Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, tani flet nga pozitat e te katertit

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Magani, tani flet nga pozitat e te katertit

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Nov 06 2007, 13:35

    Magani, tani flet nga pozitat e te katertit

    Shkumbini i eshte gezuar se tepermi fitores se te shtunes, ndaj skuadres kryesuese te kampionatit, Beses. Ky trepikesh i ka sherbyer skuadres peqinase per t’u ngjitur ne vendin e katert ne tabelen e kalsifikimit, cka do te thote se tashme Shkumbini ka hyre ne rrugen e realizimit te objektivit final qe ka ne kete kampionat, per te qene prane kreut. Ne ndeshjen e se shtunes, futbollistet e Shkumbinit kane hyre ne fushen e lojes per te marre maksimumindhe gjithcka u ka shkuar sipas parashikimeve. “Ndeshja e se shtunes, ndaj Beses ne Peqin, ka qene nje nga paraqitjet tona me te mira” ka pohuar tekniku Magani. Ai e pranon se kane patur perballe nje skuader potente, qe u ka krijuar jo pak veshtiresi, por gjerat kane shkuar sipas ideve te tij. “Skuadra nuk doli nga detyrat, por u vonua ne gjetjen e golit te pare ? vazhdon Magani.? Une do ta konsideroja me teper merite te lojes se Beses, sesa gabime te sulmuesve tane ne momentin e finalizimit te aksioneve sulmuese. Kemi demostruar nivel te mire te veprimeve tona ndaj kavajasve. Jo se kemi luajtur me idene thjesht per te befasuar, perkundrazi, kemi besuar deri ne fund se do te fitonim. Tani mendojme per nje vazhdimesi pozitive”.

    Epersia ndaj Beses ? Trajneri eshte shprehur i kenaqur me zbatimin e detyrave taktike, cka i ka detyruar kavajasit te dalin nga loja e tyre e zakonshme dhe te perdorin topat ne thellesi, duke mos qene ne gjendje te dalin me shume forca ne sulm. “Edhe pse duhet pranuar forca e kavajasve, per hir te se vertetes duhet thene qe ata kene qene me fat, qe nuk pesuan nje humbje te thelle, kur Dalipi dhe sulmus te tjere kane humbur raste te sigurta shenimi para portes Se Beses, ka vijuar Magani. Duke iu referuar kronikes se ndeshjes, Magani nenvizoi: “E kemi mposhtur Besen ne te gjitha drejtimet, duke shpalosur vlerat tona me te mira. Variantet e ndryshme te lojes, here ne krah dhe here ne qender, here individuale e here me sens kolektiviteti, folen per dominimin tone te plote. Nuk kemi ndermarre ndermarre “aventuren”, ndersa shkujdesjet kane qene te vogela dhe te pranueshme per ndeshje te tilla te vshtira”.

    Te merkuren, Elbasani ? Nderkohe, peqinasit e kane lene pas ndeshjen me Besen dhe po mendojne per derbin me Elbasanin, me te cilin do te luajne te merkuren ne transferte. Peqinasit jane optimiste, por qendrojne me “kembe ne toke. Tekniku i tyre nuk e mohon se Shkumbini ne kete ndeshje do te kerkoje rezultat pozitiv, edhe pse pritet te jete nje perballje e veshtire. “Duhet qe ne te udhetojme per te marre maksimumin ne Elbasan, ? ka thene Magani. ? Skuadra ime eshte optimiste, por aspak euforike. Do te japim gjithcka perballe nje Elbasani, qe meriton vemendje dhe respekt maksimal nga ana jone, per vete forcen dhe kulturen e lojes qe ata zoterojne”. Ka disa kampionate qe Shkumbini ne “Ruzhdi Bizhuta” nuk merr rezultat pozitiv, ndaj peqinasit ne kete ndeshje shpresojne ta thyejne “tersin”, per te arritur pas shume vitesh nje fitore ne transferten ndaj verdhebluve. “Ndeshja eshte e veshtire, pasi Elbasani, ashtu si dhe ne, do te luaje per fitore. Eshte nje ndeshje mes rivalesh dhe fitorja duhet rrembyer me zgjuarsi. Ne duhet te shfrytezojme gjendjen e mire qe gezojme dhe autoritetin e vendit te katert. Per kete nevojitet qetesi dhe pjekuri ne loje” perfundon Magani.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:37