Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pashja: Po vuajmė pėr “lojtarin gol”

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Pashja: Po vuajmė pėr “lojtarin gol”

    Mesazh nga kliti prej Fri Oct 26 2007, 13:00

    Mesfushori i majtė dhe kapiteni i Shkumbinit, Lorenc Pashja, ashtu sikurse bardhekaltėrtit e tjerė, ėshtė duke e “qarė” barazimin e e sė dielės me Flamurtarin, nė Peqin. Sipas tij, ishte e pafalshme qė Shkumbini tė linte pikė nė fushėn e vet, kur po pretendohej ngushtimi i diferencės sė pikėve me skuadrat kryesuese tė kampionatit. Ky barazim, sipas kapitenit, ka qenė njė “shuplakė” e fortė pėr peqinasit. Pashja thotė se skuadra po vuan pėr njė sulmues, i aftė tė shėnojė nė portėn e kundėrshtarit. “Pėrtej defekteve qė patėm nė atė ndeshje, krijuam raste pėr tė shėnuar, qė nuk u finalizuan me gol. Ajo qė po vuajmė pėr momentin ėshtė mungesa e njė “lojtari gol”, i cili tė dėrgojė topin pėtej vijės sė portės kundėrshtare” ėshtė shprehur kapiteni. Pashja nėnvizon faktin se, mė tepėr nga kundėrshtari, “meritėn” pėr barazimin e kishin vetė peqinasit, qė bėnė shumė gabime gjatė ndeshjes. Pas barazimit me Flamurtarin, skuadra peqinase ka zbritur njė shkallė mė poshtė nė tabelėn e renditjes, ndėrkohė qė ėshtė thelluar diferenca e pikėve ato qė udhėheqin kampionatin. Por kjo nuk do tė thotė se Shkumbini ka hequr dorė nga objektivi. “Do tė luajmė deri nė fund edhe duke shpresuar nė mundėsitė dhe forcat tonė, duke bėrė ēmos tė fitojmė dhe nė transfertė” shton Pashja. “Ka ende shumė ndeshje pėr tė luajtur dhe ngjitja mė lart nė renditje ėshtė plotėsisht e mundshme. Pėr mė tepėr, skuadra jonė ka njė pėrbėrje lojtarė cilėsorė, qė duhet ta thonė fjalėn e tyre”, thekson kapiteni. Ndeshjen e radhės Shkumbini do ta luajė me Skėnderbeun, nė Korēė. Megjithėse ėshtė njė skuadėr qė mban vendin e fundit nė renditje dhe do tė luajė me mungesėn e tifozėve, ndeshja nuk konsiderohet e lehtė pėr t’u fituar. “Skėnderbeu ka njė grup futbollistėsh tė mirė, tė cilėt do tė kėrkojnė tė ndėrpresin serinė e ndeshjeve negative. Por ne duhet tė bėjmė detyrėn tonė dhe tė fitojmė. Edhe herė tė tjera nė Korēė kemi zhvilluar ndeshje tė mira dhe rezultative, ndaj shpresojmė tė dalim tė fituar edhe kėtė radhė” shton Pashja”. Vėshtirėsinė e ndeshjes me Skėnderbeun, Pashja e lidh edhe me qenien nė pankinėn e skuadrės korēare tė teknikut Sejdini, qė e njeh mjaft mirė Shkumbinin. “Megjithatė, dotė luajmė pėr tė marrė maksimumin e pikėve, qė pėr ne janė tė nevojshme si “oksigjeni” pėrfundon kapiteni peqinas.

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40