Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, pergatitetje per startin e ri

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Magani, pergatitetje per startin e ri

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Oct 16 2007, 13:13

    Magani, pergatitje per startin e ri

    Ka shprehur pakenaqesine trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, per ecurine e deritanishme te skuadres, si persa u takon rezultateve, ashtu dhe per nivelin e lojes. Sipas Maganit, nje nga shkaqet, qe skuadra e tij nuk ka arritur ate qe pritej prej saj, eshte mungesa e pergjegjesise qe kane reflektuar titullaret e formacionit baze. "Sa kohe qe drejtoj Shkumbinin, mesfusha nuk me ka bindur. Kane ndikuar dhe mungesat e disa futbollisteve per demtime e shkaqe te tjera - shprehet Magani, - por skuadres i mungon dhe nje lider i vertete ne fushen e lojes". Trajneri nenvizon se edhe mesfushoret e krahut, ku i eshte dashur te eksperimentoje ndeshje per ndeshje, nuk kane qene ne lartesine e detyres se tyre, sidomos ne drejtim te mbeshtetjes se sulmit. Dobesi tjeter, sipas trajnerit, eshte vene re dhe ne finalizimin e aksioneve sulmuese. "Pavaresisht vlerave qe kane, lojtaret tane, sidomos sulmuesit, kane vuajtur shume nga semundja e shnderruar tani ne nje virus kronik, sikurse eshte humbja me tepri e rasteve per gol" ka theksuar tekniku i ri peqinas. Ne gjashte ndeshjet e deritanishme, pervec kartonave te verdhe, lojtaret peqinas kane marre dhe dy te kuq, qe nuk jane pak. Sipas Maganit, keto ndeshkime kane ardhur per gabime naive, si protesta ndaj vendimeve te arbitrave, konflikte te panevojshme me kundershtarin, renie viktime e provokimeve te tyre, duke denuar rende skuadren, sikurse ka ndodhur me Stojkun e Dabullen ne ndeshjen me Teuten, qe e lane Shkumbinin me 9 lojtare ne fushe. I shqetesuar Magani eshte edhe per lojen ne mbrojtje. Ne gjashte ndeshje, Shkumbini ka pesuar 9 gola, nga te cilet dy autogola dhe tre nga pika e bardhe e penalltise. "Edhe pse ne mbrojtje kemi provuar disa futbolliste, madje dhe me pervoje, perseri nuk kemi arritur aty ku duhet. Kete e provoi dhe ndeshja me Teuten ku u ndeshkuam ne saje te nje gabimi ne vendosjen e mbrojtesve", analizon trajneri. I pakenaqur me ecurine e Shkumbinit, Magani eshte shprehur se ne skuader ka nevoje per nje seleksionim, qe duket se do te ndodhe ne prag te merkatos se dimrit, duke pasur bindjen se do te mbeshtetet edhe nga presidenti Ismaili. Trajneri ka rrefyer se pertej ketyre problemeve, e gjithe vemendja eshte fokusuar te ndeshja e radhes ne "shtepi", ku do te presin Flamurtarin. "Megjithese ndeshja do te jete e veshtire, ne do te luajme vetem per te marre piket e plota e te ngjitemi ne renditje. Per Shkumbinin nis nje start i ri, ne rrugen per te arritur objektin qe kemi ne kete kampionat" perfundon Magani.


    _________________

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57