Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:46

    Alban Bushin duan ta perzene nga Greqia

    Alban Bushi (ose Bushaj, sic eshte ne pasaporte) rrezikon te perzihet nga Greqia, por dokumentacioni i tij duket se eshte i rregullt. Nje “fshese” qe kercenon sulmuesin shqiptar, vec nje dite pasi ai beri gjeste josportive ne ndeshjen Apollon Kallamarja-Panathinaikos (1-1), ndeshje ku ka pasur edhe probleme me lojtarin kundershtar, Papadopulos, ndersa eshte sulmuar nga lojtare te tjere te Panathinaikosit. Gazeta greke, “Supersport” ben te ditur se ka nisur hetimi per te pare nese Bushi eshte i pajisur me lene pune normale apo jo. “Gjykata Supreme, e kryesuar nga Kanellopullos, ka vendosur ne nise hetimet paraprake per Alban Bushin, - shkruan gazeta, - nese ai nuk ka leje pune per ne Greqi, duhet te perzihet”. Apolloni ka reaguar duke deklaruar se cdo gje qe ka te beje me dokumentacionin e Bushit eshte ne rregull, ai ka leje qendrimi nga 26 shtatori i vitit te kaluar deri me 25 shtator 2007”. Kallamarja, sidoqofte, ka denuar sjelljen e Bushit dhe ka deklaruar se do te marre masa disiplinore brenda klubit ndaj tij.

    Nderkaq, “sport24” shkruan se “policia ka kontrolluar dokumentet e tij dhe ato kane qene ne rregull”. Sipas “Albania sportit”, gjate ndeshjes ne Selanik, “Bushi, mesa duket, peshtyu sulmuesin kundershtar, Papadopulos, i cili reagoi dhe e goditi ne fytyre. Arbitri pa vetem goditjen dhe nxorri kartonin e kuq per lojtarin e Panathinaikosit, duke lene me 10 lojtare skuadren mike”. Komisioni i Disiplines i Superliges greke eshte mbledhur menjehere dhe e ka pezulluar gjyqtarin per gjithe sezonin.

    Albani rrezikon pezullim deri ne fund te vitit

    Sulmuesi i Kallamarjase mund te pezullohet deri ne fund te sezonit per veprimet e pahijshme te se dieles. Kete e ben te ditur faqja greke “sport24”, e cila komenton se kjo percaktohet nga rregullorja e Federates Greke te Futbollit. Komisioni i Disiplines mund te bazohet ne pamjet filmike, sepse keto kane qene te vetmet qe kane kapur peshtymen e Bushit ndaj Papadopulosit.

    Fri Apr 20, 2007


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:47

    Shtyhet vendimi per te enjten tjeter , Bushi ne fushe kunder Atromitos



    Gjykata sportive e superliges greke, ka shtyre diten e perballjes se sulmuesit shqiptar me kete organ kompetent. Ky takim do te behet javen tjeter, per arsye se vete pala e skuadres se sulmuesit shqiptar ka bere nje kerkese te tille per arsye se avokati kryesor i Bushit nuk mund te merrte pjese pasi mungonte jashte Greqise. Lajmi jepet nga siti grek sportdog.gr

    Ky eshte nje lajm shume i mire per sulmuesin shqiptar dhe per skuadren e tij te Apollon Kalamariase. Perderisa Loku nuk eshte denuar kjo do te thote se ka te drejte te marre pjese ne ndeshjen e ardhshme te skuadre se tij kunder Atromitos ne kete fundjave. Skuadres se Lokut i duhet nje 3 pikesh per te siguruar mbijetesen ne superligen greke dhe me sa duket, benjamini i skuadres, Alban Bushi do ta marre persiper kete gje ne kete ndeshje ashtu si dhe ne 6 ndeshjet e fundit ku ka shenuar 6 gola rrjesht.

    Megjithate Alban Bushi rrezikon nje pezullim shume te rende per gjeste dhe fyerje antisportive, qe shkelin shume nene sportive greke por me i rendesishmi eshte neni 92 i KAP, i cili mund ti jape 3 vjet pezullim nga te gjitha aktivitetet sportive.

    Fri Apr 20, 2007


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:48

    Skela kundėr Shalkes feston 100 nė Bundesligė


    ASA (Albania Sport Agency) - Nėse Ervin Skela do tė luajė kundėr Shalke 04 qoftė edhe njė minutė, takim i programuar pėr ditėn e shtunė, mė 21 prill nė “Arena auf Shalke”, fantazisti shqiptar do tė plotėsojė njė shifėr shekullore nė aktivizimet e tij nė Bundesliga 1: 100 ndeshje.

    30-vjeēari Skela, i cili erdhi nga skuadra e Serisė A italiane, Askoli, ka zhvilluar deri tani 99 ndeshje nė Bundesliga (12 gola) dhe 127 takime nė Bundesliga 2 (32 gola).

    Skela ka luajtur nė Gjermani pėr Kaiserslautern, Arminia Bielefeld, Eintaht i Frankfurtit, si dhe me modestėt e Waldhof Mannheim, Chemnitzer, Erzgebirge Aue dhe 1. FC Union Berlin Nė Shqipėri, Skela, i cili gėzon dhe nėnshtetėsinė italiane ka luajtur me Flamurtarin dhe Tiranėn.

    Fri Apr 20, 2007


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:48

    Lorik Cana, njė kapiten edhe kur nuk ka shiritin


    Mesfushori Lorik Cana ėshtė padyshim njė nga liderėt e Olimpikut tė Marsejės dhe ndonėse nuk mban shiritin e kapitenit, sillet si i tillė nė fushėn e lojės. Nė ndeshjen e fundjavės mes Olimpikut tė Marsejės dhe Trua, u zhvillua njė skenė shumė interesante qė tregon mė sė miri sjelljen e Canės dhe faktin qė edhe kapiteni Habib Beje respekton udhėzimet e tij. Mesfushori shqiptar u inatos dukshėm me shokun e skuadrės, Toifilou Maoulida, pasi gjyqtari akordoi njė faull nė dėm tė shqiptarit pas njė ndėrhyrjeje tė parregullt. Nė atė moment, Cana u kthye nga Maoulida dhe i shpjegoi se ai duhej tė zhvillonte presing ndaj mesfushorėve kundėrshtarė dhe jo tė ndodhte e kundėrta, pasi detyra e shqiptarit ishte tė rreshtohej para mbrojtjes. Maoulida, i ēuditur nga ky reagim, u kthye nga kapiteni Beje duke kėrkuar qė ta mbėshteste nė kėtė debat brenda skuadrės. Por edhe Beje dha tė njėjtin shpjegim si Cana, duke e udhėzuar sulmuesin qė tė ndiqte udhėzimet e sapodhėna. Pas ndeshjes, mediat franceze kanė vlerėsuar paraqitjen e futbollistit edhe nga ky aspekt, duke e cilėsuar atė si njė trajner tė dytė nė fushė.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:49

    Marseja e Canes nenkampione e Frances dhe Champions L.


    - Skuadra Franceze e Olimpik Marsejes ka vazhduar serine e fitoreve duke mbajtur vendin e fyte ne klasifikimin e kampionatit francez. Keshtu ne ndeshjen e fundit te Liges 1, skuadra e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana ka fituar ne shtepine e saj kunder skuadres se Sedanit, me rezultatin 1:0.Goli eshte shenuar ne minuten e 61' me ane te Nasri. Ky mund te quhet nje sezon shume i mire per Marsejen e cila kishte nje fillim kampionati shume te dobet por arriti te ndryshje lojen e saj dhe te dilte nenkampione e Frances, duke siguruar keshtu nje vend direkt ne grupet e Champions League. Cana si gjthmone ishte titullar dhe u aktivizua per 90' minuta, ku dhe per kete ndeshje nuk u ndeshkua me karton te verdhe.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:50

    Tifozet e Katanias “votojne” Bogun

    Qe Erjon Bogdani eshte nje nga sulmueset me te kerkuar ne “merkaton” e veres ne Itali (perfshire Serine A dhe B) kjo dihet. Por, qe ai te kthehet ne me te “dashurin” per tifozet e Katanias, nje gje e tille as vete “bomberit” shqiptar nuk do t’i kishte shkuar ne mendje. Si eshte e mundur? Shume e thjeshte per t’u shpjeguar. Kane qene plot 1000 titfoze te Katanias, te cilet, te ne nje sondazh te bere nga faqja zyrtare e klubit sicilian ne internet, kane votuar si me te preferuarin e repartit te vijes se pare pikerisht ate, Bogdanin. Keshtu, pervecse pelqehet nga fansat e Verones (qe bejne “kryq” per te), por edhe ata te Rexhines dhe Sienes, Bogu tani eshte kthyer ne “ikonen” edhe te fansave siciliane. Mund te shkoje? Kurre nuk thuhet kurre, aq me teper kur Katanias do t’i largohet pikerisht nje nga sulmueset kryesore, si Spinezi, i cili mund te perfundoje tek Udineze, pare faktin se do te largohet Iakuinta. Edhe Bogdani ka marre nje oferte nga klubi friulan, por edhe nga shume klube te tjera italiane, si Xhenoa, apo Sampdoria dhe Fiorentina.



    Lacio “shet” Taren per Biankin

    Rolando Bianki, sulmuesi i Rexhines ka nisur te “pushtoje” “zemrat” e skuadrave me te medha italiane. Nje gje e tille ka bere qe Lacio te nise te shohe te gjiha mundesite per ta marre ate ne skuadren e sezonit 2007?08. Por, per ta bere kete, skuadra e Lotitos duhet te privohet nga nje sulmues. I pari qe do te largohet, por me deshiren e tij, eshte Tomazo Roki, i cili do te shkoje tek Barcelona. Pandev nuk preket, keshtuqe “lapsi” edhe kete here, per te bere shkembimin e “mallit” do te jete sulmuesi shqiptar, Igli Tare. Lacio e ka vene kartonin e tij ne “tavolinen” e Rexhines, teksa nga ana tjeter, klubi kalabrez, per te leshuar sulmuesin e kalibrit ka kerkuar edhe dicka shtese. Nuk eshte menduar dy here Lotito dhe, pervec Tares, ka vendosur qe t’i jape Rexhines edhe gjysmen e kartonit te Foxhias. Nuk dihet ende nese Tare do te pranoje te shkoje tek Rexhina, por per nje sulmues si Bianki, Lacio mund te kete me mijera menyra per ta bindur.



    Hamburgu do 400 mije euro per Berishen

    Sulmuesi i kombetares kuqezi, Besart Berisha, sezonin e ardhshem mund te kaloje per llogari te Energi Kotbus. Nje lajm i tille eshte bere i ditur dje nga mediat gjermane, sipas te cilave, me shume mundesi, lojtari do te jete pjese e skuadres se Kotbusit, pra atje ku luan edhe Ervin Skela. Por, problemi i vetem mbetet shifra qe Hamburgu kerkon per te leshuar Berishen. Deri perpara pak muajsh lojtari ishte thuajse i lire, teksa vete drejtuesit e HSV?se kane pranuar se ata do ta lene te lire futbollistin shqiptar qe te firmose me cilen skuader te doje, pa ikerkuar asnje vlere kartonit te tij. Por, pas paraqitjes me kombetaren ne ndeshjen ndaj Anglise B, Berisha, cuditerisht eshte kthyer te jete serish nje lojtar i Hamburgut. Madje, skuadra e Stivens kerkon plot 400 mije euro per te leshuar lojtarin e saj, te cilin, jo me larg se nje muaj me pare, e ka kaluar tek amatoret e Liges Rajonale Gjermane. Pra, nese Kotbusi do ta marre, atehere ai duhet te paguaje ne arken e klubit te Hamburgut plot 400 mije euro.[b]


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:50

    Zyrtare: Sajmir Ujkani firmos per 5 vjet me Palermon



    Pas shume zerave te merkatos ne itali, tani eshte zyrtare. Portieri i cili sapo ka marre nenshtetesine shqiptare Sajmir Ujkani. Pasi ka zhvilluar dy ndeshjet zyrtare me shpresat e shqiperise, 19 vjecari Ujkani, eshte larguar nga skuadra e dyte e Anderlehtit per te firmosur ne Serine A, per skuadren e Palermos. Kjo kontrate eshte 5 vjecare dhe fillon qe sezonin tjeter.

    Ujkani ka dale kampion me skuadren e U19 te Anderlehtit dhe ka kryer 10 ndeshje ne skuadren e dyte. Pra tani dyshes shqiptare te Serie A, Tare dhe Bogdani u shtohet dhe portieri Ujkani


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:51

    Fiorentina, Roma, Katania, Udinese dhe Kaljari, nė “luftė” pėr Bogdanin

    Dhe nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Kievo bie nė Serinė B dhe shumė skuadra tė Serinė A vihen nė gjuajtje tė futbollistėve mė tė mirė tė kėsaj skuadre. Erjon Bogdani ėshtė njė nga kėta tė fundit, i cili ėshtė vėnė nė krye tė listės sė merkatos pėr shumė menaxherė dhe drejtues klubesh. Fiorentina dhe Roma kanė qenė dy skuadrat e para qė kanė kėrkuar sulmuesin kuqezi. Teksa nė garė janė futur sė fundmi edhe Katania, Kaljari dhe Udinese. Kjo e fundit ėshtė vėnė nė lėvizje vetėm pasi nė krye tė pankinės ėshtė ulur Paskuale Marino, i cili ka nxjerrė si futbollistin e parė qė dėshironte pikėrisht Bogdanin. Ndėrkohė qė nė Katania tifozėt kanė hapur edhe njė sondazh pėr tė bindur drejtuesit e klubit qė ta blejnė futbollistit shqiptar. Ndėrsa dje e pėrditshmja italiane “Corriere dello sport” i kishte dedikuar dy faqe njė transferimi tė mundshėm tė sulmuesit shqiptar tė Kievos tek skuadra e Kaljarit. Presidenti Ēelino madje kishte bėrė nj ofertė zyrtare pėr Bogdanin dhe shpreson qė tė jetė pikėrisht ai zėvendėsuesi i hondurenit, David Suazo, i destinuar pėr t’u larguar nga ekipi


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:51

    Vlera e Lorik Canės, sa 1/4 e gjithė kombėtares

    Lorik Cana ka arritur rekordin e vlerės sė kartonit pėr njė futbollist shqiptar, teksa nė sitin e njohur transfermarkt.de ėshtė bėrė e ditur se ai ka shkuar nė 10 milionė euro. Rritja e vlerės sė tij ėshtė bėrė sidomos pas firmosjes sė kontratės me Olimpikun e Marsejės, qė tashmė pėrfundon nė vitin 2012. Mė pėrpara, vlera e kartonit tė tij ishte 8 milionė euro, duke qenė sėrish nė krye tė futbollistėve shqiptarė. Duke patur parasysh faktin se e gjithė kombėtarja shqiptare ka njė vlerė prej 39 milionė eurosh, ēerekun e kėsaj shume e mbulon vetėm Lorik Cana, qė ėshtė njėkohėsisht edhe futbollisti mė i paguar shqiptar, me njė kontratė qė shkon nė rreth 2 milionė nė vit. Nė vend tė dytė vazhdon tė renditet Erjon Bogdani, kartoni i tė cilit ėshtė 6.5 milionė


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 17:52

    Lorik Cana, i dyti mes mesfushorėve difensivė mė tė mirė tė vitit 2007


    Pas votimit tė tifozėve te "futboll.fr", pėrpara shqiptarit ėshtė vetėm Andrea Pirlo





    Lorik Cana ėshtė cilėsuar si njėri prej mesfushorėve difensivė mė tė mirė nė botė. Sipas njė sondazhi tė organizuar nga "futboll.fr", shqiptari ėshtė pozicionuar nė vendin e dytė. Vlerėsimet mė tė mėdha nga mijėra tifozėt qė kanė votuar i ka marrė mesfushori i Milanit dhe i Kombėtares italiane, Andrea Pirlo, ndėrkohė qė kuqeziu ka lėnė mbrapa emra si Mahmadu Diarra i Realit tė Madridit, Klod Makelele i Ēelsit dhe Ēesk Fabregas i Arsenalit. Ky vlerėsim ka kurorėzuar sezonin e jashtėzakonshėm qė Cana ka zhvilluar me Olimpikun e Marsejės, ku ka qenė njė nga futbollistėt mė tė spikatur qė kanė ndihmuar skuadrėn tė shpallet nėnkampione e Francės dhe tė sigurojė njė vend pėr nė Ligėn e Kampioneve.

    Lorik Cana pėrbėn lajm jo vetėm kur ėshtė nė fushėn e lojės, por edhe jashtė saj. Mesfushori, i cili aktualisht gjendet me pushime nė Dhėrmi sė bashku me tė fejuarėn, vazhdon tė vlerėsohet maksimalisht nė Francė. Sajti i njohur sportiv nė kėtė vend, "futboll.fr", ka bėrė njė sondazh pėr tė zgjedhur lojtarėt mė tė mirė tė vitit nė role tė caktuara. Nė pozicionin e mesfushorit difensiv, mė i miri sipas votave tė tifozėve ėshtė shpallur Andrea Pirlo. Fakti qė 28-vjeēari ėshtė shpallur kampion bote me Italinė dhe ka fituar Ligėn e Kampioneve me Milanin e ka avantazhuar sė tepėrmi nė kėtė garė. Menjėherė pas italianit, tifozėt kanė preferuar Canėn: sipas adresės elektronike, shqiptari ėshtė votuar nė masė edhe sepse rreth Olimpik Marsejės ka shumė simpati, nga tifozė nė tė gjithė Francėn. Kjo ėshtė arsyeja qė e ka renditur 24-vjeēarin pėrpara emrave tė afirmuar nė arenėn ndėrkombėtare si Diarra (Real Madrid), Makelele (Ēelsi), Fabregas (Arsenal) e Kambiaso (Inter). Ndėrkohė, nė votimet pėr tė pėrzgjedhur mesfushorin mė tė mirė me tipare mbrojtėse, Poulsen i Seviljas dhe Frings i Verder Bremenit nuk kanė tėrhequr vėmendjen e votuesve. Vlerėsimi i Canės nuk ėshtė i rastėsishėm edhe pėr faktin se lojtari ėshtė cilėsuar si Lojtari mė i Mirė i Marsejės nė kėto dy sezonet e fundit, madje nė mbylljen e kampionatit tė kaluar ai ėshtė pėrfshirė nė formacionin mė tė mirė tė Ligės franceze, duke pasur si zėvendėsues as mė shumė e as mė pak, por brazilianin Zhuninjo tė Lionit. Pėr tė plotėsuar tablonė e lojtarėve mė tė mirė, tifozėt kanė pėrzgjedhur Perer Ēeh (Ēelsi) si portierin e vitit dhe Xhon Arne Rise (Liverpul) dhe Daniel Alvesh (Sevilja) si mbrojtėsit e krahut mė tė mirė. Dyshja ideale e mbrojtėsve tė qendrės ėshtė shpallur Mekses-Nesta.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jul 03 2007, 22:03

    Vata dhe Pollozhani marrin numrat tek Koblenzi


    Pasi ka mbaruar merkaton e veres, skuadra e Bundesliges 2 , Tus Koblenz ka ndare numrat qe futbollistet e kesaj skuadre do te mbajne ne shpine gjate sezonit te ardhshem. Sic dihet, kjo skuader ka marre ne sherbimet e saj 2 futbolliste shqiptare.

    Behet fjale per Fatmir Vaten, veteranin kuqezi i cili kete vit la Arminian e Bielefeldit pas 6 vjetesh per tu transferuar tek Koblenzi, skuader ne te cilen gjeti ish trajnerin e tij, Uwe Rapolder, i cili kembenguli per blerejen e Vates nga Koblenzi.

    Lojtari tjeter vjen nga Maqedonia, dhe eshte Artim Pollozhani, i cili iku nga skuadra ''Makedonija'' per te vajtur ne skuadren gjermane. Pollozhani eshte aktivizuar dhe me kombetaren Maqedonase, dhe madje eshte aktivizuar deh ne miqesoren kunder Shqiperise.

    Te dy lojtaret shqiptare kane marre numrat e tyre, me veteranin Vata te marre numrin 11, dhe Pollozhanin numrin 9. Mesa duket sezonin e arshem do ti shohim dy futbollistet shqiptare te luajne ne krah njeri tjetrit.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Jul 06 2007, 00:18

    Salihi demtohet ne miqesoren e Riedit

    I pa fat ka qene aktivizimi i djeshem i sulmuesit shkodran te Sv Riedit, Hamdi Salihit. Ne miqesoren e zhvilluar dje, ku skuadra e tij priste skuadren e Steau Bukureshtit, pavaresisht se e ka filluar ndeshjen ne 11 titullare eshte detyruar te dale nga fusha e blerte qe ne minuten e 15'. Shkaku ka qene nje perplasje me koke me nje kundershtar, perplasje e cila ka sjelle nje plage ne koke per sulmuesin shqiptar. Plaga e gjakosur eshte qepur menjehere, dhe doktori ka larguar menjehere nga fusha e lojes. Shpresojme qe ky te mos jete ndonje demtim i rendesishem


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Jul 06 2007, 00:20

    Kapllani i etur si ujk, 4 gola ne miqesore

    3000 spektatoret qe jane ndodhur ne ndeshjen e pare miqesore te ketij sezoni te skuadres gjermane te Bundesliges 1 , Karlsruhe fc, kane pasur mundesine te ndjekin nje ndeshje interesante dhe me nje festival te pasur golash. Sic dihet ne skuadren e Karlsruhes aktivizohet dhe sulmuesi I kombetares shqiptare, Edmond Kapllani.

    Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 21:0 ne favour te skuadres se sulmuesit shqiptar, ndeshje ne te cilen Kapllani ka treguar se pavaresisht se ka qene per pushime , nuk e ka harruar aromen e golit. Sulmuesi kuqezi ka arritur te shenoje nje poker golash, para 4 nga 21 golat e skuadres se tij.Kapllani ka shenuar golat e 14, 15, 18 dhe 19.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Jul 06 2007, 00:23

    Kapiteni Lala do te mikprese Realin ne nje miqesore luksi

    Skuadra e kapitenit te kombetares shqiptare, Altin Lales, do te zhvilloje nje miqesore luksi ne prag fazes pergaditore te sezonin 2007-2008. Altin Lala, i cili eshte dhe kapiteni i Hanover 96, do te jete mikpritesi i nje prej skuadrave me te medha te botes. Behet fjale per skuadren e Realit te madritit, e cila do te zbarkoje ne AWD Arena me 31 Korrik. Altin Lala do te jete mikprites i disa nga yjeve me te medha europiane dhe boterore si: Van Nistelroi, Robinjo, Raul, Casillas, Diarra etj.Kjo ndeshje eshte e vlefshme per fazen pergatitore te dy skuadrave.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Jul 07 2007, 10:47

    Rijat Shala: “Ėndrra u bė realitet”

    Kaljari ėshtė kthyer nė dashurinė e re tė shqiptarėve. Ndėrsa nuk ka ditė qė trajneri Marko Xhampaolo tė mos lėshojė deklarata “dashurie” pėr sulmuesin e Kievos, Erjon Bogdani, si zėvendėsues tė David Suazos, njė tjetėr shqiptar, por me pasaportė zvicerane, Rijat Shala, ėshtė rekrutuar zyrtarisht si blerja mė e re e skuadrės ishullore tė Sardenjės, Kaljarit tė Serisė A.

    Shqiptari i nėntė

    Rijat Shala ėshtė futbollisti i nėntė shqiptar qė do tė luajė nė Serinė A. Pas Naim Kryeziut (AS Roma), Riza Lushtės (Juventus), Loro Boriēit (Lacio, Roma), Igli Tares (Breshia, Bolonja, Lacio), Erjon Bogdanit (Rexhina, Siena), Henri Shibės (Rexhina) Ervin Skela (Askoli), Samir Ujkani (nėnshkroi gjatė kėsaj vere me Palermon), Rijat Shala do tė jetė kuqeziu i radhės qė do tė aktivizohet nė elitėn e futbollit italian. “Ėndrra ėshtė shndėrruar nė realitet”, - pohon 23-vjeēari i lindur nė Prizren gjatė njė interviste tė dhėnė pėr sitin zyrtar tė klubit, me rastin e prezantimit si kuqeblu. “Jam shumė i lumtur dhe sė pari dėshiroj tė falėnderoj Kaljarin, shoqėrinė qė besoi te mua dhe mė dha mundėsinė tė vij dhe tė luaj nė Serinė A. Mund tė them mė tė vėrtetė se sot pėr mua ėndrra u kthye nė realitet”.

    “Luaj dhe portier”

    “E rėndėsishme ėshtė tė luaj, trajneri mund tė mė vendosė edhe nė portė, nėse dėshiron. Po bėj shaka, nga shokėt e rinj tė skuadrės njoh mirė Maruoēon, i cili ishte shoku im te Foxha. Jam shumė mik me Valon Behramin e Lacios, e njoh prej vitesh dhe mė pėlqen tė luaj me tė nė finalet e Kampionatit Europian verėn e ardhshme me bluzėn e Zvicrės. Unė besoj me tė vėrtetė dhe shpresoj se ky sezon do tė mė japė mundėsinė pėr t’u vėnė nė evidencė, e di se varet nga mua dhe nga kontributi qė do tė jem nė gjendje tė jap pėr Kaljarin, qė shpresoj se do tė jetė i rėndėsishėm”. Shumė entuziazėm pėr futbollistin e ri, i cili mezi pret debutimin e tij nė “Sant’ Elia”. Kaljari e pėrfundoi sezonin 2006-2007 nė vendin e 16, njė kampionat pėr t’u harruar dhe pėrveē largimit tė bujshėm tė Suazos te Interi, janė larguar edhe D’Agostino, Gobi, Pele, Kaēia, por presidenti Masimo Ēelino ėshtė kujdesur pėr njė numėr tė madh blerjesh tė reja: Matri (Rimini), Parola (Sampdoria), Fini (Askoli) janė disa nga emrat. Para disa ditėsh Kaljari arriti tė ketė nė bashkėpronėsi dhe me Interin, sulmuesin e Trevizos dhe tė Kombėtares U-21 italiane, Roberto Akuafreska, autorin i njė goli kundėr Shpresave tė Artan Bushatit me fitoren 4-1 tė Italisė U-21 me Shqipėrinė, e vlefshme pėr eliminatoret e Euro 2009-s pėr U-21.

    Arritje e madhe

    Kaljari, pa dyshim, mbetet njė arritje e madhe pėr Shalėn, pasi bėhet fjalė pėr njė skuadėr tė njohur tė Serisė A (kampione e Italisė nė sezonin 1969-1970), e themeluar nė vitin 1920 dhe ku mė parė kanė luajtur emra tė tillė si Xhixhi Riva, Xhanfranko Zola, Xhuzepe Pankaro, Kristiano Zaneti e deri te David Suazo. Dėshira e ish-lojtarit tė Foxhias tė Serisė C ėshtė e madhe. Shala (179 cm) ėshtė njė mesfushori i kompletuar qė mund tė mbulojė disa role, si organizator apo si mesfushor i djathtė, dhe kosovari shprehet i gatshėm. Shala sezonin e kaluar luajti pėr fanellėn e Foxhas, ku aktivizua nė 17 ndeshje. Shala ėshtė rritur nė Prizren si futbollist deri nė moshėn 20-vjeēare, ku dhe luajti pėr tre sezone pėr FK Prizrenin, pėrpara se tė transferohej nė Zvicėr te Lugano, Shafhausen e pėr tė mbėrritur mė pas te skuadra e njohur Grasshopers nė vitin 2003. Mė pas erdhi transferimi nė Itali te Salernitana (2004), pėr tė kaluar dy vite me Kampanian dhe pėr ta vazhduar mė pas te Foxha, nga ku erdhi dhe transferimi pėrfundimtar me titull tė plotė kartoni te Kaljari.



    Shqiptarėt qė kanė luajtur nė Serinė A



    1) Naim Kryeziu (1941-1942, Roma)

    2) Riza Lushta (1941-1942 Juventus)

    3) Loro Boriēi (1948-1949 Lacio, 1949-1950 Roma)

    4) Igli Tare (2000-2003 Breshia, 2003-2005 Bolonja, 20005-2007 Lacio)

    5) Erjon Bogdani (2000-2005 Rexhina, 2005-2006 Siena, 2006-2007 Kievo)

    6) Henri Shiba (2005-2006 Rexhina)

    7) Ervin Skela (2006-2007 Askoli)

    8 )Samir Ujkani (2007-2012 Palermo)

    9) Rijat Shala (2007-, Kaljari)


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Jul 07 2007, 19:37

    Dy ditėt e para nė klub, Berisha do Premier Ligėn



    Tifozėt dhe gazetat lokale kanė nisur tė shkruajnė vetėm pėr tė, natyrisht duke pasur parasysh edhe ndeshjen e 25 majit Angli-Shqipėri, ku kosovari ishte padyshim njė prej futbollistėve mė tė mirė nė fushėn e lojės

    Besart Berisha ka kaluar dy ditėt e tij tė para nė klubin e ri tė Burnley-t dhe qė tani sulmuesi i kombėtares shqiptare ka nisur tė shihet si njė prej atyre elementėve qė mund tė ngjisin skuadrėn nė Premier Ligė sezonin e ardhshėm. Tifozėt dhe gazetat lokale kanė nisur tė shkruajnė vetėm pėr tė, natyrisht duke pasur parasysh edhe ndeshjen e 25 majit Angli-Shqipėri, ku kosovari ishte padyshim njė prej futbollistėve mė tė mirė nė fushėn e lojės.

    "Ne nuk e dimė se cilat janė synimet e Burnley-t pėr kėtė sezon, por kam punuar me Besartin nė 5 vitet e fundit dhe e di qė ai ėshtė njė futbollist qė do tė marrė gjithnjė maksimumin nga vetja", ka thėnė agjenti i shqiptarit, Hener Janzen. "Jam i sigurtė se nėse do ta pyesni atė pėr synimet, do t'u thojė arritja e Premier Ligės me Burnley-n", shtoi Jenzen.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Jul 09 2007, 19:46

    Tifozėt duan Canėn kapiten


    Ndeshja e parė miqėsore e pėrgatitjeve verore pėr Lorik Canėn ėshtė mbyllur me suksesin 3-2 tė Olimpikut tė Marsejės ndaj Bordosė. Nė kėtė ndeshje, Lorik Cana ka mbajtur shiritin e kapitenit, ndėrsa ka ndryshuar edhe fanellėn, duke mbajtur atė me numrin 6. Por duket se njė gjė e tillė i ka tėrhequr tifozėt marsejezė, tė cilėt kanė kėrkuar nė forumet e tyre qė Cana tė jetė kapiten nė sezonin e ardhshėm. Pėr tė shpjeguar mė mirė arsyet e tyre pse futbollisti shqiptar duhej tė mbante shiritin, ata kanė kujtuar se nė ndeshjen kundėr Bordosė, pas dėmtimit tė Nasri, ishte Cana qė e mbajti nė krahė duke e larguar nga fusha, derisa u afrua stafi mjekėsor.


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Jul 28 2007, 21:00

    Shume urime per Lorik Canen, sot 24 vjec

    Lorik Cana ka lindur pikerisht me kete date 27 korrik 1983 ne Prishtine,

    Kosove. I ardhur nga ekipi i Lozanes se Zvicres ne France, pasi ka firmosur si profesionist me PSG-ne,qysh nga sezoni 2002-2003 dhe deri tani qe eshte pjesetar i ekipit te Marsejes,ai ka pasur vetem suksese ne karrieren e tij,eshte idhull i tifozerise Marsejeze,eshte cilesuar nga revista e mirenjohur France-Football per sezonin qe kaloi,si mesfushori i dyte ne evrope difensiv me i mire mbas Andrea Pirlos,eshte cilesuar gjithashtu edhe ne njembedhjeteshen me te mire te lojtareve ne France, eshte shpallur ambasador i paqes per UNDP ( i pari Zidan,i dyti Cana dhe i treti Drogba ),eshte padyshim lojtari me i mire i ekipit tone kombetar per momentin.Pra ketyre sukseseve i urojme qe ti shtohen edhe shume te tjera ne karrieren e tij si futbollist dhe ne jeten e tij.

    U befsh 100-vjeē dhe me 100 gola uron stafi i ksshkumbini.com


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Jul 28 2007, 21:03

    Merkatoja e futbollisteve te Kombetares. Ku ndodhen?Gjashtėmbėdhjetė lojtarė tė Kombėtares shqiptare tė futbollit ripėrtėritėn kontratat me klubet e tyre, shtatė nėnshkruan pėr klube tė reja dhe katėr tė tjerė janė ende nė vorbullėn e merkatos verore, nė kėrkim tė destinacioneve tė reja nė krahasim me sezonin 2006-2007.

    Portierėt

    Njė lojtar i rikonfirmuar, njė i dytė me ekip tė ri dhe i treti nė kėrkim tė njė skuadre tė madhe. Nėse Isli Hidi, portieri i dytė i Kombėtares, rikonfirmoi veten pėr tė katėrtin sezon te kampionia e Shqipėrisė, Tirana, opsioni numėr njė i kuqezinjve, kosovari Arjan Beqaj, i cili pėr dy sezone me radhė mbrojti ngjyrat qipriote tė Anorthosis Famagustės, ėshtė nė kėrkim tė njė ekipi tė ri. Beqaj luajti dje nė Kupėn UEFA kundėr Vardarit tė Shkupit. Lajmet mė tė fundit e shohin atė pranė Olimpikut tė Marsejės, ku rekomandimi i fortė i Lorik Canės, zėvendėskapitenit tė klubit mė tė njohur francez, ishte thelbėsor. Alternativa e tretė e Kombėtares, Ilion Lika, i thirrur rregullisht nga ish-trajneri i Kombėtares shqiptare gjermani Hans Peter Brigel dhe i braktisur sė fundi nga kroati Oto Bariē (ndikoi edhe pėrjashtimi i Likės nga klubi i Dinamos) nėnshkroi para dy ditėsh njė kontratė 1-vjeēare me Elbasanin, kampionin e sezonit 2005-2006.

    Mbrojtėsit

    Armend Dallku e Debatik Curri edhe pėr sezonin qė porsa filloi nė Ukrainė janė pjesė e titullarėve tė Vorskla Poltavės, ashtu si Elvin Beqiri vazhdon tė jetė pjesė e Metalurgut nė kampionatin ukrainas. Me pėrjashtim tė Endri Vrapit, i cili u transferua nga nėnkampionia e Shqipėrisė Teuta te kampionia Tirana, asnjė lėvizje nuk pati nga mbrojtėsit e thirrur nga Bariē nė ndeshjet kundėr Sllovenisė, Bullgarisė, Anglisė B dhe Luksemburgut. Kristi Vangjeli do tė kontribuojė pėr Arisin dhe veterani Altin Haxhi pėr Ergotelisin. Erion Xhafa, njė tjetėr kontigjent i Kombėtares, u transferua nga Dinamo te Tirana, ndėrkohė qė lėvizja nė kahun e kundėrt i pėrket Arian Pishės nga Tirana qė kontribuoi pėr dy sezone te dashuria e tij e vjetėr, Dinamo.

    Mesfushorėt

    Lorik Cana firmosi deri nė vitin 2010 me Marsejėn nė Francė, Ervin Skela ėshtė shndėrruar nė titullar tė padiskutueshėm te Energi Kotbus nė Gjermani, Altin Lala u rizgjodh kapiten me Hanover 96 dhe Edvin Murati e ripėrtėriti edhe pėr njė vit kontratėn me Panserraikosin e Kategorisė sė Dytė greke. Edhe nga lojtarėt e kampionatit shqiptar ka pasur pak “bujė” transferimesh. Kapiteni i Tiranės, Devi Mukaj, edhe pėr sezonin e ri nuk mund tė jetė veēse bardheblu, ndėrkohė qė Klodian Duro, mesfushori tjetėr i Tiranės, ėshtė nė tratativa me klubin grek tė Verias. Dy lėvizjet e “kolonisė” sė mesfushorėve i pėrkasin Ervin Bulkut dhe Julian Ahmatajt. Ish-shkatėrruesi i Tiranės, Bulku, firmosi njė kontratė dyvjeēare me Kribvasin ukrainas ku militojnė edhe ish-lojtarėt e Partizanit dhe tė Kombėtares (nė kohėn e Brigelit), Dorian Bylykbashi dhe Henri Ndreka. Lėvizja e Ahmatajt ėshtė mė e thjeshtė. Elbasanasi i Dinamos ėshtė rikthyer pas njė sezoni tė dėshtuar me blutė te Dinamo.

    Sulmuesit

    Nėse Edmond Kapllani, ashtu si Cana, ripėrtėriti kontratėn deri nė vitin 2010 me Karlsruhen e porsangjitur nė Bundesliga 1, Alban Bushi, golashėnuesi mė i mirė historik i kuqezinjve (14 gola), nėnshkroi edhe pėr tre sezone me Apollon Kallamarjanė, ekipin selanikas tė Superligės greke. Hamdi Salihi mbetet edhe pėr kėtė sezon titullar te nėnkampionėt e Austrisė, SV Ried. Vija sulmuese ėshtė nė vazhdėn e disa zhvillimeve. Transferta e bujshme i pėrket Besart Berishės. Kosovari, i cili doli jashtė planeve tė skuadrės sė parė tė Hamburgut, nėnshkroi pėr anglezėt e Bėrnlit, skuadėr qė merr pjesė nė Championship (Kategoria e Dytė angleze). Nė kėrkim tė njė skuadre tė re janė Erion Bogdani, i cili pas rėnies sė Kievos nė Serinė B ėshtė i lidhur me disa destinacione njėherėsh: Udineze, Kaljari, Rexhina, Napoli, Palermo. Njė tjetėr lojtar i pasistemuar akoma ėshtė edhe Daniel Xhafaj. Vlonjati u testua pa sukses te Rapidi i Vienės dhe mbetet nė tratativa tė dyshimta te rusėt e Amkar.



    Lojtarėt e Kombėtares



    Tė rikonfirmuar

    Lorik Cana, Olimpik i Marsejės (Francė)

    Ervin Skela, Energi Kotbus (Gjermani)

    Edvin Murati, Panserraikos (Greqi)

    Altin Lala, Hanover 96 (Gjermani)

    Devis Mukaj, Tirana (Shqipėri)

    Isli Hidi, Tirana (Shqipėri)

    Armend Dallku, Vorskla Poltava (Ukrainė)

    Nevil Dede, Tirana (Shqipėri)

    Debatik Curri, Vorskla Poltava (Ukrainė)

    Blerim Rrustemaj, Borusia Mėnshengladbah II (Gjermani)

    Kristi Vangjeli, Aris (Greqi)

    Altin Haxhi, Ergotelis (Greqi)

    Elvin Beqiri, Metalurg Donteskt (Urkainė)

    Edmond Kapllani, Karlsruhe (Gjermani)

    Alban Bushi, Apollon Kallamarja (Greqi)

    Hamdi Salihi, SV Ried (Austri)



    Klube tė reja

    Besart Berisha, Bėrnli (Angli)

    Ervin Bulku, Vorskla Poltava (Ukrainė)

    Ilion Lika, Elbasani (Shqipėri)

    Arian Pisha, Dinamo (Shqipėri)

    Endri Vrapi, Tirana (Shqipėri)

    Erion Xhafa, Tirana (Shqipėri)

    Julian Ahmataj, Elbasani (Shqipėri)



    Nė kėrkim

    Arian Beqaj, Olimpik i Marsejės? (Francė)

    Klodian Duro, Veria? (Greqi)

    Erion Bogdani, Kievo? (Itali)

    Daniel Xhafaj, Amkar? (Rusi)


    _________________

    Sponsored content

    Re: FUTBOLLISTET SHQIPTARE NEPER BOTE

    Mesazh nga Sponsored content Today at 19:32


      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:32