Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Fri Nov 23 2007, 14:45

    SHKUMBINI - Partizani 25.11.07 ,ORA 14:00

    B.Pashaj,E.Miho-D.Salaj
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga polskaALB Fri Nov 23 2007, 18:21

    DO TA SHTYPIMMORIN E KUQ DO TA POSHTEROJ ATE DHE ALBERT DEGJENERATE XHANIN.SHKAK TEPER I MADH QE DUHET TE FITOJME ESHTE EDHE AJO SE CA NA BERI VJET KY DEGJENERATA(XHANI) ME MORRAT E TIJ

    FORCA SHKUMBINI
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga polskaALB Fri Nov 23 2007, 19:08

    Nė kampin peqinas janė optimistė pėr duelin e sė dielės nė fushėn e tyre

    Isaji: Partizani? E presim me qetėsi

    Nė kėtė fundjavė, ekipi i Shkumbinit do tė pėrballet me njė provė serioze, pėr tė treguar se vėrtetė dėshiron t’i bėjė njė nisje sa mė tė mirė fazės sė dytė. “Nėse duan tė ruajnė ritmin pėr tė ndjekur
    ekipet e kreut dhe tė ruajnė vazhdimėsinė qė e ka karakterizuar nė ndeshjet e fundit, atėherė duhet tė
    bėjnė gjithēka mirė nė ndeshjen ndaj Partizanit”. Mjaft optimist pėr kėtė ėshtė shprehur edhe sekretari Isaji, teksa pėr “Panorama Sport” ka deklaruar: “Ekipi ynė e di se pėrpara ka njė sfidė tė madhe, por
    njėkohėsisht e di se qė tė ketė njė vazhdimėsi tė mėtejshme, gjithēka nis nga kjo ndeshje. Duket se kalendari na ka favorizuar disi, pasi deri nė fund tė dhjetorit kemi plot katėr ndeshje nė shtėpi dhe dy nė transfertė, ku njėra ėshtė nė fushė asnjėanėse. Kjo
    bėn qė ekipi tė jetė i motivuar pėr tė gjitha kėto ndeshje. Ky ka qenė edhe pėrfundimi i analizės sė bėrė nė kėtė fillim tė javės. Dua tė them se nė kampin tonė dhe nė mjedisin sportdashės peqinas ekziston njė qetėsi e admirueshme. Kjo vjen si pasojė edhe e angazhimit qė kanė marrė djemtė pėr tė dhururar njė lojė qė do t’i kėnaqė tė gjithė dhe pėr besimin qė ata kanė se nė kėtė
    ndeshje do tė marrin fitoren. Ekipi nuk po ndjek me asnjė lloj vėshtrimi se ēfarė mund tė ndodhė nė kampin e kuq. Atij i intereson vetėm puna dhe pėrgatitja e vet. Nė tė gjitha aspektet,
    ne u kemi bėrė thirrje edhe tė gjithė tifozėve tanė qė tė na ndjekin, por tė bėjnė shumė kujdes dhe tė mos bien pre e ndonjė rasti provokimi qė mund tė shfaqet, si nga ana e lojtarėve tė Partizanit, ashtu edhe nga drejtuesit e kėtij ekipi. Duam tė qėndrojmė larg ēdo episodi qė mund tė sjellė ndonjė pezullim si nė
    rastin e vjetshėm, kur ka qenė sėrish ky ekip qė na ka ndėshkuar. Ne shpresojmė qė tė kemi njė pjesėmarrje sa mė tė madhe dhe njė mbėshtetje tė fuqishme nga tifozėria, ndėrsa shpėrblimi ynė do tė jetė fitorja pa asnjė dyshim”.
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sat Nov 24 2007, 12:45

    Bizhyti: Nė mesfushė do “gatuhet” fitorja

    Mesfushori Alban Bizhyti e ka tė freskėt ndeshjen e fazės sė parė tė kampionatit tė kaluar, midis Shkumbinit dhe Partizanit, por dhe ngjarjet qė e pasuan atė, kur peqinasit, jo vetėm qė kanė humbur, por skuadra u ndėshkua nga Disiplinori qė tė luante gjashtė javė jashtė fushės sė saj si pritėse. Nė atė ndeshje “shtėpiake” peqinasit kishin si synim tė fitonin dhe tė vazhdonin kryesimin e kampionatit. Por nuk ishte e thėnė qė ajo ndeshje tė mbyllej sipas parashikimeve tė futbollistėve tė skuadrės bardhekaltėrt. Gjithsesi, pėr lushnjarin e Shkumbinit, Bizhyti, prapaskenat e saj kanė lėnė shije jo tė mirė te futbollistėt peqinas, ndėrsa ėshtė shprehur: “Humbja e asaj ndeshjeje, nė momentet kur nuk e mendonim, sepse po kalonim njė gjendje tė mirė, na nxit qė nė pėrballjen e sė dielės tė kėrkojmė “hakmarrjen” pėrmes fitores”. Duke i konsideruar ngjarjet, qė e shoqėruan ndeshjen Shkumbini?Partizani tė sezonit tė kaluar, njė skenar tė parapėrgatitur, ashtu sikurse drejtuesit e skuadrės edhe futbollisti i bėn thirrje tifozerisė peqinase tė ruajė qetėsinė e tė mos bjerė viktimė e provokimeve tė kundėrshtarit. Duke patur si objektiv arritjen e fitores, futbollistėt e Shkumbinit janė stėrvitur me seriozitet dhe tė impenjuar, ndėrsa pjesėmarrja e tyre nė seanca ka qenė e plotė. Edhe pse gjatė kėtyre dy ditėve tė fundit do t’i jepet “dora e fundit” pėrgatitjeve pėr ndeshjen e sė dielės me Partizanin, Bizhyti vlerėson punėn qė kanė zhvilluar deri tani skuadra e peqinase, nėn drejtimin e trajnerit Magani. “Koha qė kishim nė dispozicion pėr kėtė ndeshje na dha mundėsinė tė pėrgatitemi sa mė mirė dhe tė eliminojmė defektet e evidentuara nė pėrballjen me Dinamon. Partizani ėshtė njė kundėrshtar shumė i fortė, por Shkumbini ka treguar se di tė ballafaqohet me skuadra tė till, ndaj kemi tė drejtė tė jemi optimistė se do ta kalojmė me sukses kėtė provė tė vėshtirė” ka pohuar Byzhyti. Sipas Bizhytit, tė kuqtė kanė njė mesfushė tė konsoliduar, ku luajnė lojtarė mė cilėsorė. “Ne e vlerėsojmė kėtė fakt, ndaj do tė bėjmė gjithė kujesin pėr tė mos lejuar kundėrshtarin tė dalė nė lojėn e tij. Barra mė e madhe do tė na bjerė neve tė mesfushės, jo vetėm pėr tė organizuar manovrėn sulmuese, por dhe pėr tė ndihmuar prapavijėn. E thėnė mė qartė, pėr mendimin tim aty mund tė vendoset jo pak pėr fatin e ndeshjes: kush do tė zotėrojė kėtė sektor, do tė jetė mė pranė fitores. Dhe ne besojmė se suksesi do tė jetė nė anėn tonė” ka pėrfunduar Bizhyti.
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sat Nov 24 2007, 12:50

    Stojku: Edhe Shkumbini ka ambiciet e veta

    Veterani elbasanas Gentian Stojku shprehet optimist pėr ndeshjen e radhės me Partizanin

    Ditėt e gjata tė ndėrprerjes sė kampionatit, edhe pse janė shfrytėzuar mjaft mirė nga trajneri Magani, nė mungesė edhe tė njė takimi miqėsor pėr shkak tė kushteve tė motit, e kanė shtuar edhe mė shumė numrin e spektatorėve pėr tė parė ekipin nė fushė, pasi nė stėrvitje numri i tyre ka qenė i madh. Nga ana tjetėr, janė edhe vetė futbollistėt qė pranojnė se po e presin me padurim ndeshjen e radhės, pėr mė tepėr qė pėrballė nė fushėn e tyre do tė kenė njė ekip si Partizani. Pritet qė puna e bėrė nė seancat stėrvitore tė realizohet mė mirė nė fushė, pėr mė tepėr qė loja e Shkumbinit nė javėt e fundit ka qenė nė rritje dhe pėr kėtė janė rezultatet qė flasin mė mirė.

    Pėr sulmuesin e Shkumbinit, veteranin Gentian Stojku, ekipi i tij ėshtė gati pėr kėtė sfidė tė vėshtirė, ku ai si fitues sheh Shkumbinin, pėr punėn qė ėshtė bėrė dhe pėr grupin e lojtarėve qė ka nė pėrbėrje. Pėr elbasanasin e Shkumbinit, shihet njė gjė pozitive pėr ekipin e tij qė nesėr nė takimin me Partizanin Shkumbini pritet tė luajė i plotė pa mungesa, kur pritet qė Dabulla e Qorri tė jenė fushėn e lojės qė nga minuta e parė. Nė shtatė takimet me fanellėn bardhekaltėr, Stojku ėshtė aktivizuar pėr nevoja tė ekipit nė sulm nė 4 ndeshje, duke qenė edhe golashėnuesi mė i mirė i ekipit me 3 gola. Kėtė lėvizje sipas nevojave tė ekipit vetė ai e sheh si gjėnė mė normale, duke pasur nė ēdo rol vetėm njė synim, t'i shėrbejė ekipit.

    "Kam qenė gjithmonė i gatshėm qė tė luaj nė ēdo rol, aty ku ka nevojė ekipi, duke u pėrpjekur tė japė mė tė mirėn time, pa e fshehur dėshirėn qė tė luaj nė sulm," - ka pohuar pėr "Sportin shqiptar", Gentian Stojku, i cili e pranon se e ndien veten mjaft mirė nė Peqin, nė njė ekip qė forcėn e tij e ka jo tek individėt, por te kolektiviteti. Tregues mė i mirė pėr Stojkun janė rezultatet e mira tė javėve tė fundit tė fazės sė parė, qė pėrbėjnė edhe bazėn pėr startimin e fazės sė dytė me Partizanin. Stojku "i rinuar" gėzon njė formė tė mirė sportive, falė pėrkushtimit nė stėrvitje, duke qenė kėshtu edhe shembull pėr tė tjerėt.

    Ai ėshtė i bindur se grupi i futbollistėve do tė bėjė mė tė mirėn dhe do tė arrijė tė marrė objektivin nga ndeshja nė ndeshje, duke filluar nga kjo e diel. Vetė kundėrshtari i radhės i nxit mė shumė peqinasit pėr njė fitore, sepse kuptohet qė fitorja shijon mė shumė ndaj njė rivali pretendent dhe me emėr si Partizani, pa harruar qė Shkumbini kėshtu ngjitet ndjeshėm nė renditje. Pėr Stojkun, kundėrshtari i radhės i Shkumbinit, pavarėsisht rezultateve jo tė mira nė javėt e fundit, mbetet njė rival pretendent pėr titull dhe si i tillė do tė vlerėsohet maksimalisht.

    "Nė takimin me Partizanin do tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė arritur objektivin. Nė pamje tė parė duket sikur edhe barazimi na kėnaq, por jo, neve na kėnaq vetėm fitorja. Kėtė nuk e them nga dėshira personale, por duke u bazuar te gjendja e ekipit dhe morali qė ėshtė brenda nė grupin tonė. Mos harroni qė Shkumbini ka po aq synime ambicioze sa Partizani dhe si i tillė e dėshiron njėsoj fitoren si gjithė rivalėt, aq mė tepėr qė luajmė nė fushėn tonė dhe publiku na motivon akoma mė shumė," - pėrfundon elbasanasi i Shkumbinit, Gentian Stojku.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga polskaALB Mon Nov 26 2007, 15:23

    Barazim nė Peqin, Partizani i pakėnaqur
    Tė kuqtė kanė kaluar tė parėt nė avantazh, por nuk e kanė ruajtur dot fitoren momentale

    Shkumbini - Partizani 1-1
    Shėnues: Stojku 63' (aut), Qorri 77' (11 m)
    Shkumbini: Llani, Dabulla, Kacollja (Ndoni 46'), Stojku, Pashja, Bizhyti, Patushi (Jakimovski 46'), Qorri, Dalipi, Dervishi (Xhyra 66'), Mustafaj.
    Trajner: G.Magani Partizani: Shehi, Beqiri, Tafaj, Osmani, Hallaēi, Muzaka, Devolli, Dhėmbi (Babamusta 86'), Gjyla, Bakaj, Progri (Malindi 70').
    Trajner: H.Lika Gjyqtarė: B.Pashaj (Tiranė), E.Miho (Durrės), D.Salaj (Shkodėr)
    Kartonė tė verdhė: Patushi, Kacollja, Bakaj

    Radiografia

    6' Dalipi shėrben saktė nga e djathta pėr Dervishin, i cili del i lirė pėrballė Shehit, por gjuan keq, mbi shtyllė.
    17' Bizhyti ka pasuar saktė pėr Qorrin, i cili gjuan tokazi, topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule, nė tė majtė tė portės sė Shehit.
    29' Rasti i parė pėr Partizanin. Beqiri pason nė qendėr pėr Dhėmbin, qė gjuan fluturimthi, por pa e gjetur kuadratin, ngjitur me shtyllėn pingule.
    44' Veprime spektakolare tė Mustafajit, nga e djathta e sulmit, duke shmangur tre mbrojtės miq, por pasi i tij nė fund nuk shfrytėzohet nga Qorri.
    45' Rasti mė i mirė pėr Partizanin. Bakaj pėrfiton nga njė hutim i mbrojtjes vendase, arrin tė shmangė edhe ndėrhyrjen e portierit Llani dhe, me portėn bosh, gjuan jashtė.
    59' Gjuajtja tokazi e qėndrore e Qorrit pritet nga portieri Shehi.
    60' Kundėrpėrgjigjet Bakaj, pas njė topi tė ardhur nga mbrojtja vendase, por pėrsėri pa rrezik pėr Llanin.
    63' Gjuajtja me kokė e Bakajt ėshtė pėrplasur nė shtyllė dhe Stojku, nė tentativė pėr ta larguar, e dėrgon nė rrjetė. 1-0 pėr Partizanin.
    74' Krosi i Jakimovskit nga e djathta nuk shfrytėzohet nga Mustafaj dhe as nga Dalipi, teksa topi kalon gjithė zonėn e portės sė Shehit.
    77' Topi ėshtė grushtuar nga Shehi e ėshtė zotėruar nga Qorri, i cili gjuan, por mbrojtėsit e Partizanit e pengojnė me dorė. Gjyqtari jep 11-m. Gjuan vetė Qorri dhe shėnon. 1 1.
    79' Mundohet tė reagojė Partizani me Dhėmbin, por gjuajtja nuk ka shėnjestrėn e duhur.
    86' Gjuajtja me kokė e Bizhytit pritet me vėshtirėsi nga Shehi. Komenti

    Nuk ka shkuar mė shumė se barazimi 1 1 ndeshja e zhvilluar dje nė Peqin, midis Shkumbinit e Partizanit, me gola tė shėnuar nė pjesėn e dytė, nga njė pėr secilin ekip. Duke parė kėtė, mendojmė se ky ishte rezultati qė i shpėrbleu saktė tė dy ekipet pėr atė qė dhanė nė fushėn e lojės, edhe pse tė dy trajnerėt u shprehėn nė fund pėr dy pikė tė humbura, secili pėr ekipin e vet. Duhet pranuar se ishte njė ndeshje mjaft e fortė dhe tepėr korrekte nga tė dy ekipet, ku secili mori shpėrblimin e asaj qė dha nė fushė.

    Ndonėse loja nuk pati bukurinė qė pritej, sidomos nga ekipi vendas, asaj nuk i mungoi grinta e dėshira nga tė dy ekipet, pėr tė bėrė mė tė mirėn. Synimet e tyre futbollistėt i tregojnė qė nė fillim. Eshtė Shkumbini mė ngulmues dhe shpesh mė pranė portės sė Shehit, por gjithsesi pa arritur ta vėrė nė provė si duhet. Partizani arriti qė t'i pėrgjigjej plotėsisht lojės sė Shkumbinit, duke u pėrpjekur tė organizohej mė mirė nė mesfushė, ku Dhėmbi, Muzaka e sidomos Devolli, ishin mė tė lėvizshėm e mė tė saktė nė veprimet e tyre, por mė shumė nė funksion tė repartit tė mbrojtjes, sesa tė sulmit. Partizani pak mendoi tė sulmonte portėn e Llanit, me Bakajn e Progrin, qė e lanė tė qetė portierin e Shkumbinit.

    Edhe nė rastet kur patėn mundėsi, ishin veprimet e sakta tė Dalipit e Stojkut, plot pėrvojė, qė kundėrsulmet thyheshin larg zonės vendase. Shkumbini sigurisht ishte mė ngulmues dhe organizonte shpesh sulme, por kėto shoqėroheshin me shpėrdorime rastesh nga Dervishi, Mustafaji apo nga Qorri e Dalipi. Ndoshta futbollistėt e patėn tė vėshtirė tė pėrshtateshin plotėsisht. Sidomos ato tė mesfushės, Bizhyti e Pashja, apo Dervishi e Mustafaji nė sulm, gabuan jo pak, duke i dhėnė mundėsi kundėrshtarit ta kishte mė tė lehtė pėr tė dalė nė lojėn e vet. Partizani, me forca mė shumė nė mesfushė, diti tė luajė mė i qetė e mė i organizuar, duke ia arritur qėllimit, t'i kundėrpėrgjigjej lojės spontane tė vendasve.

    Me zėvendėsimet e bėra nė pjesėn e dytė, me aktivizimin e Jakimovskit e tė Ndonit, u kėrkua qė nė fillim gjetja e rrugės sė rrjetės, por me mėnyrėn si po e kėrkonte golin Shkumbini, i dha mundėsi Partizanit tė ishte mė i rrezikshėm, duke luajtur nga krahėt pėr tė krosuar nė qendėr. Kjo formė loje solli mė pas edhe golin e avantazhit pėr Partizanin, kur pritej tė shėnonte Shkumbini. Goli i pėsuar ndikoi keq pėr disa ēaste, por shpejt Shkumbini e mori veten dhe me aktivizimin e Xhyrės nė vend tė Dervishit, Stojku kaloi nė rolin e tij tė preferuar nė sulm. Shumė shpejt do tė vijė edhe goli i barazimit, i cili ėshtė paraprirė nga disa raste e mundėsi tė Shkumbinit, qė ushtron presion tė vazhdueshėm nė portėn e Shehit.

    Mė vonė, duhet thėnė se Shkumbini edhe mund tė ishte ndėshkuar nga Partizani, nė kėto momente sulmi, por mungesa e iniciativės sė sulmuesve miq dhe mbrojtja e saktė e drejtuar nga Dabulla, bėnė qė rezultati tė mos ndryshojė deri nė fund. Shkumbini mori njė pikė pėrballė njė kundėrshtari me pretendime dhe ky quhet rezultat pozitiv pėr tė dy ekipet. Barazimi ka vlerė jo vetėm pėr pikėn e marrė pėrballė njė kundėrshtari pretendent, por edhe pėr vijimėsinė e rezultateve pozitive tė Shkumbinit nė 8 javėt e fundit.

    Thanė pas ndeshjes:

    Sokol Branica, zv.trajner i Shkumbinit:
    Ishim pėrgatitur pėr kėtė ndeshje, duke e ditur se pėrballė kishim njė ekip tė fortė e me traditė, qė nė kėtė sezon pretendon. Duke iu referuar lojės, mund tė them se ashtu siē u zhvillua, mund ta fitonim. Pėrballė Partizanit dominuam me lojė, por bėmė edhe gabime pėrpara portės. Kjo u pa mė mirė nė pjesėn e parė. Me ndryshimet e bėra nė pjesėn e dytė, duhej tė shkonim mė shumė se barazimi, por gabuam e nuk ishim tė qartė."

    Hasan Lika, trajner i Partizanit:
    "Mendoj se kemi zhvilluar njė ndeshje tė mirė nė harkun e 90 minutave. Me atė qė dhanė futbollistėt nė fushė, duhej tė kishim marrė mė tepėr, nisur nga rastet e krijuara, sidomos kur rezultati ishte 1 0. Sot kemi humbur dy pikė nė fushėn e Peqinit, nė njė ndeshje tė luajtur mirė nga skuadra ime dhe nga kundėrshtari, i cili nė pjesėn e dytė u hodh nė sulm me forca tė shumta pėr tė shėnuar."

    Sponsored content


    JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani Empty Re: JAVA 12 / SHKUMBINI - Partizani

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 21:00