fazės sė parė. “Duhet pranuar ? thotė Patushi, ? qė rezultati nuk ėshtė i pranueshėm, pasi luanim nė fushėn tonė e tė gjithė besonin se skuadra jonė nuk do ta diskutonte fitoren. Por futbolli ka edhe tė papritura” ka theksuar Patushi. Sipas tij, edhe pse skuadra u pėrpoq shumė pėr fitoren, nuk duhet harruar se pėrballė ishte njė kundėrshtar i fortė. Pavarėsisht se Patushi, nė ndeshjet ku ėshtė aktivizuar ėshtė pėrpjekur tė japė maksimumin, peqinasit pretendojnė mė shumė pėr nivelin e lojės sė tij. “Edhe unė kam pretendime pėr lojėn time ? rrėfehet Patushi, ? por kam patur disa probleme fizike dhe nuk mė janė ndarė dėmtimet. Po vazhdoj tė punoj pėr tė arritur formė mė tė mirė, pėr tė ndihmuar skuadrėn nė objektivin e saj”. Pėr mesfushorin bardhekaltėrt ndėrprerja e kampionatit ka ardhur nė momentin e duhur e do tė shfrytėzohet pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tij maksimalisht nga Patushi pėr tė arritur parametrat e kėrkuar. “Kemi shumė sfida tė vėshtira pėrpara dhe nuk ka pse tė merremi me ndeshje qė kanė kaluar. Eshtė koha tė mendojmė pėr tė marrė fitoret nė dy ndeshjet radhazi, qė do tė luajmė nė fushėn tonė. Kemi arritur vetėm njė fitore jashtė “shtėpisė”, nė Korēė, dhe kjo na bėn tė ndihemi borxhlinj ndaj tifozerisė sonė, qė na mbėshtet edhe nė ndeshjet nė transfertė”. Pėr mesfushorin, qė luan sezonin e parė me skuadrėn peqinas, pozicioni aktual i Shkumbinit nuk shpreh mundėsitė dhe vlerat reale tė skuadrės. “Mundėsitė e skuadrės sonė pėr mė mirė ekzistojnė, por ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm dhe tė pėrqendruar deri kur tė bjerė bilbili i fundit” thotė Patushi, ndėrsa u tėrheq vėmendjen shokėve tė skuadrės, sepse nuk shfrytėzojnė maksimalisht shanset qė u krijohen pėr tė shėnuar, sidomos nė disa ndeshje deēizive. Patushi e pėrfundon prononcimin me optimizėm, teksa thotė: “Skuadra jonė ka treguar qėndrueshmėri nė rezultate dhe kjo ėshtė diēka pozitive. E rėndėsishme ėshtė tė ruajmė kėtė gjendje dhe fitoret nuk do tė mungojnė”.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40