Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shorti pėr Botėrorin 2010, Shqipėria nė vazon e katėrt

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Shorti pėr Botėrorin 2010, Shqipėria nė vazon e katėrt

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Oct 25 2007, 13:07

    Shorti pėr Botėrorin 2010, Shqipėria nė vazon e katėrt
    Kuqezinjtė ngjiten me tetė vende nė renditjen e FIFA-s
    Shqipėria













    konsolidon pozitat e saj drejt objektivit pėr t‘u ngjitur nė vazon e
    katėrt pėr shortin e grupeve eliminatore nė Botėrorin 2010. Pas dy
    rezultateve pozitive tė arritura nė kualifikueset e Kampionatit
    Europian, skuadra e drejtuar nga Oto Bariē ka bėrė tetė "hapa" pėrpara
    dhe tashmė klasifikohet si forca e 70 nė botė. Barazimi nė fushėn e
    Sllovenisė, por mbi tė gjitha rezultati 1-1 i arritur nė "Qemal Stafa"
    pėrballė Bullgarisė, rritėn kuotat e kuqezinjve e tashmė ata kanė 35
    pikė mė shumė se nė renditjen e FIFA-s nė muajin shtator dhe shpresat
    pėr tė mbajtur kėtė pozicion (ekzistojnė shanset qė tė ngjitemi edhe mė
    shumė) janė tė mėdha. Kjo, pėr faktin se nė 17 nėntor, nė Tiranė do tė
    vijė Bjellorusia, tė paktėn nė letėr tri pikėt janė tė sigurta, ndėrsa
    katėr ditė mė pas luhet nė fushėn e Rumanisė, e rezultati pozitiv nuk
    duket tabu. Skuadra, e udhėhequr nga Mutu, ėshtė kualifikuar e para nė
    Grupin G dhe ka "simpati" pėr skuadrėn tonė, pasi rivali i tyre direkt,
    Bullgaria, ka lėnė pikė tė rėndėsishme pikėrisht nė dy pėrballjet me
    Shqipėrinė. Me kėtė renditje, pėrfaqėsuesja ėshtė vetėm katėr pozicione
    larg klasifikimit rekord nė epokėn "Bariē" (nė gusht 2007 ishim tė
    66-ėt) dhe tetė vende mė poshtė rekordit absolut nė renditjen mujore tė
    FIFA-s (kur skuadrėn e drejtonte gjermani Brigel), vendi i 62-tė nė
    gusht 2006.





    Evropė




    Paralelisht me ngritjen prej tetė vendesh nė renditjen botėrore,
    skuadra jonė ėshtė ngritur edhe nė renditjen e UEFA-s, pėr
    pėrfaqėsueset evropiane. Nga vendi i 36 nė "kontinentin e vjetėr",
    tashmė Shqipėria renditet e 34-ta nė kuotėn e 455 pikėve. Me kėtė
    klasifikim, tė paktėn momentalisht mbajmė vendin nė vazon 4, nė tė
    cilėn pėrfshihen skuadrat nga vendi 28 (Bosnjė- Hercegovina) deri nė
    vendin 36 (ku tashmė pozicionohet Maqedonia). Gjithsesi, asgjė nuk mund
    tė cilėsohet si e pėrfunduar, pasi lėvizjet nė zonėn evropiane janė
    shumė tė mėdha. Mjafton tė shohėsh renditjen e kėtij muaji pėr tė parė
    se vetėm nė dy ndeshje Gjeorgjia, Moldavia, por edhe Qipro kanė bėrė
    hapa gjigant pėrpara, pas fitoreve nė eliminatoret e Euro 2008.





    Grupi G




    Renditja e publikuar dje nga FIFA ka sjellė tė tjera lajme pozitive pėr
    kuqezinjtė. Tė gjithė kundėrshtarėt tanė direkt nė garėn pėr vazon e
    katėrt kanė pėsuar rėnie tė ndjeshme. Sllovenia tashmė renditet e 76-ta
    nė botė (duke zbritur njė vend mė poshtė), ndėrkohė qė nė renditjen e
    UEFA-s e sheh veten nė vendin e 37-tė: -2 pozicione. Nėse qėndron nė
    kėtė vend deri nė fund, skuadra e Matjazh Kek rrezikon qė nė shortin e
    25 nėntorit nė Afrikėn e Jugut ta shohė veten nė vazon e pestė. Po kaq
    e keqe ėshtė edhe situata e Bjellorusisė: humbja 0-1 nė shtėpi me
    Luksemburgun ka qenė njė goditje shumė e fortė. Nga vendi i 75-tė nė
    botė ata kanė zbritur nė tė 94-in, ndėrsa nė Evropė ata kanė rėnė nga
    vendi i 34-t nė tė 43-in. Ulje ka pasur edhe Holanda, qė tashmė e sheh
    veten e shtata nė botė, Rumania ka qėndruar konstante nė vendin e 12,
    ndėrsa Bullgaria ėshtė ngritur me njė pozicion dhe ėshtė e 34-a.





    Kundėrshtarėt






    Kuqezinjtė, tė favorizuar edhe nga rivalėt




    Gara pėr njė vend nė vazon e katėrt nė shortin e eliminatoreve tė
    Botėrorit 2010 ėshtė krejtėsisht e hapur, pasi janė shumė ekipe qė
    pretendojnė pėr njė vend. Pavarėsisht rezultateve tė Shqipėrisė nė dy
    takimet e radhės ndaj Bjellorusisė dhe Rumanisė, shumė gjėra do tė
    pėrcaktohen edhe nga rezultatet e rivalėve tė kuqezinjve. Nė fakt,
    ndeshjet e muajit nėntor favorizojnė kombėtaren e drejtuar nga Bariē,
    pasi njė pjesė e ekipeve tė vazos sė 5-tė do tė luajnė vetėm njė takim,
    ose do tė ndeshen me skuadrat mė tė forta nė grup. Islanda, njė nga
    rivalėt mė tė afėrt tė kuqezinjve nė renditjen e FIFA-s, do tė luajė
    vetėm njė ndeshje ndaj Danimarkės, ku fqinjėt e tyre nordikė kėrkojnė
    njė fitore pėr tė ėndėrruar ende pėr njė kualifikim nė EURO 2008.
    Maqedonia, skuadra qė aktualisht mban vendin e fundit nė vazon e
    katėrt, ka dy pėrballje mjaft tė vėshtira me Anglinė dhe Izraelin dhe
    nė rast humbjesh, do tė vazhdojė tė qėndrojė pas pėrfaqėsueses tonė.
    Armenia do tė luajė kundėr Portugalisė dhe Kazakistanit, ku vetėm me
    kėtė tė fundit ka shanse reale pėr tė marrė fitore, ndonėse me njė
    koeficient tė ulėt. Ndėrkohė, Letonia do tė pėrballet me Lihtenshtejnin
    dhe Suedinė, ku mjafton njė humbje me skuadrėn e Ibrahimoviē qė ajo tė
    mbetet pas Shqipėrisė, pasi diferenca me pikė nė renditje ėshtė shumė e
    madhe. Njė situatė e njėjtė edhe pėr Lituaninė, e cila ka shumė
    diferencė pikėsh nga kombėtarja jonė dhe vetėm nė rast fitoreje ndaj
    Gjeorgjisė dhe Ukrainės mund tė na arrijė apo kalojė nė renditje. Por
    lajme tė mira vijnė edhe nga skuadrat qė gjenden sipėr kuqezinjve nė
    renditje. Moldavia luan vetėm njė ndeshje kundėr Hungarisė, ndėrsa
    Uellsi ka dy takime tė vėshtira kundėr Irlandės dhe Gjermanisė. Njė
    situatė po kaq tė komplikuar ka edhe Qipro, qė do tė ndeshet me
    Gjermaninė dhe Ēekinė, dy skuadra qė pavarėsisht kualifikimit nė EURO
    2008, luftojnė pėr vendin e parė nė grup. Nėse kuqezinjtė e drejtuar
    nga Oto Bariē bėjnė detyrėn ndaj Bjellorusisė me 17 nėntor, atėherė
    vazoja e katėrt duket thuajse e siguruar.







    Renditja Evropiane




    Skuadra P



    29. Sllovaki 600



    30. Belgjikė 577



    31. Qipro 556



    32. Uells 521



    33. Moldavi 497



    34. Shqipėri 455



    35. Gjeorgji 447



    36. Maqedoni 423



    ------



    37. Slloveni 422



    38. Islandė 410



    39. Armeni 400



    40. Letoni 386



    41. Austri 382



    42. Lituani 380



    43. Bjellorusi 358


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:30