Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHQIPERI - BJELLRUSI

    Share

    Sondazh

    Si del SHQIPERI-Bjellorusi? (Tirane, 17 nentor)

    [ 2 ]
    100% [100%] 
    [ 0 ]
    0% [0%] 
    [ 0 ]
    0% [0%] 

    Totali i votave: 2

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Nov 08 2007, 14:54

    Shpallet lista anti-Bjellorusi
    Trajneri Oto BAriē ka zyrtarizuar dje listėn me 21 emrat qė do tė grumbullohen pėr takimin e radhės kundėr Bjellorusisė, takim ky i vlefshėm pėr eliminatoret e Grupit G tė Euro 2008. Ėshtė rikthyer i skualifikuari Cana dhe Edmond Kapllani, qė u la jashtė pėr motive disiplinore, ndėrsa nuk ėshtė grumbulluar Dorian Bylykbashi. Ja edhe lista e plorė e 21 kuqezinjve:

    Lojtari-------------Skuadra
    1 Arjan Beqaj------Enorthosis Famagusta
    2 Isli Hidi----------FC Kryvbas
    3 Ilion Lika--------KF Elbasani
    4 Armend Dallku----FC Vorskla Potlava
    5 Nevil Dede-------FK Tirana
    6 Debatik Curri-----FC Vorskla Potlava
    7 Kristi Vangjeli----Mbrojtes Aris Selanik
    8 Blerim Rustemaj--FC Hosters
    9 Andi Lila---------FK Besa
    10 Elis Bakaj-------FK Partizani
    11 Lorik Cana------O.Marseja
    12 Ervin Bulku------FC Kryvbas
    13 Altin Haxhi------Ergotelis FC
    14 Klodian Duro----FK Tirana
    15 Jahmir Hyka-----FK Tirana
    16 Altin Lala-------Hanover 96
    17 Ervin Skela-----Energie Cottbus
    18 Alban Bushi-----Apolon Kalamaria
    19 Edmond Kapllani-Karlsrhuer
    20 Hamdi Salihi----Ried FC
    21 Erjon Bogdani---Livorno


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Nov 12 2007, 18:08

    Ne ore 13:00 ne Hotel " Adriatik" Durres ka filluar zyrtarisht grumbullimi i lojtareve per ndeshjet e fundit te eleminatoreve te EURO 2008 ndaj Bjellorusise dhe Rumanise.Nen drejtimin e trajnerit Otto Baric eshte zhvilluar seanca e pare stervitore ne reren e plazhit te Durresit pasi nje pjese e lojtareve mberrin ne mbasdite ne hotel Adriatik.Gjate mbasdites pritet te mberrijne, Lala, Cana,Bogdani ndersa dy lojtaret qe aktivizohen ne kampionatin Ukrainas Dallku dhe Curri do te mberrijne diten e neserme.
    Problem paraqet gjendja fizike e Altin Haxhi i cili ka pesuar demtim dhe diten e neserme do te vendoset nese Haxhi do te vazhdoje grumbullimin me skuadren.
    Sipas programit neser ne oren 10:00 dhe oren 15:00 ekipi kombetar do te zhvilloje seanca stervitore ne stadiumin Tofik Jashari ne Shijak.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Nov 13 2007, 16:10

    Anti-Bjellorusia, njė ditė e shkuar dėm









    Kuqezinjtė nisėn dje pėrgatitjet me vrapime nė rėrėn e plazhit tė Durrėsit. Shumica e lojtarėve erdhėn nė mbrėmje Grumbullimi i kombėtares ka nisur me njė ditė tė shkuar dėm dhe shumė tė ērregullt. Pėrgatitjet pėr takimin eliminator tė 17 nėntorit me Bjellorusinė nisėn kėshtu pėr shkak se pjesa mė e madhe e lojtarėve ka mbėrritur nė orėt e pasdites nė Durrės. Nė orėn 13:00, nė hollin e hotel "Adriatik" kishte vetėm 8 lojtarė, kryesisht ata qė aktivizohen nė kampionatin shqiptar. Mė pas, kuqezinjtė mbėrritėn njė e nga njė, ku tė parėt nga jashtė erdhėn ata qė luajnė nė Greqi, Haxhi, Bushi dhe Vangjeli dhe mė pas Hidi, Bulku, Rustemaj, Beqaj etj. Trajneri Oto Bariē, bashkė me ndihmėsin e tij shqiptar, Shpėtim Duro, rreth orės 15:00 udhėzoi lojtarėt pėr njė seancė shkrydhėse buzė Adriatikut. Ata kryen disa vrapime tė lehta, jo mė shumė se 30 minuta dhe mė pas pushuan nė rezidencėn e tyre. Duhet thėnė se mėnyra e organizmit tė punėve nė ekip lė pėr tė dėshiruar dhe kjo ėshtė pėrgjegjėsi, pa dyshim e FSHF-sė, qė ende nuk ka vėnė nė dispozicion shefin e ekipeve kombėtare. Qė pas largimit tė Besnik Ēelės, nė organizmin e kombėtares shihet njė ērregullsi. Lojtarėt kanė pasur probleme me udhėtimet, kjo ndoshta jo pėr fajin e tyre. Gjithsesi, deri nė mbrėmje pothuajse pjesa mė e madhe e lojtarėve mbėrriti, ku i fundit ishte Cana nė orėn 24:00. Ndėrkohė, sot nė drekė, me ekipin bashkohen Armend Dallku dhe Debatik Curri, tė cilėt aktivizohen nė Ukrainė me Vorskla Polltavėn. Kėta tė fundit do tė bėjnė njė ndalesė nė Shkup, pėr t'u pajisur me vizėn ukrainase dhe mė pas do tė nisen drejt kryeqytetit shqiptar. Programi i kuqezinjve pėr ditėn e sotme parashikon dy seanca stėrvitore nė fushėn sportive "Tofik Jashari" tė Shijakut, paradite nė orėn 10:00 dhe pasdite nė 15:00. Me Bjellorusinė do tė luhet me tifozė apo jo? Eshtė kjo pyetja qė mund ta bėjė kėto ditė ēdo sportdashės, lidhur me takimin eliminator tė 17 nėntorit Shqipėri-Bjellorusi. Dhe kjo ka ardhur si pasojė e disinformimit nga ana e institucionit tė futbollit shqiptar, qė tashmė ka gatuar njė ēorbė qė nuk i dihet fundi. Dje nė FSHF prisnin faksin anonim, qė sipas zėdhėnėsit Nurishmi, do tė bėjė me dije nėse luhet pa tifozė ose jo. Nga ana tjetėr, presidenti FSHF-sė, Armand Duka, flet nė media si njė hero, i cili niset pėr UEFA dhe merr lajmin e madh: "Do tė luajmė me tifozė." UEFA, organi mė i lartė i futbollit europian, nė faqen zyrtare tė saj ende nuk e ka publikuar dėnimin qė ka marrė fusha apo faljen e saj, qė sipas FSHF-sė do tė konvertohet me njė gjobė tė majme. Deri nė kėtė pikė duket sikur nuk ka ndodhur gjė, por ėshtė FSHF-ja, qė gjithnjė e nxjerr njė faks anonim, ku rėndom thuhet se ėshtė dėrguar nga UEFA. Javėn e kaluar mediat kėrkuan qė ky faks tė publikohej, por vullneti i drejtuesve tė federatės nuk ishte kėshtu. Gjithsesi, na duhet tė presim ditėn e sotme, se ēfarė lajmėrimi do tė nxjerrė zyra e shtypit nė FSHF, e cila tashmė nuk mund tė besohet mė. Sa i takon lajmit se vendimi i Disiplinės sė UEFA-s ėshtė konvertuar nė njė gjobė, nuk mund te merret i vėrtetė, sepse atje nuk punohet si nė FSHF, me "vendime qarkulluese". Vendimin e Disiplinės sė UEFA-s mund ta hedhė poshtė vetėm Apeli i kėtij institucioni, qė nė fakt nuk ėshtė mbledhur. Kėsisoji, pėrderisa nuk kemi njė vendim zyrtar tė UEFA-s, pėr problemin e ndeshjes sonė me Bjellorusinė, "mish mashi" i dalė nga "altoporlantėt" e FSHF-sė, se UEFA na ka lejuar tė luajmė me tifozė, s'mund tė merret i vėrtetė. U takon fshf-istave, tė sqarojnė sa mė parė kėtė ēėshtje, sepse ka tė bėjė direkt me tifozėt e kombėtares, por edhe me seriozitetin e njė marrėdhėnieje me UEFA-n. Koha e keqe vonon ardhjen e Kovaēiēit Zėvendėstrajneri i Shqipėrisė, Sllavko Kovaēiē, nuk ka mundur tė vijė nė kohė pranė kombėtares, pėr shkak tė kohės sė keqe nė Austri. Linja e avionit ka pėsuar ndryshime nė orar dhe kroati i ėshtė dashur tė ndryshojė plan. Dėbora e rėnė e ka bllokuar pėr disa orė nė aeroport Kovaēiēin, por megjithatė ai dje nė mbrėmje i ėshtė bashkuar stafit kuqezi. Trajneri Oto Bariē, sot para mediave Trajneri i kombėtares, Oto Bariē, do tė dalė sot para mediave, nė njė konferencė pėr shtyp, ku do tė shpalosė synimet e tij nė prag tė takimit me Bjellorusinė. Nė dy ditėt e para, kroati nuk i ka pasur tė gjithė lojtarėt nė dispozicion, por ka kohė pėr tė vėzhguar gjendjen reale tė tyre. Haxhi i dėmtuar, sot qartėsohet gjendja Mesfushori i kombėtares, Altin Haxhi, ėshtė dėmtuar nė takimin e fundit me Paokun nė kampionatin grek dhe sot pritet tė qartėsohet gjendja e tij. Masazhatori gjerman i kombėtares, Akim Bullinger, do tė japė viston, nėse lojtari do tė stėrvitet me grupin ose jo. Gjirokastriti ka qenė i pafat, pasi ka dėmtuar pėrsėri kaviljen e majtė. Grumbullohet edhe kombėtarja Shpresa Dje ėshtė grumbulluar nė Durrės ekipi Shpresa, i drejtuar nga Artan Bushati. Kuqezinjtė U-21 nisėn pėrgatitjet pėr dy takimet eliminatore tė radhės, atė me Ishujt Faroe mė 17 nėntor dhe Greqinė katėr ditė mė vonė, tė dyja nė transfertė. Sot ėshtė programuar njė test kontrolli me ekipin e Tiranės, ndėrkohė qė dje u krye seanca e parė stėrvitore, nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga polskaALB prej Wed Nov 14 2007, 17:51

    Bariē: Me Bjellorusinė luajmė vetėm pėr fitore

    Trajneri nuk shqetėsohet se do tė qėndrojė nė tribunėTrajneri
    i pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē, ka parashtruar dje objektivat e
    tij pėr dy ndeshjet e radhės sė kuqezinjve ndaj Bjellorusisė dhe
    Rumanisė. Pėr takimin e tė shtunės, ai mendon se kuqezinjtė do luajnė
    pėr njė fitore, ndėrsa nė mesjavėn e ardhshme do tė kėrkojnė tė
    largohen me njė rezultat pozitiv nga Rumania. "Do tė luajmė dy ndeshje
    shumė tė rėndėsishme, pasi duam qė tė fitojmė kundėr Bjellorusisė dhe
    tė mos humbasim kundėr Rumanisė. Jam pothuajse i bindur se ne do tė
    marrim tri pikė kundėr Bjellorusisė. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė
    loja jonė vjen duke u rritur. Kam zhvilluar njė mbledhje me lojtarėt nė
    lidhje me tė ardhmen tonė duke ditur qė do tė punojmė sė bashku edhe
    pėr dy vjet tė tjerė. Duhet tė luajmė mė mirė dhe tė jemi mė seriozė nė
    tė ardhmen. Nuk do tė jem nė stol me Bjellorusinė, por kjo nuk ėshtė
    problem, pasi do tė jetė ndihmėsi im, Kovaēiē, me tė cilin diskutoj
    strategjitė gjatė tė gjithė javės", u shpreh trajneri kroat nė
    konferencėn pėr shtyp qė zhvilloi nė hotelin ku ėshtė grumbulluar
    skuadra. Ai bėri tė ditur se ndaj Bjellorusisė do tė luhet me dy
    sulmues, nė mėnyrė qė tė kėrkohet maksimumi i mundshėm, ndonėse bėri tė
    ditur se nuk kishte vendosur ende pėr titullarėt. "Ne do tė vazhdojmė
    tė luajmė me dy sulmues, pasi kėshtu kemi bėrė pothuajse nė tė gjitha
    ndeshjet. Sa pėr mungesėn e golit, natyrisht qė mė shqetėson fakti qė
    Kapllani dhe Bogdani nuk kanė shėnuar. Gjithsesi, ēdo sulmues ka
    periudhat e tij, ku njė herė shėnon e njė herė jo. Jam i bindur qė tė
    katėr sulmuesit do tė kenė mundėsi tė aktivizohen kėtė ndeshje. Se kush
    do tė luajė nė fillim kjo do tė varet nga ecuria nė stėrvitje kėto
    ditė. Me Kapllanin nuk kam asnjė problem, pasi mė telefonoi dhe mė
    kėrkoi falje", u shpreh Bariē. Trajneri ėshtė shprehur i kėnaqur edhe
    me diskutimet e rinovimit. "Ideja e presidentit qė ka kėrkuar tė
    luftohet pėr t‘u kualifikuar nė Botėror, do tė thotė se ai ka parė
    pėrparime nė lojėn tonė dhe nė skuadėr. Por kjo do tė varet edhe nga
    grupi qė do tė na bjerė nė short", pėrfundoi Bariē


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga polskaALB prej Wed Nov 14 2007, 17:52

    Bjellorusia

    Stadiumi i hapur pėr tifozėt. FSHF, 60 mijė franga gjobė
    Takimi
    i sė shtunės, ku nė "Qemal Stafa" do tė zbresė Bjellorusia, do tė luhet
    me tifozė. Ėshtė ky vendimi mė i fundit i ardhur nga UEFA, qė ka falur
    skuadrėn kuqezi. Megjithatė, FSHF-ja nuk ka shpėtuar "paq", pasi ajo do
    tė paguajė njė gjobė financiare prej 60 mijė frangash zvicerane (37
    mijė euro) nė zyrat e Nionit, pas fishekzjarrėve tė hedhur nė ndeshjen
    me Holandėn. "UEFA ka dėrguar sot (dje) njė faks ku na ka lajmėruar pėr
    gjobėn financiare", ka pohuar zėdhėnėsi Nurishmi. "Do tė paguajmė 60
    mijė franga zvicerane, por tė paktėn ia kemi arritur qėllimit tonė: qė
    stadiumi tė jetė i hapur pėr tifozėt. Kjo ėshtė ndeshja e fundit e
    kombėtares nė Tiranė nė kėto eliminatore dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė
    decizive pėr vendin e katėrt nė grup. Pėr kėtė arsye kemi tentuar me
    ēdo mėnyrė qė skuadrės mos t‘i mungojė mbėshtetja, madje duke pranuar
    edhe kėtė gjobė mjaft tė lartė monetare". Nė kėtė mėnyrė tė gjithė
    tifozėt do tė kenė mundėsi tė jenė tė pranishėm nė stadium. Ndėrkohė,
    edhe ēmimet e biletave janė tė arsyeshme: njė stol nė tribunėn qendrore
    kushton 3 mijė lekė, nė D2 700 lekė ndėrsa D1 dhe D3 vetėm 500 lekė.


    _________________

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Thu Nov 15 2007, 21:45

    Tre gjyqtarė turq pėr Shqipėri-Bjellorusi

    Janė caktuar arbitrat e ndeshjes Shqipėri – Bjellorusi, e vlefshme pėr Euro 2008, qė do tė luhet ditėn e shtunė nė orėn 20:00. Treshja e gjyqtarėve do tė jetė e pėrbėrė nga tre turq. Arbitėr kryesor do tė jetė Bulent Demirek dhe asistentėt e tij janė dy patriotėt Alper Ylysoj dhe Emre Ejisoj. Ndėrsa pėr sa i pėrket delegatit tė dėrguar nga UEFA, ai ėshtė Arie Ulf nga Izraeli dhe vėzhgues nė kėtė takim ėshtė maqedonasi Angel Bungurov. Kjo ėshtė njė ndeshje mjaft e vlefshme pėr kombėtaren tonė, pasi njė fitore e marrė kundėr tyre do tė bėnte qė tė fitonim pikė nė renditjen botėrore tė FIFA-s. Gjė qė do tė ishte pozitive dhe qė do tė na kalonte nė vazon e katėrt, pėr shortin e ardhshme tė vlefshėm pėr Botėrorin 2010.


    _________________

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Mon Nov 19 2007, 13:33

    E menderoset kuqezinj! Vazo 4 “thyhet” keqas

    Shqiperi 2

    Bjellorusi 4


    Shenues: Bogdani 42', Kapllani 44'

    /Romashenko 31', 63'(p), Kutuzov 45', 54'

    E shtune, 17 nentor 2007, ora 20:00, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”

    Shqiperia: Beqaj, Dede, Curri, Rustemi (39' Vangjeli), Dallku, Lala (75' Bushi), Cana, Duro, Skela, Bogdani, Kapllani (71' Salihi) Tr. Z.Kovacic

    Bjellorusia: Zhevnov, Kulci, Filipenko, Omelioncuk, Plaskoni (65' Skverniuk), Kallacev (75' Koritko), Buliga, Romashenko, Hleb, Kutuzov, Kirenkin Tr. B.Shtange

    Gjyqtare: B.Demirlek, A.Ulusoy, M.Emre Eylsoy (Turqi)

    I deleguar i UEFA?s: A.Bungurov (Maqedoni)

    Vezhgues: A.Volf (Izrael)

    Kartona te verdhe: Skela, Dallku, Cana/Buliga, Kirenkin, Kalacev, Skverniuk

    Golat

    31' Romashenko ka gjuajtur ne ecje e siper, nga rreth 16 metra, dhe topi, pasi eshte prekur edhe nga Beqaj, qe nuk e ka ndalur dot, ka hyre ne rrjete, ne krahun e djathte te portierit kuqezi. 0?1

    42' Nga mesfusha eshte nisur topi pas shpines se mbrojtjes bjelloruse, Bogdani e ka zoteruar dhe ka gjuajtur ne ecje e siper, duke e bere te pavlefshme perpjekjen e portierit Zhevnov. 1?1

    44' Skela, ne te majte te sulmit kuqezi, ka harkuar ne zonen e rreptesise bjelloruse, Kapllani ka gjuajtur fluturimthi e ka shenuar ne te majte te portierit bjellorus. 2?1

    45' Kallacev, ne zonen e rreptesise shqiptare, ka pasuar per Kutuzov, qe ka gjuajtur e ka shenuar ne te majte te Beqajt. 2?2

    54' Hleb ka pasuar nga e djathta e sulmit bjellorus dhe Kutuzov e ka cuar topin ne te majte te portierit Beqaj. 2?3.

    63' Nga pika e bardhe e penalltise, per Bjellorusine ka gjuajtur Romansenko, qe ka shenuar ne te majte te Beqajt. 2?4.

    Episodet

    2' Goditje kendi per tanet, ne te djathte te sulmit kuqezi; ka krosuar Skela, Bogdani ka gjuajtur me koke, por bjelloruset e largojne topin te “vija fatale” e portes se tyre.

    7' Kapllani ka goditur lehte, nga rreth 20 metra, ne ecje e siper, por Zhevnov ka pritur ne pozicion.

    10' Kutuzov, i gjendur i lire perballe portierit kuqezi, ka gjuajtur fort, Beqaj me majat e gishterinjve e ka devijuar topin ne goditje kendi.

    14' Kunderpergjigje e shpejte e shqiptareve; Bogdani ka vepruar mire nga e djathta e sulmit tone, ka pasuar per Kapllanin, qe ka gjuajtur dobet dhe Zhevnov ka pritur pa probleme.

    33' Duro ka gjuajtur ne ecje e siper, nga rreth 20 metra, por Zhevnov ka pritur ne pozicion.

    35' Romashenko perseri i rrezikshem per mbrojtjen kuqezi, godet, por Beqaj eshte i sigurt ne pritjen e topit, duke shmangur pesimin e golit.

    49' Goditje denimi per tanet, Duro e ka hedhur topin pas shpines se mbrojtjes bjelloruse, Dede ka gjuajtur, por jashte.

    62' Romashenko eshte penguar ne depertimin e tij nga Dallku, brenda zones se rreptesise shqiptare, turku Demirkel ka v-rshellyer penallti per Bjellorusine dhe karton i verdhe per mbrojtesin kuqezi.

    66' Hleb ka pasuar shkurtazi per Buligen, qe ka gjuajtur ne pozicion diagonal me porten tone, por Beqaj e ka devijuar topin ne goditje kendi.

    77' Bushi ka gjuajtur brenda zones se rreptesise bjelloruse, por Zhevnov e ka devijuar topin ne goditje kendi.

    85' Salihi eshte gjendur i vetem perballe portierit bjellorus, ka gjuajtur dhe Zhevnov ka pritur.





    Fillimi. Pa u “lagur” mire ? shiu nuk ka pushuar pergjate gjithe ndeshjes ? jemi fare prane golit. Bogdani ka devijuar mrekullisht nje top me koke ne zonen e vogel bjelloruse dhe vetem nje mbrojtes i vendosur mbi vijen e portes eviton golin. Ne zhvillimet brenda harkut te nje minute eshte nje tjeter goditje me koke, por e pasakte.

    Permbysja. Nga 0?1 kalojme “befasisht” ne 2?1. Dhe shenojne ata qe jane “bllokuar” prej kohesh: Bogdani e Kapllani. Dy gola te bukur dhe eshte limiti i pjeses se pare. Duket se e tere pjesa “midis” eshte nje enderr e keqe, pse jo, dhe e harrueshme.

    Deziluzioni

    Nje paraqitje e shemtuar ne teresi. Baric kish vendosur te luante me 3?5?2, por qe ne minutat e para (pas yryshit fillestar) vihet re se dicka nuk shkon ne linjen e pasme. Sidomos ne krahun e majte ku jane Rustemi e Duro. Nuk kuptohen me njeri?tjetrin dhe kundershtari eshte sistematikisht ne superioritet numerik. Ndoshta ngaqe bjelloruset nuk kane c’te humbasin e luajne me tre ne sulm. Nje gje e tille ndihet edhe ne krahun tjeter, por kjo vjen me shume ngaqe atje vepron nje futbollist klasi si Hleb. Per cudi, reagimi nga pankina eshte i vone. Sidoqofte, behet levizja e pare: Dallku urdherohet te terhiqet me prapa e kalojme keshtu me kater mbrojtes. Por, nese ketu vetem vonohet, me krahun e majte stervonohet e “behet balte”, edhe pse ngjarjet zhvillohen fare prane pankines sone. Pesojme gol dhe vetem kur fraksioni i pare i lojes i drejtohet fundit, ne borduren e fushes shfaqet Vangjeli. Dhe “muzika” ndryshon. Barazojme e kalojme ne avantazh, duke krijuar pershtypjen se gjerat do te marrin per nga e mbara. Nderkohe kemi kaluar momente tejet te veshtira ne porten tone dhe na ka shpetuar Beqaj (qe ka bere jo pak mrekulli mbreme), Dede, dhe deri?diku edhe Curri.

    Por ajo qe krijon gropen e madhe eshte mesfusha. Nje mefshtesi, acaruese madje, qe ndoshta edhe logjikisht te con ne dyshime te medha. Vec perpjekjeve te Skeles, qe sidoqofte nuk eshte ai i Bullgarise, Lala eshte krejtesisht “out”. Ashtu sikurse dhe Cana qe, vec te tjerash, shfaqi dhe “rendese” te pazakonte ne veprime. Kjo ben qe sulmi te duket kilometra larg. E megjithate, eshte nje Bogdan ne kufinjte e nje luftaraku te paepur e nje Kapllan qe nuk mund te shahet. Per me teper qe shenojne te dy.

    Dyshimi

    Jo thjesht se ata, qe u qullen e nuk rreshten se mbeshteturi, thirren ne fund: “E shitet, e shitet!” dhe “Turp”, por se realisht gjerat ne fushe nuk kishin arsye qe te vertiteshin ne ate menyre, hija e dyshimit u hodh. Ndoshta mund te kete qene edhe nje “mbremje jo”, gje qe s’eshte se nuk ka ndodhur ndonjehere, por prapeseprape te duket e tejkaluar qe kjo te ndodhe pikerisht ne diten qe pritet per te realizuar nje q?_m te madh: kapjen e vendit te katert. Nje dite kur ke perballe nje kundershtar qe nuk ka asnje lloj motivi. Nje pra qe edhe kur ? ne rastin e mosdyshimit ? e sheh veten qe nuk je ne gjendje, kerkon nderrimin, qe te mos u behesh barre shokeve ne fushe. Kjo nuk ndodhi. Dhe arsyeja eshte e thjeshte: ishin shume me shume se tre (aq sa lejohet te zevendesohen) ata qe duhej te dilnin nga fusha. Fshehurazi, po te ish e mundur.

    Kompromentimi

    Mbreme kemi kompromentuar shume. Kemi kompromentuar nje ndeshje. Kemi kompromentuar nje edicion te tere. Por, mbi te gjitha ? Zoti na falte ne jemi te gabuar ? kemi kompromentuar shum? ? per: fytyren tone!

    Pas ndeshjes

    Kovacic: Mesfusha jone nuk ekzistoi

    Zevendestrjaneri i perfaqesueses shqiptare qe dje beri rolin e teknikut, Kovacic, tha ne konferencen per shtyp: “Eshte nje humbje te cilen ne nuk e kishim parashikuar. Mesfusha jone ne kete ndeshje nuk ka ekzistuar per asnje moment dhe mua me vjen keq per kete. Sigurisht qe nuk e prisnim, sigurisht qe pati disa faktore, por nuk duhet t’ia faturojme terrenit dhe kohes se keqe, sepse nje gje e tille ishte per te dyja skuadrat. Mua sinqerisht me bezdis ideja qe nuk i morem keto tri pike sepse do shkonim me nje humor te mire ne Bukuresht”.A ndikon kjo ne kontraten e re: “Nuk besoj, sigurisht qe humbja nuk erdhi ne momentin me te mire, por une them qe nuk ka ndikuar per rinovimin, sepse kemi bere nje edicion shume te mire”.



    Shtange: Shqiperia nuk ndertoi aksione

    Trajneri i Bjellorusise u pa shume i gezuar pas ndeshjes: Shqiperia me vjen keq, por nuk ishte ajo qe une kam pare ne DVD; ishte nje skuader qe nuk dinte te ndertonte aksione te mira. Megjithate une mendoj qe per ne ishin tri pike shume te rendesishme, kemi bere praktikisht nje nga ndeshjet tona me te mira. Provuam lojtare te rinj nderkohe qe titullaret rikonfirmuan veten e tyre. Une si trajner mendoj qe, nese marirm pike dhe ne ndeshjen e fundit kunder skuadres se Holandes atehere do te bejme qe te harrohet ndeshja kunder skuadres luksemburgase”.



    Baric vuan ne kabine

    “Nuk mund te flas zyrtarisht, sepse jam i denuar nga UEFA – thote Baric, menjehere pas ndeshjes, i ulur ne lokal Kampionet dhe duke ndjekur nje ndeshje tenisi – megjithate po ju them vetem kaq kjo nuk eshte Shqiperia qe njoh une”. Permes dyshimeve he emrave qe nuk u paraqiten trajneri nuk foli fare, thjesht beri nje levizje dore qe nenkuptonte shume. Trajneri e ka ndjekur gjithe ndeshjen ne nje kabine dhe aty ne dhjete minutat e fundit eshte pare te vuante shume. Shqetesimin per loje e tregoi edhe ne pushim te ndeshjes kur tha qe duhet te jemi me solide. Kjo padyshim ishte Shqiperia me e dobet e edicionit.



    Tani rrezikojme vendin VI

    Duket nje kombinim i cuditshem rezultatesh megjithate gjithcka mund te ndodhe. Shqiperia duhet te fitoje me Rumanine ne ndeshjen e fundit nese do zyrtarisht vendin e katert. Ne te kundert rrezikojme edhe vendin e gjashte. Nese Shqiperia del barazim ne Rumani dhe Sllovenia fiton ndeshjen me Bullgarine, atehere automatikisht sllovenet jane te katertit. Nese edhe Bjellorusia merr nje pike kunder Holandes e Shqiperia humbet kunder Rumanise atehere jemi ne vendin e gjashte. Mekat, nje edicion gati i shkelqyer rrezikon te mbyllet ne menyre te turpshme.



    Lala: Ishim keq taktikisht

    Kapiteni Altin Lala, pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra ishte e vendosur keq taktikisht qe ne fillim, edhe pse ai nuk ka mohuar formen e dobet qe kane treguar kuqezinjte. “Ishim vendosur shume keq, madje beterr nga ana taktike ne fushe dhe kjo i krijonte shume hapesira kundershtarit, i cili kishte lojtare te shpejte dhe qe punonin me pasin e shkurter. Nuk di te them dot me teper. Ishim ne nje dite te zeze, shume madje. Bjellorusia e meritoi fitoren, kurse ne merituam te humbisnim kete ndeshje. Thirrjet e tifozerise? Asgje nuk eshte e vertete. Ata jane te merzitur, njesoj si edhe ne, thjesht kaq”, ka perfunduar Lala.



    Bogdani: Nuk shitet kombetarja

    Shume i revoltuar ka dale ne konferencen per shtyp, sulmuesi Erjon Bogdani. Keshtu, me shume se per ndeshjen, ai i eshte pergjigjur thirrjeve te publikut ne fund te ndeshjes. “Ata jane tifoze dhe ne i respektojme qe vijne dhe na shikojne, madje jemi ne borxh me ta, per kete loje kaq te dobet te treguar. Por, asnjehere ne jeten time, une nuk kam shitur ndonje ndeshje. Kurre. E jo me te shes fanellen e kombetares, kjo eshte marrezi. Nuk do ta beja asnjehere”, ka perfunduar Bogdani.



    Kapllani: I lame hapesira

    Sulmuesi Edmond Kapllani, pas ndeshjes ka deklaruar per mediat se: “Nuk e di perse leshuam ashtu pas golit te dyte qe shenuam. Ne duhet ta mbyllnim pjesen e pare ne avantazh. Nuk e di se cfare ndodhi. Ne sikur ishim te pafuqishem per te goditur porten kundershtare, ose per te krijuar aksione sulmuese. Ndoshta fakti qe duhet te fitonim patjeter na vuri perpara nje presioni shume te madh. Me vjen mire per golin, por per statistike. Rumania? Nuk kam pse te besoj se do na toleroje”, ka perfunduar Kapllani.



    Haxhi: Mendjemadhesia na demtoi

    Nje mendim per ndeshjen e ka dhene edhe Altin Haxhi, pavaresisht se ai ka qene i demtuar dhe nuk u aktivizua ne ndeshjen e mbremshme. “Une mendoj se gjithcka ka ardhur nga mendjemadhesia ne fushe”, ka thene Haxhi. “Ne u futem ne fushe me mendimin se do te fitonim ndeshjen dhe madje lehte, por kjo ishte e gabuar. Dolem me sulmues se Holanda dhe gabuam ne kerkimin e golit me aq ngut. Kjo beri qe ne fillim Bjellorusia te na ndeshkonte dhe me pas te merrte ne dore frenat e lojes. Ajo kontrolloi komplet lojen gjate gjithe pjeses se dyte dhe ne nuk pame asnjehere. Ishte nje humbje e turpshme”, ka thene Haxhi.


    _________________

    Sponsored content

    Re: SHQIPERI - BJELLRUSI

    Mesazh nga Sponsored content Today at 19:30


      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:30