Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHQIPERI - Hollande

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Sat Jun 30 2007, 00:16

    Holandezet inspektojne stadiumin Loro Borici

    Nė pėrgjithėsi i gjithė grupi ka kontrolluar stadiumin dhe mė tė sigurtit nė ēdo cep tė tij, kanė qėnė pėrfaqėsuesit e “Sport Besi Bekteshi.Holandezėt “inspektojnė” stadiumin “Loro Boriēi” dhe presin vendimin e federatės.

    Shqipėri – Holandė,
    ndoshta nė Shkodėr me 12 shtator.

    Shkodėr---Me sa duket mosmarrėveshjet e drejtuesve tė stadiumit “Qemal Stafa” dhe Federatės sė Futbollit” po vazhdojnė nė favorizimin e qytetit tė madh verior, pėr tė pritur ekipe tė kalibrit botėror. Kėsaj rradhe ėshtė fjala pėr Holandezėt dhe pėr ndeshjen qė ato kanė me ne, nė datėn 12 shtator. Nė fakt federata jonė e futbollit duhet tė marrė njė vendim tė plotė dhe tė saktė, deri me datėn 12 korrik dhe pikėrisht pėr kėtė gjė, nga Holanda kanė qėnė nė Shkodėr njė pėrfaqėsi jo vetėm nga “Federata e Futbollit Holandez”, por pėrfaqėsues edhe nga televizionet dhe sidomos pėrfaqėsuesit e njohur tashmė me stadiumin e Shkodrės tė kanalit tė madh “Sport Five” tė cilėt kanė tė drejtėn e transmetimit tė ndeshjeve tona kombėtare. Kėshtu ishin si pėrfaqėsues tė FHF-sė Erik Von Brokheren dhe Kees Buring. Pėr televizionin tė interesuar pėr transmetim Andre Von Weerkerk si regjizor dhe bashkėpunėtorėt Patrich de Waard dhe Robert Loubing. Kurse nga kanali i madh i transmetimit sportiv “Sport Five” ishin Volfgang Jawer dhe Christian Ludwig. Nė pėrgjithėsi i gjithė grupi ka kontrolluar stadiumin dhe mė tė sigurtit nė ēdo cep tė tij, kanė qėnė pėrfaqėsuesit e “Sport Five-s” tė cilėt tashmė dinė ēdo gjė dhe ēfarė mungon dhe ēfarė ėshtė mirė nė “Loro Boriēi”. I gjithė grupi nuk ka dhėnė shumė sqarime, por nė pėrgjithėsi stadiumi edhe me disa mungesa qė dihen ėshtė pranuar si vėnd ku mund tė luhet futboll pozitiv dhe me njė ndriēim shumė tė mirė

    Grupi i FHF-sė ėshtė shoqėruar vetėm nga sekretari i klubit tė futbollit Agim Medja dhe njėri nga menaxherėt e klubit Armando Lohja. Askush nuk ka qėnė i pranishėm nga Bashkia dhe nga lokalėt e Shkodrės edhe pėr arsye qė nuk e kanė ditur, sepse pėrfaqėsuesit qė inspektuan stadiumin kanė dashur tė shohin realitetin vetė ashtu si kundėr ėshtė.
    Nga momenti i parė, duket se ēdo gjė ėshtė nė dorė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe nė qoftė se ajo ka edhe pėlqimin e holandezėve tė cilėt nuk kishin ndonjė vėrejtje thelbėsore atėherė me 12 shtator me njė ndriēim madhėshtor dhe nėn brohoritjet e mijra tifozave, do tė luhet nė Shkodėr ndeshja Shqipėri - Holandė.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Tue Jul 03 2007, 13:12

    Tifozet holandeze fillojne prenotimet

    Tifozet holandeze kane filluar te prentojone biletat per ndeshjen kunder Shqiperise, qe luhet ne date 12 shtator. Numri i biletave qe do te kene teorikisht tifozet kundershtare eshte rreth 500, por pritet qe FSHF te toleroje dhe t’u jape me shume mundesi miqve. Mendohet qe te pakten te jene 1 mije holandeze qe do te zbresin ne stadiumin “Qemal Stafa” ne 12 shtator, nderkohe qe mendohet, qe ata te qendrojne ne anesoren nga ana e liqenit. Kjo pjese do te jete e sigurise se larte dhe pritet te survejohet nga policia shqiptare. Nuk mendohet qe tifozet holandeze te krijojne probleme, nderkohe qe prenotimet jane duke i bere ne Federaten Holandeze te Futbollit.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Thu Aug 30 2007, 18:38

    Bariē shpall listen anti-Holande. Rikthehet Cana

    Ndeshja me Holandėn ka “nisur”. Tė paktėn ajo nė letėr. Qė luhet me lista lojtarėsh. Ndėrsa trajneri Van Basten pret tė premten tė shpallė listėn pėrfundimtare, pas asaj paraprake me 29 lojtarė tė publikuar tė martėn, tekniku i kuqezinjve Oto Bariē e shpalli atė 24 orė pėrpara se holandezi. Emrat dihen. Janė atė qė gjithmonė kanė qenė edhe nė ndeshjet e fundit. I vetmi ndryshim nga tė thirrurit me Maltėn ėshtė rikthimi i Lorik Canės dhe mungesa pėr shkak tė pezullimit me dy kartonė tė verdhė i Ervin Skelės.

    Oto Bariēi e di se ka pėrpara njė ndeshje shumė tė rėndėsishme, qė tė paktėn atij i kujton atė me Bullgarinė, kur u ngrit nga shtrati i sėmurė pėr tė marrė pikėn e madhe nė Sofie e provokuar shkarkimin e trajnerit Hristo Stojēkov. Tekniku kroat e ka thėnė hapur objektivin e tij. Do tė ishte i kėnaqur edhe me njė barazim. Nėse ndaj Maltės do tė luajmė tėrėsisht nė sulm duke luajtur me dy sulmues tė mirėfilltė, ndaj Holandės loja jonė do tė ketė njė fizionomi mbrojtėse, dhe me njė sulmues”, - u tha ai gazetarėve nė konferencėn e tij tė zakonshme pėr shtyp nė hotelin “Adriatik”, pėrpara ndeshjes me Maltėn tė fituar 3-0.

    “Kundėr Holandės duhet tė kemi shumė kujdes kur kundėrshtari tė marrė iniciativėn”. Lista anti-Holandė nuk ka tė fshehta brenda saj dhe emrat e thirrur nuk pėrbėjnė mė surprizė. Dyshja e portierėve ėshtė tashmė njė gjė e “vjetėr”: Arjan Beqaj dhe Isli Hidi. Beqajt i djegin ende dy golat e pėsuar nė Holandė, qė janė dhe tė fundit qė “njollosėn” portėn e tij, kur ka katėr ndeshje zyrtare pa pėsuar gol.

    Edhe reparti i mbrojtjes ėshtė i njėjtė” : Armend Dallku, Nevil Dede, Erjon Xhafa, Debatik Curri, si dhe talenti i ri, Kristi Vangjeli. Reparti i mesfushės ka emra tė njohur: kapiteni Altin Lala, Devi Mukaj, Klodian Duro, Lorik Cana, Ervin Bulku, Altin Haxhi. Pėr llogari tė mesfushės ėshtė edhe sulmuesi i Bėrnlit , Besart Berisha, gjendje fizike e tė cilit mbetet ende njė mister. Jahmir Hyka, i cili edhe pse ndodhet nė Kombėtaren “A”, ėshtė njėherėsh edhe nė listėn e Shpresave tė Bariēit.

    Vija e parė nuk pėrbėn mė asnjė befasi. Qysh kur ėshtė larguar Igli Tare, katėrshja e sulmit mbetet gjithmonė e njėjtė: Alban Bushit, njėherėsh edhe golashėnuesi mė i mirė i Shqipėrisė me 14 gola, Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani, golashėnuesi mė i mitė i eliminatoreve Euro 2008 (3 gola). Nė repartin e avancuar ėshtė edhe Hamdi Salihi, i cili hapi serinė e golave nė fitoren 3-0 me Maltėn.



    Lista e Kombėtares

    Portier: Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Isli Hidi (Krivbas, Ukrainė). Mbrojtės : Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainė), Nevil Dede (Tirana, Shqipėri), Erjon Xhafa (Tirana, Shqipėri), Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianė, Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi). Mesfushorė: Altin Lala (Hanover 96, Gjermani), Devi Mukaj (Tirana, Shqipėri), Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi), Klodian Duro (Tirana, Shqipėri), Lorik Cana (Olimpiku i Marsejės, Francė), Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainė). Besart Berisha (Anglia 2,) Jahmir Hyka (Tirana, Shqipėri). Sulmues: Alban Bushit (Apollon Kallamarja, Greqi), Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani), Hamdi Salihi (SV Ried, Austri).
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Fri Sep 07 2007, 12:57

    Lorik Cana: “Holanda, mė shumė se njė ndeshje futbolli”SHQIPERI - Hollande 20070906135033LorikCana“Besnik Hasi njė mik i shkėlqyer”, “Arjani ėshtė ekzemplar si shok”, “Dallku ka zemėr tė madhe”, “Curri modern”, “Besarti perindimor nė lojė”, “Rrustemaj me vlera”. Kėto janė vlerėsimet e Lorik Canės per futbollistet kosovare te Kommbetares, tė thėna gjatė njė interviste ekskluzive pėr Albania-Sport.com.

    Lorik, shprehėt keqardhjen tuaj pėr mungesėn gjatė ndeshjes sė parė me Holandėn nė Amsterdam, tani keni mundėsinė tė tregoni veten nė Tiranė, kur “kursyet” edhe ndeshjen me Maltėn, pėr tė mos u dėmtuar pėr takimin me “tulipanėt”. Ē’mund tė presim nga zėvendėskapiteni Cana?

    Ndeshjen me Holandėn e konsideroj mė shumė se njė takim futbolli, por si njė bashkim kombėtar midis lojtarėve dhe tė gjithė tifozerisė shqiptare nga e gjithė bota. Duhet tė luftojmė tė gjithė sė bashku pėr tė fituar ndaj njė ekipi qė ėshtė njė ndėr mė tė mėdhatė nė botė, dhe njė prej skuadrave mė tė vėshtira qė ėshtė ndeshur ndonjėherė Shqipėria. Fitoren dua ta shohim si njė gėzim kombėtar dhe si njė festė futbolli. Kemi rastin pėr ta prezantuar bukur Shqipėrinė. Njė fitore pėr mua do tė ishte ideale, por dhe njė rezultat pozitiv do tė ishte bukur.

    Keni filluar ta godisni portėn nga larg, madje jeni shprehur nė mediat franceze, se keni filluar tė mėsoheni me kėnaqėsinė qė tė jep goli. A do tė kemi njė gol nga Cana nė ndeshjen zyrtare, kur kemi parė vetėm njė tė tillė nė miqėsore?

    Gola kam realizuar disa herė me Marsejėn, por nga goditje standarde, por nga loja nuk kam qenė shumė i suksesshėm. Te Marseja janė tė kėnaqur me lojėn time dhe nuk u vėnė shumė rėndėsi golave, por nė Shqipėri e ndjej se i duhet dhėnė mė shumė Kombėtares, jo se nuk e kam bėrė deri tani, por e ndjej se duhet mė shumė.

    Ju vlerėsoheni si njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kėtij grupi, pėrse kjo “pakėnaqėsi” ndaj vetes?

    Punėn time e kam kryer gjithmonė, por nga ajo qė presin prej meje duhet tė arrij nė njė nivel tjetėr.

    Bariē pėrsėrit shpesh se ka grupin mė tė mirė tė lojtarėve qė ka pasur Shqipėria, ti ndan nė tė njėjtin mendim me trajnerin?

    Unė dėshiroj tė theksoj se ky ėshtė grupi mė i ri i lojtarėve qė ka pasur ndonjėherė Kombėtarja, tė paktėn tė kėtyre viteve tė fundit. Mundet tė jetė njė grup i mirė, por nuk mė pėlqen tė komentoj mendimet e trajnerit, pasi unė i shoh gjėrat thjesht si futbollist.

    Nė Kombėtaren shqiptare aktivizohen njė numėr i konsiderueshėm titullarėsh qė vinė nga Kosova. Cili ėshtė vlerėsimi i Canės pėr ta, duke nisur nga portieri Arjan Beqaj?

    Arjani do tė vinte te Marseja, por pėr shkak tė disa pengesave nga klubi i tij, por dhe pse ne morėm njė portier tė ri, ai nuk mundi tė vinte nė Francė. Arjani ėshtė njė portier shumė i mirė, ekzemplar si shok dhe besoj se do t’i duhet edhe pėr shumė kohė ekipit Kombėtar.

    Armend Dallku?

    Dallku ėshtė njė lojtar me njė zėmėr tė madhe dhe jep maksimumin nė fushė, gabon apo s’gabon ėshtė diēka tjetėr, por ėshtė njė futbollist qė jep gjithēka pėr Kombėtaren. Ėshtė njė lojtar modern dhe i fuqishėm, njė nga pikat e rėndėsishme tė mbrojtjes sonė.

    Debatik Curri?

    Ka vetėm njė vit me Kombėtaren, por e ka treguar se e ka merituar vendin dhe fanellėn. Ėshtė njė lojtar i ri dhe i talentuar, vlen shumė pėr tė ardhmen.

    Besart Berisha?

    Sė pari mė vjen keq qė e humbi ndeshjen me Holandėn, pasi ishte pėrgatitur shpirtėrisht. Besarti ėshtė formuar nė perėndim, ėshtė njė talent i jashtėzakonshėm, shumė teknik dhe i shpejtė. Ėshtė njė djalė shumė i mirė edhe jashtė futbollit. Nėse punon dhe ka fat mund tė shkojė shumė larg.

    Blerim Rrustemaj?

    Blerimi ėshtė njė lojtar, i cili nė debutimin e tij tė parė nė ndeshjen kundėr Anglisė (B) e tregoi veten se ka vlera dhe mund t’i shėrbejė Kombėtares. Besoj se do t’i vijė dhe radha edhe atij.

    Nė ndeshjen me Holandėn do t’i japė lamtumirėn futbollit me Kombėtaren, Besnik Hasi, njė ndėr mė tė vlerėsuarit me fanellėn kuqezi. Mesazhi i Canės pėr tė?

    Besniku ėshtė njė nga miqtė e mi mė tė mirė. Kam kaluar shumė vite mė tė nė ekipin Kombėtar dhe mė ka ndihmuar shumė nė fillimet e mia. Pėr mė tepėr qė tė dy jemi nga Gjakova, kemi pasur njė marrėdhėnie tė veēantė, por jo vetėm unė, tė gjitha djemtė kanė pasur raporte tė jashtėzakonshme me tė. Njė futbollist qė ka dhėnė njė kontribut tė madh. Ėshtė njė ndėr lojtarėt e vetėm shqiptarė qė ka luajtur rregullisht nė Ligėn e Kampioneve dhe njė karrierė tė shkėlqyer. E konsideroj njė shembull respekti. vazhdon
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Thu Sep 13 2007, 09:01

    Holanda i vjedh fitoren Shqipėrisė. Gjyqtari Rili anullon nje gol te rregulltSHQIPERI - Hollande 20070912210432CuridheRudi1


    SHQIPERI - Hollande VNuk mundėm tė krijonim njė tjetėr mbrėmje tė madhe, edhe pse dhamė gjithēka. Njė humbje e pamerituar. Barazimi ishte mė i drejtė. “Ne luajtėm shumė mirė nga pikėpamja taktike dhe luftarake. Mė erdhi keq pėr humbjen”, - tha trajneri Oto Bariē, nė fund tė ndeshjes. “Nuk e kuptoj se pėrse u anulua goli”.

    Njė ndėshkim qė erdhi atėherė kur tė gjithė ne prisnim tė merrnim rezultatin e pestė rresht pozitiv dhe barazimin e katėrt nė tetė takimet. Fitorja minimale e Marko Van Bastenit (gati nė ekstazė kur Rud Van Nistelroi nė minutėn e 91) nuk ishter produkt i lojės sė yjeve tė tij, por ashtu si nė Amsterdam njė vit mė parė, me ndihmėn e arbitrit. Nėse izraeliti Aron Jefet nė ndeshjen e parė kundėr “tulipanėve” nuk dha tė paktėn tri penallti tė pastra, anglezi Rili, nė takimin e dytė kundėr tyre, anuloi njė gol krejtėsisht tė rregullt tė shėnuar nga mbrojtėsi Mario Melshiot nė portėn e tij, nė fund tė pjesės sė parė. Gjithsesi kjo mund tė quhet njė tjetėr gafė e tij

    “Nuk ėshtė rezultat i merituar, pasi Shqipėria luajti shumė mirė pėrballė njė kundėrshtari tė madh. Shqipėria krijoi shumė raste”, - pohoi Bogdani, pas pėrfundimit tė takimit. “Barazimi ishte mė i drejtė. Shqipėrisė nuk i mungoi asgjė”.

    Njė pjesė e parė e madhe e ndėrtuar me zgjuarsi nga tekniku i Shqipėrisė, Oto Bariē dhe e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte nga tė tė gjithė lojtarėt. Kronika flet tėrėsisht pėr kuqezinjtė. Nga minuta e parė, kur luajtėm topin e parė. Duro merr faullin e parė, ndėrsa nė minutėn e 7-tė, Shqipėria ishte pranė golit, kur Bogdani goditi fuqishėm njė top brenda zonės tė vogėl, qė u pėrplas nė trupin e Andre Oter. Nė fushė fillojnė tė shfaqen dulet e para: Kristi Vangjeli- Robin Van Persi, Debatik Curri- Rud Van Nistelroi dhe Lorik Cana-Uesli Shnajder. Mbrojtėsi i Arisit tė Selanikut, Vangjeli, njė nga mė tė mirėt nė fushė, doli fitues nga sulmuesit tė Arsenalit, Robin Van Persi.

    Nė minutėn e 26-tė Duro tmerron tė gjithė tifozėt holandezė kur qeth shtyllėn pingule. Nė tė 40’ ėshtė radha e Bogdanit qė rrezikoi portėn e Van Der Sarit. Kulmi i pjesės sė parė ishte goli i anuluar me tė padrejtė nga gjyqtari anglez Rili, kur mbrojtėsi Mario Melshiot nė tentativė pėr tė larguar topin shėnoi me kokė njė autogol. Por, anglezi thotė jo. Nė mėnyrė tė padrejtė Aq sa Oto Bariē nė pėrfundim tė pjesės sė parė, protestoi ashpėr ndaj qyqtarit anglez.

    Pjesa e dytė nisi me Alban Bushin nė vend tė Kapllanit, i cili nuk shfaqi asgjė nga reporteri i tij. Nė tė 69’ Duro i lė vendin Haxhit. Loja merr tė tė tjera ngjyra. Rrezikojmė mė shumė, jemi mė afėr portės. Por, Cana, nė njė mbrėmje shumė tė lodhshme dhe nervoze, ndoshta dhe nga mbulimi i rreptė i Shnajderit humbi logjikėn dhe nė tė 87’ ndėshkohet me karton tė kuq. I panevojshėm. Njė gjest i tepruar i mesfushori tė Marsejės ndaj Van Nistelroi. Si pėr tė ndjellė minutėn fatale 91. Golin e Holandės. Atėherė kur tė gjithė prisnin fishkėllimėn e anglezit Rili. Xhon Van Bronkost rrėmbeu njė top nė tė majtė tė sulmit tė holandezėve, kaloi Dallkun, u fut nė zonė duke i dhėnė njė pas tė artė Rud Van Nistelroit, qė midis Dedes dhe Currit lėshoi diagonalisht topin drejt portės, pėr tė thyer pas katėr ndeshjes Arjan Beqaj, i cili ishte nė njė tjetėr ditė tė mirė.

    Historia kundėr Shqipėrisė

    Shqipėri-Holandė, njė pėrballje qė u rikthye nė Tiranė pas 43 vjetėsh, kur pėr herė tė parė dhe tė fundit nė “Qemal Stafa” (atėherė gjysma e kėtij aktual) dy ekipet u ndeshėn mė 25 tetor 1964. Ballafaqimet me “tulipanėt” kanė qenė gjithmonė tė hidhura: katėr ndeshje, katėr humbje.

    Kėshtu ndodhi edhe nė takimin e parė, mė 24 maj 1964, kur Shqipėria humbi 2-0 nė Fejėnord, pėr eliminatoret e Kampionatit Botėror Angli 1966, kur pas mbyllėm pjesėn e parė nė barazim 0-0, pėsuam dy gola brenda katėr minutave: Shrijvers (48’) me penallti (e dyshimtė sipas portierit tė pėrfaqėsueses sonė, nė atė takim, Mikel Janku) dhe Muler nė tė 52’.

    Edhe nė ndeshjen e kthimit, mė 25 tetor 1964, humbėm me tė njėjtin rezultat 2-0, por kėsaj radhe holandezėt shėnuan golin e parė, tri minuta pas fillimit tė takimit (Van Nee, 3’) dhe golin e dytė, tri minuta para pėrfundimit tė ndeshjes (Geurtsen, 87’). Nė takimin e tretė tė zhvilluar nė Amsterdam, mė 11 tetor 2006, pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, tradita nuk ndryshoi: pėsuam dy gola, (tė parin e shėnoi Van Persi), ndėrsa tė dytin e pėsuam me autogol (Nevil Dede), por nė ndryshim nga dy ballafaqimet e vitit 1964, nė takimin e tretė kundėr “tulipanėve” shėnuam me anė tė Debatik Currit golin e nderit.

    Takimi i djeshėm, i katėrti kundėr Holandės duhet tė pėrfundonte tė paktėn nė barazim 0-0. Por fati nuk e desh, madje as arbitri anglez Majk Rili. Gol i anuluar pėr Shqipėrinė nė pjesėn e parė dhe njė gol fatalisht i shėnuar nga Holanda nė minutėn e 91, nga sulmuesi i Realit tė Madridit, Rud Van Nistelroi.

    Jashtė fushės

    Atmosfera - “Shqipėri, Shqipėri!”. Kėto ishin thirrjet e zakonshme nė gjatė gjithė ditės sė djeshme nė Tiranė. Ethet e ndeshjes sė shumė pritur Shqipėri-Holandė, sė pari nisėn jashtė stadiumit. Kryeqyteti shqiptar u shndėrrua dje nė njė pikė referimi pėr gjithė shqiptarėt kudo nė botė, dhe pėr mė tepėr pikėtakim krenarie i tė gjithė tifozerisė kuqezi tė ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, por dhe nga Kosova e Maqedonia. Atmosfera ishte e kėndshme, emocionet tė mėdha. “Shqipėri, Shqipėri!”. Tė gjithė me shpresė te fitorja. Tė uruar nė tė gjitha dialektet e shqipes.

    Tifozėt – Tė zjarrtė. Tė zhurmshėm. Tė ngjirur. Tė nxehur nė kulm kundėr Holandės. Njė rast qė nuk pėrsėritet shpesh. Tė veshur kuqezi pėr tė sfumuar ndonjė “njollė” portokalli ata ishin “dekori” mė i bukur i Tiranės. Nė njė ditė tė ngrohtė si ajo e djeshmja. Tė gjithė nė aventurėn pėr tė qenė pjesė e ndeshjes, tė paktėn nė rrugė. “Qemal Stafa”, nuk mund tė pranojė mė shumė se 10 pėr qind tė atyre qė dje manifestuan nė rrugėt kryesore qė tė ēonin drejt Stadiumit Kombėtar. Shumė e kishin ėndėrruar njė biletė. Por, edhe pa tė, u mjafton tė dėgjojnė jehonėn qė vjen nga stadiumi pėr tu treguar “Ultras kuq e zi” deri nė pritje tė pėfundimit tė takimit. Kalimi i autobuzit tė Kombėtares pėr tė ēuar futbollistėt nė stadium i ēmendi tė gjithė. I pėrshendėtėn tė gjithė lojtarėt duke treguar njė gisht lart, si shenjė “1”-sh, atė tė fitores.

    “Cana” – Fanellat me emrin e njėrit prej lojtarėve mė tė dashur tė Kombėtares, mesfushorit Lorik Cana, ishin edhe mė tė shumtat nė “dyqanet” e rrugės. Nuhatje ekspertėsh tė tregut dhe njohės tė filozofisė sė tifozėve. “Mė jep njė Cana!”, - ishte njė kėrkesat e pėrsėritura dhjetra herė. Rivaliteti me mesfushorin e Marsejės, e bėnte vetėm Bogdani, por jo Erioni nė fushėn e lojės, por fanela mė emrin “Bogdani” me numėr 22, edhe pse ato ishin thjesh disa imitime “Umbro”, tė kushedi kujt kompanie turke apo kineze. Gjithsesi ia vlente ta koleksionojė njė. Qoftė edhe pėr fat nė ndonjė ndeshje kalēetoje.

    Biznez – Okazion ideal. Ndeshjet e Kombėtares gjithmonė i kanė shėrbyer biznesit vendas pėr tė nxjerrė superfitime nga shitjet. Tregėtarė profesionistė kishin angazhuar shitėsa ambulantė, tė papunė apo dhe tė afėrm tė tyre pėr tė shitur shaje, bluza, borie, flamuj, kapele. “Dyqanet” tė tilla ishin tė pranishėm thuajse ēdo 100 metra nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. te sheshi “Nėnė Tereza”, Pallati i Kongresve, Piramida, Parku Rinia e deri te kryqėzimi i “21 Dhjetorit”. “Hajde kapele me ēmim tė arsyeshėm. Dhjetė kapele sa njė biletė karshie!”.

    “...me Pacollin”- Ky ishte njė nga mesazhet e bluzave tė tifozėve kosovare nga ana e pėrparme e tyre, sigurisht tė sponsorizuara nga miliarderi kosovar, Bexhet Pacolli, i cili bėri tė mundur edhe blerjen e 1000 biletave nė tribunėn D3 tė stadiumit “Qemal Stafa” pėr tifozėt e grupit “Tifozat Kuq e Zi”. Bosi i gazetės “Lajmi”, nuk ka humbur shumė, madje ka fituar disa herė. Rritjen e prestigjit nė Kosovė. Shqipėri-Holandė ėshtė njė rast i shkėlqyer.

    Makinat– Rast i madh pėr tė tejkaluar e thyer ca rregulla. Me borie nė maksimum, me njerėz mbi kapacitetin e lejuar. Qysh nė mėngjes nė bulevardin kryesor u panė autovetura dhe furgona tė mbuluar me flamuj. Me bekimin e policisė (“Le tė bėjnė ē’tė duan, nuk duhet prishur festa”) autokolona e pafundme e makinave bėri disa herė xhiro nė bulevardin kryesor tė Tiranės, duke ēuar nė “ekstazė” edhe mė indiferentėt ndaj futbollit. Rreth 15 autobuzė me targa maqedonase, nga Tetova e Shkupi, me targa kosovare, nga Prishtina (e Currit, Beqajt) e Gjakova (e Canės dhe Besnik Hasit) kishin pushtuar pjesėn e mitingjeve tė sheshit Skėndėrbej.

    Tatuazhet– Tė paimagjinueshme. Sfiduese. Imagjinata e imazhit qė ato sillnin mund tė konkurronin edhe me makiazherėt mė tė mirė tė studiove mė tė mėdha. Variacionet grafike me ngyrat kuq e zi nė fytyrat e ultrasve ishin tė jashtėzakonshme. Pjellė e fantazisė shqiptare. Njė galeri arti nė natyrė. Njė kolazh i fotove tė tyre do tė ishte i denjė pėr njė ekspozitė.

    Holandezėt- Shifrat e para bėnin fjalė pėr rreth 500 tifozė holandezė. Paraditen e djeshme tė shpėrndarė nė rrugėt e kryeqytetit dukeshin tė paktė, ashtu nė grupe tė vogla. Tė veshur nė ngjyrėn e tyre tradicionale, portokalli, ata konsumuan sasi tė pafundme birre nė lokalet kryesore tė bllokut (lum pronarėt e lokaleve), ndėrsa pėrqendrimi mė i madh i tyre ishte pranė Taivanit. Qejflinj tė mėdhenj holandezėt. Tė mėsuar nė ndjekje tė Kombėtares sė tyre. As duan t’ia dinė se ku janė: nė Romė, Paris, Berlin, Londėr apo Tiranė. Mbeten njėlloj. Tifozė. Ēuditėrisht shumica e tifozėve tė “tulipanėve” ishte nė njė moshė jo fort tė re. Midis tyre edhe “ultrase” femra, por dhe ndonjė qė ecte me ndihmėn e njė paterice. Tė ēmendur pas futbollit.

    Policia- E rreptė. Autoritare. Ndonjėherė edhe me teprime. Ashtu siē edhe kishte paralajmėruar ishte treguar e kujdesshme pėr mbarėvajtjen e ndeshjes duke krehur e survejuar jo vetėm sheshin “Italia” pranė stadiumit “Qemal Stafa”, por dhe tė gjithė rrugėt hyrėse nga “Hotel Sheraton”, Televizioni Shqiptar dhe Rruga e Elbasanit. Skela tė firmės “Sula” pėrbėnin edhe portat hyrėse tė lėvizshme, tė kontrolluara rreptė nga uniformat blu.

    Brenda fushės

    17:30- Mbėrrijnė shikuesit e parė nė “Qemal Stafa”, por dhe dėgjohen brohoritjet e para “Shqipėri, Shqipėri”.

    18:30 – Kombėtaja jonė mbėrrin nė stadium. Futbollistėt dalin me kostumet zyrtare, por tifozėt nuk i njohin, pasi i kujtuan si holandėzė. Kosovari Curri pėrshendet tifozat “kuqezi” dhe nisėn brohoritjet. Bariē befasohet nga shikuesit. Numri mė i madh qė ai ka parė nė impiantin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė.

    18:45 – Holanda zbret nė fushė. Tė githė tė veshur me tė bardha. Van Basten dhe ndihmėsit e tij me kostume.

    19:00 – 70 pėrqind e stadiumit ėshtė e mbushur. Mbizotėron ngjyra e kuqe.

    19:05- Van Basten jep intervist pėr televizionin holandez RTL 4. 60 gazetarė holandezė janė tė pranishėm nė “Qemal Stafa” , tė mbi 20 gazetave e televizioneve tė ndryshme.

    19:20 – Shoė nė “Qemal Stafa”. Njė grup balerinash, rreth 40 vajza tė veshura kuqezi vallėzojnė nė ritme moderne. Van Basten vėtėm buzėqesh, teksa i ka shumė pranė.

    19:25 – Tifozėt holandėzė sistemohėn nė tribubėn D1. Janė reth 400 tė veshur tė gjithė portokalli. Pak banderola dhe njė flamur i madh holandez.

    19:45- Njė grup prej 40 djem e vajzash tė veshura me ngjyra rė ta bardha mbajnė njė pishtar pėr nder tė Nėnė Terezės duke vrapuar nė pistėn e stadiumit. Komentatori Veli Rada reciton njė poezi tė shrkuar nga Nėnė Tereza.

    20:05- Futbollistėt dalin nė nxehje. Kuqezinjtė brohoriten, ndėrsa portokallinjė fishkėllehen. Ovacione tė mėdha.

    20:28 – Besnik Hasi, futbollisti kosovar qė dje i dha lamtumirė Kombėtares hyn nė fushė. Brohoritet nga tė gjithė. Takohet me Dukėn.

    20:35 – Tribuna VIP popullohet. Presidenti Topi, kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ministri Pango, e tė tjerė.

    20:38- Zhvillohet ceremonia pėr Besnik Hasin. Presidenti Duka i jep medaljen e mirėnjohjes, dhe njė ēmim tė tillė kosovari qė luajti pėr 7 vjet me Kombėtaren shqiptare merr edhe ne Qeveriae Kosovės.

    20:42- Ezekutohen himnet kombėtare tė dy ekipeve. Stadiumi ėshtė plotėsisht i mbushur.

    20:45 – Nis ndeshja.




    https://www.youtube.com/watch?v=gA5Lj8NaIsY
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga polskaALB Sat Sep 15 2007, 14:21

    Rili habit vėzhguesin e UEFA-s. Edhe Van Basten: Goli, i rregulltSHQIPERI - Hollande 20070914153328vanbastennerinas1zc1Vėzhguesi i UEFA-s, francezi Mark Bata u ka pohuar shoqėruesve shqiptarė se nuk i kishte kuptuar disa vendime tė gjyqtarit Majk Rili nė fitoren 1-0 tė Holandės pėrballė Shqipėrisė. Madje, ai kishte mbetur i habitur prej tyre. Episodet e diskutueshme, qė janė kundėrshtuar ashpėr edhe nga tifozėt e pranishėm nė "Qemal Stafa", kanė vendosur fatin e ndeshjes. Njė humbje e pamerituar, e cila ka nxjerrė nė dukej paaftėsinė e "bilbilit" anglez, por edhe ka konfirmuar frikėn e trajnerit kuqezi, Oto Bariē: ekipet e vogla janė gjithmonė tė penalizuara pėrballė tė mėdhave.

    Nė momentin qė UEFA caktoi gjyqtarin Majk Rili pėr ndeshjen eliminatore tė Euro 2008 ku Shqipėria priti Holandėn, mediat kanė trumbetuar rrezikun qė mund tė vinte nga anglezi. Nė karrierėn e tij, "bilbili" ka ndikuar (me ose pa dashje) nė rezultatin final tė disa ndeshjeve, duke bėrė armiq nė tė katėrta anėt e Evropės. Listės sė tij tė zezė i ėshtė shtuar edhe vendi ynė, duke e privuar Shqipėrinė nga njė barazim historik me Holandėn, pse jo edhe nga njė fitore shokuese. Por, kėtė herė me arbitrimin e tij, Rili nuk ka lėnė pa fjalė vetėm tifozėt dhe drejtuesit e federatės, por edhe personin e caktuar nga UEFA pėr ta vėzhguar: francezin Mark Bata. Ky i fundit ka pohuar nė konfidencė te shoqėruesit e tij shqiptarė se ka mbetur i habitur nė lidhje me disa vendime, tė cilat nė fund kushtėzuan rezultatin e ndeshjes. "Nė fund tė ndeshjes me Holandėn, vėzhguesi i gjyqtarėve i pėrcaktuar nga UEFA, francezi Bata ishte shprehur i habitur nė lidhje me disa vendime tė gjyqtarit Rili", kanė bėrė tė ditur burime pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit. "Ai nuk kishte kuptuar arsyen e anulimit tė autogolit tė Melkiot, pasi ndaj mbrojtėsit holandez nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje tė gabuar". Rili, qė shumė herė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes pėr gjykim jo-objektiv, nuk ishte i saktė as nė momentin e kartonit tė kuq tė Canės. "Vėzhguesi u ka pohuar shoqėruesve shqiptarė se ishte i paqartė edhe rreth episodit qė solli kartonin e kuq tė Canės", vazhduan burimet. Duket se edhe nė kėtė pikė francezi Bata kishte tė drejtė: dy lojtarė qė shtyhen, njėri (nga ekip i vogėl) nxirret me karton tė kuq, ndėrsa tjetri (nga ekip i madh) ndėshkohet vetėm me karton tė verdhė. "Tjetri" nė kėtė rast ėshtė Rud van Nistelroi, qė pak minuta pas daljes sė Lorik Canės nga fusha (nė minutėn e parė shtesė nga 5 tė akorduara), ka shėnuar golin deciziv, atė tė fitores pėr holandezėt. Vėzhguesi i institucionit qė drejton futbollin nė Evropė, mėsohet t‘i ketė kėrkuar gjyqtarit anglez edhe arsyet e mbylljes sė lojės dy minuta pėrpara afatit tė pėrcaktuar. Megjithatė, Rili pretendonte se nuk e kishte mbyllur takimin pėr shkak tė fishekzjarrit qė plasi mbi kokėn e Melkiot, por sepse koha shtesė e akorduar prej tij kishte pėrfunduar.

    Van Basten: Autogoli i Melkiot, i rregullt

    Dyshimet nė lidhje me faktin se goli i Shqipėrisė ishte i rregullt i ka hedhur poshtė edhe trajneri Marko van Basten. Menjėherė pasi ka mbėrritur nė Holandė, drejtuesi i stolit tė "tulipanėve" ka qenė i ftuar nė njė televizionin vendas, ku ka parė pėrsėritjen e momentit tė autogolit tė Melkiot, qė ėshtė anuluar nga gjyqtari Rili. Sipas tė pėrditshmes mė tė madhe, "De Telegraaf", pasi ka vėzhguar me kujdes pamjet, Van Basten ėshtė bindur se goli i Shqipėrisė ka qenė plotėsisht nė rregull. E njėjta gazetė citonte fjalėt e legjendės holandeze, nė lidhje me tri pikėt e marra nė Tiranė: "Goli i kundėrshtarėve duket i rregullt, pasi ndaj lojtarit tonė nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje qė mund tė penalizohej. Megjithatė, ne ishim me fat qė arritėm tė fitonim". Ndėrkohė, nė largimin e tij nga stadiumi "Qemal Stafa", trajneri nuk ka preferuar tė flasė pėr mediat shqiptare, por vetėm pėr ato holandeze. Ai ka vlerėsuar se disiplina taktike ka ndikuar nė marrjen e njė rezultati pozitiv, duke theksuar edhe se lojtarėt shqiptarė kanė pėrdorur tė gjitha hiletė e mundshme. "Ishim shumė tė disiplinuar nė fushėn e lojės dhe me kėtė fitore 1-0 bėmė njė hap tė madh pėrpara drejt fazės finale tė Evropianit", ka deklaruar Van Basten. "Shqipėria ėshtė njė skuadėr qė nuk duhet nėnvlerėsuar. Ata janė kundėrshtarė tė vėshtirė qė luajnė njė futboll fizik dhe pėrdorin tė gjitha hiletė e mundshme. Gjithsesi, lojtarėt e mi ruajtėn qetėsinė, nuk ndodhi asgjė e jashtėzakonshme dhe nė fund arritėm tė merrnim tri pikė shumė tė rėndėsishme. Kur luan si profesionist, nė fund edhe fati ėshtė nga ana jote". Nė fund, trajneri ka shpjeguar edhe lojėn e dobėt tė holandezėve: "Pėr tė zhvilluar njė ndeshje tėrheqėse nevojiten qė tė dyja skuadrat tė dėshirojnė tė luajnė futboll. Por, kundėrshtarėt tanė ishin shumė tė tėrhequr nė mbrojtje dhe kjo shkaktoi njė situatė shumė tė vėshtirė pėr ne".

    Sponsored content


    SHQIPERI - Hollande Empty Re: SHQIPERI - Hollande

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 16:01