Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


3 posters

    java 9 / SHKUMBINI - Besa

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty java 9 / SHKUMBINI - Besa

    Mesazh nga polskaALB Fri Nov 02 2007, 16:51

    03.11.07 14:00
    M.Sopjani S.Zeka-L.Mustafaraj


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Dec 26 2007, 16:03, edituar 1 herė gjithsej
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty 10 MIJĖ EURO

    Mesazh nga polskaALB Fri Nov 02 2007, 16:52

    Ismaili nuk “ngopet”,tani do edhe 3 pikė me Besėn.Transferta e vėshtirė e Korēės ka bėrė qė ekipi i Shkumbinit tė arrijė objektivin e tij, pra tė shkėputet tri pikėt e para jashtė fushės sė vet dhe kjo ka ardhur nė ndeshjen kundėr kipit qė mban vendin e fundit nė tabelėn e renditjes, Skėnderbeut. Nė pėrfundim tė kėtij takimi, presidenti i klubit, Xhavit Ismaili ka qenė mjaft i entuziazmuar dhe nė njė prononcim pėr “Panorama Sport” ėshtė shprehur se ėshtė gati t’i japė njė premio tė madhe lojtarėve nė rast tė njė fitoreje me Besėn e Kavajės nė takimin qė do tė luhet tė shtunėn: “Nė ndeshjen kundėr Skėnderbeut, dua t’ju them se ekipi luajti mirė dhe ne jemi tepėr tė kėnaqur me rezultatin e kėsaj ndeshjeje, - thotė Ismaili.Duhet tė pranojmė se duke pėrjashtuar rastin e golit, i cili ishte aksidental, ekipi korēar nuk na vuri mė nė ndonjė rast nė vėshtirėsi,kurse nga ana e tij ekipi ynė luajti i kujdesshėm nė mbrojtje si dhe sulmoi rrezikshėm,duke shėnuar dy herė. Shpresoj qė ky ėshtė vetėm fillimi pasi tashmė prej ekipit kėrkohet rezultate nė ēdo ndeshje kundrejt
    ēdo kundėrshtari. Nė vazhdim na pret njė ndeshje tepėr e vėshtirė nė fushėn tonė me ekipin mik tė Besės sė Kavajės. Duke parė edhe rezultatin e saj kundėr Partizanit, them se do ta kemi tepėr tė vėshtirė, mirėpo jo tė pamundur tė thyejmė kavajasit. U kam premtuar tė gjithė djemve qė nė rast fitoreje nė ndeshjen kundėr Besės,pėr ta do tė ketė njė premio super prej 10000 eurosh. Kjo premio shpresoj qė tė jetė njė katalizator, i cili tė mbajė edhe mė tė karikuar ekipin. U uroj djemve suksese nė ndeshjet qė na vinė mė pas”, pėrfundoi Ismaili.
    tapa
    tapa
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 11
    Registration date : 06/08/2007

    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty Re: java 9 / SHKUMBINI - Besa

    Mesazh nga tapa Sun Nov 04 2007, 15:12

    Urimet e perzemerta Shkumbinit per fitoren me Besen...
    Forca shkumbini edhe ta gezosh vendin e 4 ne renditje uroj qe te ngjitet sa me lart......
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty Re: java 9 / SHKUMBINI - Besa

    Mesazh nga polskaALB Sun Nov 04 2007, 18:17

    Besa “mbytet” nė Shkumbin. Shkelqen Mustafaj

    Kjo ėshtė
    kryengjarja e javės sė 9-tė. Shkumbini nuk fal nė shtėpi. Dhe kėtė e
    mėsoi edhe Besa, qė mbėrrrti nė Peqin pas fitores sė bujshme me
    Partizanin (2-1), ndėrkohė qė lojtarėt e saj, sapo ishin shpėrblyer me
    40 milionė lėkėt e vjetra tė dhėna nga presidenti Bizhdili.

    Njė
    takim i pėrshkuar jo nga pak tension, kur tė dy ekipet e mbyllėn me nga
    dhjetė lojtarė, pas kartonave tė kuq tė marrė nga Saimir Patushi
    (Shkumbini) dhe Zekeria Ramadani (Besa), nė harkun e 60 sekondave:
    minutat 75 dhe 76.

    Ndaj njė Shkumbini, qė dhe rikthehej nė
    shtėpi pas fitores tri ditė mė parė me Skėnderbeun nė Korēė (1-2), Besa
    hasi shumė vėshtirėsi, edhe pse e mbylli pjesėn e parė nė barazim: 0-0.


    Pjesa e dytė ishte e gjitha njė spektakėl pėr formacionin e
    Gugash Maganit, qė nisi me penalltinė e realizuar nga Albano Byzhuti
    (61’), pas frenimit tė 18-vjeēarit Erjon Mustafaj nga
    shqiptaro-maqedonasi Zekeria Ramadani, i kėrkuar nga Oto Bariē, pėr tė
    marrė pasaportėn shqiptare.

    Besa u befasua, por nuk pati kohėn
    e mjaftushme pėr tė marrė veten, pasiu ndėshkua pikėrisht nga talenti
    peqinas, Mustafaj (76’) i cili dyfishoi rezultatin pas pasit tė artė tė
    Klevis Dalipit, duke regjistruar edhe fitoren e 10-tė Shkumbinit nė 25
    ndeshje me Besėn, qė pėsoi humbjen e parė sezonale.



    Shkumbini-Besa 2-0

    Shenues: Byzhuti 61 (11-m), Mustafaj 75’

    Karton i kuq: Patushi 75’/Ramadani 76’

    Gjytare:M.Sopjani S.Zeka-L.Mustafaraj
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty Peqinasit dhe Magani s’falin. Dumitresku hesht pas humbjes

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Mon Nov 05 2007, 14:19

    Peqinasit dhe Magani s’falin. Dumitresku hesht pas humbjes

    java 9 / SHKUMBINI - Besa 20071104065235Foto%201 Nje interesim i jashtezakonshem per ndeshjen e djeshme, mes Shkumbinit e Beses, nga tifozeria peqinse, por dhe nga ata qe kishin ardhur nga Kavaja, te cilet e kishin mbipopulluar fushen sportive te Peqinit. Shkumbini ka mposhtur bindshem Besen, duke kaluar nje prove te veshtire. Vendosmeria e skuadres peqinase, gjate gjithe ndeshjes, eshte shperblyer me nje trepikesh qe e ka ngjitur ne vendin e katert ne renditje. Lojtaret e Maganit e kane nisur lojen me presing ne mesfushe, ku i kane fituar te gjitha duelet me verdhezinjte kavajas dhe jo pak here jane i afruar portes te ruajtur nga Zendeli, duke rrezikuar seriozisht me ane te Dalipit. Arma e Beses ka qene kundersulmi, permes Xhihanit dhe Elokan, por ata kane hasur ne rezistencen e mbrojtjes, te drejtuar nga Dabulla, dhe ne sigurine e portierit Llani. Epersia peqinase ka ardhur duke u shtuar, por loja e vrullshme ne pjesen e pare eshte shoqeruar edhe me gabime, sidomos ne momentin e goditjes perfundimtare. Nese Dalipi e Emejuri do te ishin treguar me te qete ne momentet e finalizimit te aksioneve, rezultati do te ishte zhbllokuar me shpejt ne favor te vendasve. Sigurine e miqve, per te marre pike ne transferten peqinase e ka thyer, qe ne fraksionet e para te pjeses se dyte, mesfushori Bizhyti permes gjuajtjes se penalltise, te fituar nga Mustafai, lojtari i kombetares U?21. Kavajasit jane shokuar, ndersa peqinasit vazhdojne te luajne qarte taktikisht, ne kerkim te golit tjeter. Rastet nuk mungojne, por sulmuesit nxitohen dhe nuk kane saktesi ne finalizimin e aksioneve, kjo edhe per merite te mbrojtjes mike e te portierit Zendeli. Megjithese Besa nuk eshte e qarte, ben perpjekje per te kundervepruar. Qarkullimi i mire i topit, levizjet e shpejta e te shkatheta te mesfushoreve dhe sulmuesve e bejne te frikshme lojen e Shkumbinit para portes kundershtare. Vecanerisht aktivizimi i te riut Mustafai, qe ne fillimin e pjeses se dyte, i dha me shume gjalleri e befasi lojes sulmuese te bardhekalterve Eshte pikerisht ky futbollist, qe kashenuar golin e dyte, me nje gjuajtje mjeshterore brenda zones se portes kavajase. Pas kesaj, sulmuesit vendas e teprojne me veprime individuale, teksa humbin raste te pasterta shenimi, qe mund ta benin fitoren dhe me te thelle. Gjithsesi, me kete fitore, Shkumbini jo vetem qe i shkaktoi humbjen e pare Beses kryesuese dhe u ngjit me lart ne renditje, por njeheresh hodhi poshte thashethemet e perhapura, per tolerim ndaj skuadres kavajase.

    Pas ndeshjes

    G.Magani (trajner i Shkumbinit): Ne radhe te pare, fitorja me gezon sepse u rrezuan si te paverteta fjalet e perhapura per ndonje tolerim te mundshem ne favor te Beses. U krijua nje opinion dashakeq, qe me teper kishte si qellim te demtonte skuadren. Por ne nuk rame viktime e ketyre thashethemeve dhe luajtem futboll te bukur e korrekt. Me gezon kjo fitore edhe per nje fakt tjeter, sepse zhvleresoi paragjykimet e perhapura per tri piket e fituara ne mesjave ndaj Skenderbeut. Duke u futur te ndeshja, dua te theksoj se Shkumbini e dominoi ate dhe nuk e vuri asnjehere ne diskutim fitoren. Ne nje situate te tille , fitorja ka rendesi per ne jo vetem ne aspektin moral, por edhe per vazhdimesine pozitive te ndeshjeve te ardhshme. Ne krahasim me ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe Skenderbeut, u pane permiresime ne lojen tone. Gjithsesi, duhet thene se ngarkesa e madhe psikollogjike, qe kane ndeshje te tilla, ndikoi ne gjetjen me veshtiresi te golit te pare. Me pas, skuadra u clirua dhe luajti me lirshem. Perballe kishim nje kundershtar te forte, ndaj e kishim motivuar maksimalisht skuadr?_per me teper nuk na lejohej te gabonim ne fushen tone. Fituam tri pike, qe na kane shtuar besimin dhe na ngjiten ne tabelen e renditjes, gje qe na shton shanset per aktivizimin e objektivit final, per te qene sa me prane kryesuesve.

    S.Dumitresku (trajner i Beses): (Nuk u prononcua per gazetaret)

    marre nga sportekspres

    Sponsored content


    java 9 / SHKUMBINI - Besa Empty Re: java 9 / SHKUMBINI - Besa

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 04:36