Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pashja shqetėsohet nga kartonat e kuq

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Pashja shqetėsohet nga kartonat e kuq

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Oct 12 2007, 19:29

    Pashja shqetėsohet nga kartonat e kuq

    Barazimi me Teutėn, nė Durrės, nuk ėshtė se ka kėnaqur shumė bardhekaltrit e Shkumbinit. Njė gjė tė tillė, krahas teknikut Magani, e ka thėnė edhe kapiteni i peqinasve, Lorenc Pashja. Lenci, siē i thėrrasin tė gjithė, pohon se, pavarėsisht vėshtirėsisė sė ndeshjes, peqinasit duhet tė merrnin mė shumė se njė pikė nė “Niko Dovana”. “Ne humbėm dy pikė nė atė sfidė dhe jo Teuta” ka thėnė Pashja, teksa e ka argumentuar kėtė konkluzion tė tij. “Barazuam nė njė ndeshje, ku ishim ne mė superiorė, si nė lojė, ashtu edhe nė raste pėr gol. Kjo do tė thotė se ishim ne, qė nuk kemi pėrfituar nga momentet e vėshtira qė po kalonte kundėrshtari, duke shpėrdoruar mundėsitė pėr tė shėnuar” ka theksuar kapiteni. Por Pashjen e ka shqetėsuar edhe edhe marrja e dy kartonave tė kuq nga lojtarėt e skuadrės sė tij, pasi ndeshja e radhės ėshtė ndaj Flamurtarit tė fortė. “Ky fakt do tė vėrė nė vėshtirėsi trajnerin dhe skuadrėn, sepse tė dy futbollistėt e ndėshkuar, Stojku e Dabulla, janė me peshė nė formacionin tonė” ka vijuar peqinasi. Me pėrjashtim tė ndeshjes me Kastriotin, nė tė gjitha tė tjerat Shkumbini ka pėsuar gola dhe kjo, sipas kapitenit, dėshmon se mbrojtja ėshtė me probleme. “Tolerohet ndaj kundėrshtarit dhe shpesh ėshtė kapur nė befasi nga kundėrsulmet e tij, ēka nė disa raste ka rezultuar fatale pėr portėn tonė. Kjo u vu re edhe nė ndeshjen me Teutėn, ku durrsakėt me anė tė kundėrsulmit na vunė disa herė nė vėshtirėsi” pohon Pashja. Por atė e shqetėsojnė dhe golat e paktė tė shėnuar, vetėm gjashtė, ēka tregon se sulmuesit nuk kanė qenė tė saktė pėrpara portės. “Duke parė se disa nga titullarėt e tjerė, pėrveē Stojkut, po vegjetojnė, atėherė shpresat pėr njė vend sa mė pranė kreut tė renditjes mund tė zbehen” ka shtuar Pashja. Pėr kapitenin, Shkumbini duhet tė vazhdojė tė synojė tė arrijė objektivin e caktuar: njė vend tė gjashtėshen e parė. “Nuk jemi keq deri tani” ka thėn ai, ndėrsa beson se renditja provizore do tė ndryshojė, pas dy apo tri fitoreve tė Shkumbinit dhe hapave fals tė skuadrave, qė ndodhen mė lart nė renditje. Si lider i skuadrės peqinase, Pashja nuk e fsheh optimizmin se Shkumbini do ta arrijė kėtė, duke vėnė nė funksionim “armėt” e tij tė njohura, si grinta, lufta sportive, karakteri i fortė, tė cilave u shtohet dhe pėrbėrja cilėsore. Madje, Pashja ka folur edhe pėr ndeshjen me Flamurtarin, tė cilėn peqiansit do ta luajnė nė fushėn e tyre. “Kemi njė pėrballje tė vėshtirė, ndaj njė skuadre si Flamurtari, qė arriti tė ndalonte Partizanin e Dinamon, pasi e kishte bėrė mė parė kėtė edhe me Tiranėn. Megjithatė, kam besim se do tė shkojmė te fitorja” pėrfundon kapiteni Pashja


    _________________

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:17