Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Portreti i 12 skuadrave pas fazes se pare

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Portreti i 12 skuadrave pas fazes se pare Empty Portreti i 12 skuadrave pas fazes se pare

    Mesazh nga polskaALB Wed Nov 14 2007, 17:59

    Portreti i 12 skuadrave pas fazes se parePortreti i 12 skuadrave pas fazes se pare 20071113104930kategsuper2007-2008


    Besa, mundi gjithė rivalėt

    Vetėm
    nė gjysmėn e dytė tė fazės sė parė skuadra kavajase e tregoi mė mirė
    veten, atėhere kur i hapėn krahun nė kreun e renditjes dy “ushtarakėt”,
    Partizani dhe Dinamo, por edhe kur mposhti Tiranėn, Elbasanin e
    Vllazninė. Me rezultate qė nuk vijnė rastėsisht nė kėtė sezon, Besa
    harmonizoi mirė vlerat nė skuadėr, e cila e ardhur pas njė
    pjesėmarrjeje tė mirė nė Kupėn UEFA ku luajti me dinjitet nė dy turet e
    parė tė saj, arriti tre fitore resht nė javėt e para, barazoi
    aksidentalisht nė javėn e 4-t nė Korēė, vazhdoi me fitore deri nė javėn
    e 9-tė ku pėsoi humbjen e vetme tė fazės nė Peqin. Kėshtu kurba ishte
    nė ngjitje.



    Dinamo, u luhat nga kreu

    Me njė
    fillim tė frikshėm qė nė javėt e para, tek Dinamo u pa ambicia e
    rikthimit te titulli, i cili ka pesė sezone qė i mungon. Por nė javėn e
    5-tė nė Tiranė e pa qė diēka i mungonte pėr tė qėnė e tillė nė
    vazhdimėsi, pasi humbet me Flamurtarin. Kjo humbje e tronditi paksa,
    duke bėrė qė tė shijonte edhe barazimet, por edhe njė humbje nė “derbi”
    me Tiranėn. Duke menduar se po binte, vjen fitorja e ringritjes me
    Partizanin nė javėn e 10-tė, ndėrsa mbyllja e fazės sė parė nė Peqin me
    barazimin 0-0 i forcoi edhe mė shumė pozitat nė kreun e renditjes.
    Skuadra ēaloi nė fushėn e vet.



    Partizani, e mbylli nė rėnie

    Deri
    nė javėn e 5-tė ku regjistroi pesė fitore resht, Partizani u duk si
    kandidati mė serioz qė do tė kishte busull titullin kampion. Por java e
    6-tė e theu paksa kėtė ide me njė barazim nė Vlorė dhe humbja me Besėn
    nė javėn e 8-tė i ndali edhe hovin qė kishte marrė nė kreun e
    renditjes. Futbollistėt e rinj, por edhe ata mė tė vjetėr nė Superiore
    hynė nė njė situatė ku mė shumė humbi besimi se do tė rimerrej situata.
    Nuk ndodhi kėshtu, pasi me 2 barazime dhe 1 humbje, faza u mbyll dobėt
    nė raport me synimin, por edhe me galopimin nė javėt e para. Njė
    skuadėr sė cilės i duhet rregulluar shėnjestra e golit.



    Vllaznia, dobėt nė fushėn e saj

    Shkodranėt
    morrėn frymė lirisht vetėm nė javėn e katėrt tė fazės sė parė, atėhere
    kur fituan ndeshjen e parė nė fushėn e tyre me Shkumbinin. Njė krizė
    mosbesimi, por edhe njė mungesė fati, ishin bashkėudhėtarėt e Vllaznisė
    nė vazdimėsinė e kampionatit, aq sa edhe Josa rrezikoi pankinėn. Por
    kthesa erdhi me 2 barazime dhe 1 fitore nė transfertė, pėr tu ndalur
    seriozisht nga Flamurtari nė javėn e 9-tė. Mbyllja ishte e “ashpėr”,
    sepse barazon pėrsėri nė fushėn e saj, por kėtė herė me kryesuesen e
    kampionatit, Besėn e Kavajės. Me pėrbėrjen qė ka, Vllaznia priste mė
    shumė, por edhe premton mė shumė, kryesisht nė fushėn e saj.



    Elbasani, i pėlqyen barazimet

    Merkatua
    e verės e vendoste skuadrėn verdheblu pėrsėri si njė pretendonte, por
    kjo mbeti vetėm si njė ide e verės, sepse kampionatin e nisi me barazim
    nė fushėn e vet, duke shkuar gjatė gjithė fazės nė 4 barazime. Kėtu
    ndoshta ishte difekti i parė i skuadrės sė Elbasanit, tė cilin u mundua
    ta kompensonte me ndeshjet jashtė fushės sė tij. Por duhet veēuar se,
    ashtu sikundėr edhe Besa, Partizani e Shkumbini, Elbasani nuk humbi
    asnjė ndeshje nė fushėn e tij, njė tregues qė duhet tė jetė pozitiv nė
    vlerėsimin qė do t’i bėjnė rivalėt nė dy fazat e tjera. Gjithsesi, i
    duhet tė shėnojė mė shumė.





    Flamurtari, nuk dha pėr mė shumė


    Pėr
    tė thėnė se kėtė fazė tė parė ishte njė Flamurtar i rilindur, kjo ende
    nuk mund tė besohet, por qė ishte njė skuadėr me synime mė tė larta se
    nė sezonin e kaluar, kjo u reflektua nė pėrballjet me skuadrat e mėdha:
    Tiranėn e Dinamon qė i mundi, apo me ndalesėn qė i bėri Partizanit
    kryesues nė javėn e 6-tė. Nė skuadrėn vlonjate mė shumė problem kanė
    qėnė ndeshjet me skuadrat qė kėrkonin mesin dhe shkėputjen nga fundi i
    renditjes, se sa ato qė kėrkonin kreun e klasifikimit. Nga java nė javė
    skuadra tregoi edhe shenja lodhjeje apo pėrvojė tė pakėt, e cila nė
    Durrės nė javėn e fundit foli “de facto” nė kėtė tregues.



    Shkumbini, “kapriēioz” me tė mėdhatė



    fazėn e parė skuadra peqinase e ndryshoi imazhin e kampionateve tė
    kaluara, ku quhej si “postbllok” qė edhe dhuna nuk kursehej. Shkumbini
    i kėtij sezoni shfaqet me tjetėr pamje, madje mund tė thuhet se ėshtė
    njė nga skuadrat me pėrbėrjen mė cilėsore nė 11 skuadrat e tjera tė
    Superiores. Por ėshtė edhe skuadra ku “timoni” ka ndryshuar cilėsisht
    nė drejtim dhe nė financa, dy tregues tė cilėt ndoshta e vendosėn nė
    vendet e mesit tė renditjes, dhe jo nė zonėn e ftohtė ku ishte
    “vėrdallosur” nė kampionatet e fundit. Gjithsesi, nė fushėn e tij i ka
    thyer tė mėdhatė, por ndoshta ka mė shumė pėr tė thėnė nė 22 javėt e
    tjera.



    Tirana, nuk ka “kostumin” e kampiones

    Pas
    vitit 2000 skuadra e Tiranės ishte bėrė “refreni” qė kėndohej nė ēdo
    kampionat pėr titullin kampion. madje ka qėnė skuadra me futbollistė
    shumė cilėsorė vendas dhe tė huaj, njėkohėsisht edhe mė e paguara nė
    kėto vite, sidomos me katėr donatorėt e saj. Por po me kėta donatorė,
    nė kėtė kampionat firot e fillimit e ēuan nė njė “pikjatė” tė
    rrezikshme, e cila preku edhe fundin e renditjes nė dy javė. Ky ishte
    treguesi ku u kap kthesa, e cila fillimisht “hėngri” kokėn e trajnerit
    Starova. Besimi te vlerat e futbollistėve titullarė tashmė ėshtė bėrė
    mė i fortė, pasi aty militon pjesa mė e madhe e kombėtares shqiptare.



    Kastrioti, transfertat nuk e rrezikuan


    Njė
    skuadėr nė Superiore qė nuk ka njė fushė tė saktė ėshtė e destinuar pėr
    tė udhėtuar, e kėtė bėri skuadra krutane, pasi stadiumi ėshtė nė
    rikonstruksion dhe tė gjitha ndeshjet i zhvilloi jashtė Krujės.
    Gjithsesi, kjo nuk u bė barrierė qė ta rrezikonte, edhe pse ka 13 pikė
    dhe renditet nė vendin e 9-tė nė fundin e fazės sė parė. Nė kėtė
    skuadėr ka elementė qė garantojnė jo vetėm qėndrimin nė Kategorinė
    Kryesore, por njė pozicion komod nė renditje. Ndoshta ėshtė lėnė qė
    “bateritė” tė shkarkohen nė dy fazat e mbetura, ku edhe trajneri Bici
    mundet qė tė konfirmohet si njeriu qė sjell ndryshimin.



    Besėlidhja, ende debutuese e kampionatit

    E
    brishtė dhe me luhatje u paraqit skuadra e Besėlidhjes nė 11 javėt e
    fazės sė parė. Sepse tri pikėt e para kjo skuadėr i arriti vetėm nė
    javėn e katėrt, teksa thyeu Tiranėn nė “Selman Stėramsi”, madje me
    trajnerin e sapovendosur Ritvan Kulli. Afėrsisht e barabartė si nė
    fushėn e saj ashtu edhe nė ndeshjet nė transfertė, te skuadra lezhjane
    nuk ka ardhur ende momenti qė tė veēohet nė zonėn komode tė renditjes.
    Jo vetėm se ėshtė debutuese, jo vetėm se ėshtė afėr zonės sė ftohtė nė
    renditje, por edhe pse elementėt qė ka nuk po bėjnė ndonjė diferencė
    pozitive, duke “nxehur” edhe tifozerinė pėr protesta.



    Teuta, pozitive nė start e mbyllje

    Java
    e 1-rė dhe java e 11-tė do tė mbahen mend pėr Teutėn si takimet nga ku
    ka treguar diēka nga e mira e sezonit tė kaluar. Nė ndeshjet e tjera
    durrsakėt kanė ndjerrė seriozisht largimet e sezonit tė kaluar, por
    edhe pamundėsinė e tė rinjve qė tė jenė nė krah tė portierit Kapllani
    pėr njė Teutė nė katet e larta tė renditjes. Fazėn e mbylli si
    kandidate e Kategorisė sė Parė, duke mos bindur ndoshta edhe pėr mė
    shumė. Tashmė drejtohet nga njė trajner pa paleta tė larta por me
    bagazh nga e kaluara e tij, qė do tė thotė se Begeja mund tė jetė njė
    shtysė pozitive deri nė merkaton e janarit. Aty ėshtė edhe ēelsi i
    shpėtimit.



    Skėnderbeu, i fundit nė gjithė treguesit

    E
    nisi me shumė bujė, deklarata e premtime Skėnderbeu kėtė kampionat,
    madje edhe pse erdhi nė Superiore edhe si kampione e njė kategorie mė
    poshtė. Por skuadrės i munguan shumė elementė nė vazhdimin e garės, e
    cila vetėm nė katėr javėt e para e deklaroi Skėnderbeun si pjesė e
    kategorisė mė tė lartė tė futbollit shqiptar. Barazimi 1-1 nė Korēė
    soli rėnien e madhe pas sė cilės erdhėn 7 humbje dhe vendi i fundit i
    “salduar” pėr shumė javė. Ndėrsa midis skuadrės dhe golashėnuesit mė tė
    mirė tė fazės sė parė, Maruis Ngjela, duket se ėshtė njė hendek qė
    duhet bashkuar. Ka edhe 22 javė qė tė tregojė se nuk ėshtė pėr
    “serenatė” nė futboll.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:35