Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


3 posters

    Slloveni - SHQIPERI

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga polskaALB Thu Oct 04 2007, 15:16

    Kombėtarja e Bariē, me "look" tė ri pėr Euro 2008
    Shpallet lista anti Slloveni dhe anti Bullgari.


    Kombėtarja shqiptare do tė paraqitet me disa ndryshime nė dy takimet eliminatore tė Grupit G: mė 13 tetor Shqipėria do tė luajnė nė Slloveni e pesė ditė mė pas do tė presė nė "Qemal Stafa" Bullgarinė. Oto Bariē ėshtė detyruar tė bėjė disa ndryshime nė kontingjentin qė do tė ketė nė dispozicion nė kėto pėrballje, duke prezantuar njė skuadėr me "look" tė ri. Pezullimi me tri ndeshje i Lorik Canės, si edhe pezullimi pėr shkak kartonėsh i Armend Dallkut dhe Edmond Kapllanit pėr Slloveninė, ka bėrė qė kroati i stolit kuqezi tė grumbullojė pėr herė tė parė nė skuadėr Dorian Bylykbashin, Elis Bakajn dhe Andi Lilėn. Ndėrkohė, Bariē konfirmon krisjen me Kapllanin, duke e lėnė jashtė skuadrės, pavarėsisht se sulmuesi i Karlsruherit mund tė luajė nė Tiranė kundėr Bullgarisė. Shkak ėshtė bėrė debati me lojtarin pėr zėvendėsimin nė ndeshjen e humbur 0-1 me Holandėn.

    Pas lajmit se vazoja pėr shortin e Botėrorit 2010 do tė vendoset nė bazė tė renditjes sė FIFA-s, Shqipėria ka pėrpara saj detyrėn pėr tė marrė sa mė shumė rezultate pozitive. Njė objektiv aspak i thjeshtė, edhe sepse zgjedhjet pėr takimin e parė eliminator tė kėtij muaji, atė kundėr Sllovenisė (me tė cilėt jemi nė garė edhe pėr vendin e katėrt nė grup) janė tė limituara. Pėr kėtė arsye, trajneri Bariē ka vendosur qė kuqezinjtė tė grumbullohen direkt nė tokėn kundėrshtare, ku mė 8 tetor nė hotel "Vita", 15 kilometra larg Celjes, do tė zhvillohet seanca e parė stėrvitore. Futbollistėt do tė kenė thuajse njė javė nė dispozicion pėr t‘u ambientuar me klimėn e vendit ballkanik. Grumbullim i planifikuar jashtė 28 mijė kilometrave katrorė (ashtu sikurse grumbullimi pėr ndeshjen e 11 shtatorit 2006 me Holandėn mė parė) tregon qartė se kroati nuk do tė pranojė njė rezultat negativ. Pėr sfidėn me Slloveninė, duke parė mungesėn e Dallkut nė mbrojtje, Bariē grumbullon kapitenin e Shpresave, Andi Lila, ndėrkohė qė Blerim Rustemaj ka shansin mė tė mirė pėr tė debutuar pas shumė ndeshjeve ku nuk ka pasur asnjė minutė nė dispozicion. Ndryshime ka edhe nė mesfushė, ku Cana do tė zėvendėsohet nga Ervin Bulku. Reparti ėshtė tejet i populluar, pasi pėrveē emrave si Skela, Lala, Haxhi, Duro e Muka, si alternativė 75-vjeēari ka pėrzgjedhur edhe Elis Bakajn (lojtari i dytė i afruar nga Under-21 e Bushatit). Vend nė ekip ka pasur edhe pėr Jahmir Hykėn, njė nga tė rinjtė e preferuar tė Bariē. Nė sulm Bogdani, Salihi e Bushi do tė garojnė pėr njė vend si titullarė, por ata duhet tė bėjnė llogaritė edhe me klasin e Dorian Bylykbashit, i thirrur pėr herė tė parė nė erėn "Bariē". Nė tė kaluarėn elbasanasi ka qenė pjesė e pėrfaqėsueses, ku ka luajtur nė 45 minuta nė miqėsoren Shqipėri-Lituani, 1-2, mė 1 mars 2006, kur nė krye tė skuadrės ishte gjermani Hans Peter Brigel.


    Lista me 21 lojtarė pėr dy ndeshjet

    A.Beqaj (Anorthosis Famagusta)
    I.Hidi (Krivbas)
    D.Curri (Vorskla Potlava)
    A.Dallku (Vorskla Potlava)
    N.Dede (Tirana)
    E.Xhafa (Tirana)
    K.Vangjeli (Aris Selanik)
    B.Rustemaj (Horsens)
    A.Lila (Besa)
    E.Bakaj (Partizani)
    D.Muka (Tirana)
    K.Duro (Tirana)
    J.Hyka (Tirana)
    E.Bulku (Krivbas)
    A.Haxhi (Ergotelis)
    A.Lala (Hanover 96)
    E.Skela (Energie Kotbus)
    A.Bushi (Apollon Kalamaria)
    D.Bylykbashi (Krivbas)
    H.Salihi (Ried)
    E.Bogdani (Livorno)
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Bariē, ndaj Sllovenisė nė fushė me dy sulmues

    Mesazh nga polskaALB Mon Oct 08 2007, 14:35

    Bariē, ndaj Sllovenisė nė fushė me dy sulmues

    I duhet fitorja dhe Oto Bariē bėn plan tė luajė me dy sulmues nė sfidėn e 13 tetorit kundėr Sllovenisė. Trajneri i kombėtares shqiptare e ka gati planin pėr kėtė sfidė, teksa mėsohet se formacioni kuqezi do tė zbresė nė fushė me dy sulmues tė mirėfilltė. “Tekniku ka nė plan tė luajmė nė sulm, pasi kundėrshtari nuk ėshtė i njė niveli shumė tė lartė. Pėr mė tepėr qė Shqipėrisė i duhet fitorja dhe ajo nuk mund tė arrihet duke qėndruar nė mbrojtje”, thanė burime pranė Oto Bariēit nė Shqipėri. Kėshtu, nė fushė qė nga minuta e parė do tė jetė dyshja Bogdani-Salihi, ata qė janė edhe mė nė formė pėr momentin. Pėr shkodranin do tė jetė hera e parė qė luan si titullar me fanelėn e kombėtares dhe pas ecurisė sė mirė nė kampionatin austriak, Oto Bariē shpreson qė ai tė pėrsėrisė tė njėjtėn formė edhe me ekipin kombėtar. Problemi tjetėr ėshtė rregullimi i mbrojtjes nė mungesė tė Dallkut dhe Canės dhe zgjidhja duket futja e Blerim Rustemit nė tė majtė dhe spostimi i Vangjelit nė tė djathtė. Pėrsa i pėrket rezultatit, burime pranė kroatit bėnė tė ditur se fitorja ėshtė mjaft e rėndėsishme edhe pėr negociatat qė tekniku do tė ketė me presidentin e FSHF-sė Duka pėr rinovimin e kontratės. Ata do tė kenė njė takim nė ditėt e grumbullimit pėr ndeshjen e 13 tetorit, megjithatė ēdo gjė do tė vendoset pas eleminatoreve tė Europianit. Bariē rrezikon shumė nė rast tė mosarritjes sė njė vendi tė katėrt dhe fitorja ndaj Sllovenisė nė kėtė aspekt bėhet akoma mė e rėndėsishme.
    Grumbullimi
    Sot rreth orės 16, kombėtarja shqiptare do tė grumbullohet nė Hotel “Wita” nė Doberna, njė lokalitet rreth 20 kilometra afėr Celjes, qytet ku do tė luhet edhe ndeshja. Futbollistėt qė aktivizohen nė kampionatin shqiptar do tė udhėtojnė nga aeroporti i Rinasit rreth orės 14.20 dhe do tė mbėrrijnė nė Ljubjanė pėr njė orė e 20 minuta. Pas akomodimit dhe dy orėsh shplodhje, Bariē ka planifikuar njė seancė stėrvitore qė ditėn e sotme, mė shumė me karakter ēmpirės pėr lojtarėt. Nesėr do tė nisin edhe pėrgatitjet e vėrteta, me dy seanca stėrvitore nė ditė, njė nė 11 dhe tjetra nė 15.30. Ditėn e mėrkurė ėshtė nė program njė ndeshje miqėsore me skuadrėn rajonale Velenje, teksa gjatė stėrvitjeve nuk do tė mungojnė edhe analizat e pamjeve filmike tė ekipit kundėrshtar. Sllovenia gjendet nė vendin e 4-t nė grupin G, me 10 pikė, ndėrsa Shqipėria e pesta, nė kuotėn e 9 pikėve pas 8 ndeshjeve.
    Bariē, udhėtim me tren drejt Sllovenisė
    Duke parė edhe distancėn e shkurtėr, rreth 120 kilometra, Oto Bariē do tė udhėtojė me tren dhe jo me avion pėr t’iu bashkuar ekipit kombėtar nė Ljubjanė. Nė fakt, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė udhėtim pėr fat, por thjeshtė pėr njė dėshirė tė vetė teknikut kroat. Dje ai ka kryer edhe ritualin e zakonshėm pėrpara ndeshjeve tė kombėtares shqiptare, duke shkuar sėrish te berberi pėr t’u qethur.
    avatar
    REAL
    Tifoz Nderi
    Tifoz Nderi


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 02/10/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga REAL Wed Oct 10 2007, 21:20

    eshte nje ndehsje e veshtire nje pjese e mire e shqiptareve ja bejne qefin vetes kot por ne i patem sllovenet ne tirane dhe nuk fituam
    ishalla gabohem por veshtire do jete
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Thu Oct 11 2007, 15:37

    Ndeshje shume e veshtire eshte por ishalla ja dalim me sukses.problem i madh eshte edhe mungesa e Canes
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga polskaALB Sat Oct 13 2007, 12:24

    Slloveni-Shqipėri/ Gjykon njė treshe portugeze

    Gjyqtari Duarte Gomes dhe dy asistentėt e tij do tė gjykojnė sfidėn ndaj Sllovenėve



    Ndeshja e ditės sė shtunė midis Sllovenisė dhe Shqipėrisė do tė gjykohet nga njė treshe portugeze, ndėrkohė qė gjyqtari i 4-t do tė jetė nga Danimarka. Gjyqtari kryesorė quhet Duarto Nuno Periera Gomes, 2 asistentėt e tij partriot Jose Cardinal e Bertino Cunha Miranda do tė jenė dhe vijėrojtėsit e takimit tė nesėrm. Sfida do tė fillojė nė orėn 20:30 nė stadiumin “Arena Petrol” tė Celjes. Gjyqtari i 4-t ėshtė danez dhe quhet Jan Carlsen. Duke shpresuar nė njė gjykin tė ndershėm dhe aspak i ngjashėm nga ai i anglezit Rili, le tė shpresojmė qė nė Slloveni tė fitoj mė i miri…
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Perfundon 0-0, ndeshja Slloveni-Shqiperi

    Mesazh nga polskaALB Tue Oct 16 2007, 13:04

    Perfundon 0-0, ndeshja Slloveni-Shqiperi

    Derguar me: 13/10/07) Ka perfunduar me rezultatin e bardhe 0-0 ndeshja mes Shqiperise dhe Sllovenise per eliminatoret e Euro 2008



    Ora 22:30 Nje pjese e pare me e mire per sllovenet qe kane dominuar lojen duke rrezikuar shume here porten tone. Sidoqofte, disa here e disa here Beqaj e kane ruajtur te paprekur rrjeten shqiptare. Pjesa e dyte e ka pare perfaqesuesen tone me shume ne kerkim te golit, e mbeshtetur edhe nga thirrjet e qindra tifozeve shqiptare qe shpesh mbyten cdo zhurme tjeter ne stadium. Por skuadra jone nuk e ka gjetur golin, madje shume here ka qene porta e Beqajt qe eshte rrezikuar seriozisht. As futja e Bushit ne minutat e fundit nuk e ka ndryshuar rrjedhen e lojes duke bere qe kombetarja te kthehet ne shtepi me nje pike te vetme qe tashme nuk duket as shume e nevojshme.




    Ora 21:30 Ka perfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e pare e ndeshjes Slloveni-Shqiperi e vlefshme per eliminatoret e euro 2008. Ekipi yne nuk dukej ne nje nga format e tij me te mira ne pjesen e pare, duke rrezikuar pak here porten kundershtare me Bogdanin qe eshte edhe sulmuesi I vetem ne formacionin mbrojtes te preferuar kete here nga trajneri Baric. Nderkohe skuadra sllovene ka sulmuar ne menyre kembengulese dhe ne disa raste vetem fati e ka shpetuar porten tone. Skuadra sllovene ka pasur edhe nje epersi te dukshme ne zoterimin e topit gjate pjeses se pare. (News 24)
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga polskaALB Tue Oct 16 2007, 13:06

    Ndaj njė ekipi tė mbaruar, Shqipėria luan gjithė frikė

    (Derguar me: 14/10/07) Nga Altin Latifi



    Ka qenė e njėjta panoramė si nė Shkodėr, megjithatė Shqipėria sėrish nuk ka shkuar mė shumė se njė barazim pa gola ndaj Sllovenisė. Kombėtarja e drejtuar nga Oto Bariē pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė treguar mė frikacake se ē’duhet, ndonėse ekipi qė ishte pėrballė mund tė quhet me plot gojėn inferior karshi kuqezinjve. Rastet nuk kanė munguar pėr Shqipėrinė, por goli edhe kėsaj radhe nuk ka ardhur, teksa nė fazėn sulmuese lojtarėt nuk janė kuptuar mirė me njėri-tjetrin. Natyrisht njė pjesė e mirė e mos arritjes sė fitores i shkon edhe Bariē, qė pavarėsisht se e dinte qė pėrballė ishte njė nga ekipet mė tė dobta tė grupit, ndryshoi nė mėnyrė krejt tė habitshme skemėn, nga 4-4-2 nė 5-4-1, skemė me tė cilėn kombėtarja nuk ka luajtur nė asnjė ndeshje tė deritanishme. Shqipėria mund tė kishte arritur fitoren nėse nė minutat e fundit Nevil Dede do tė kishte shėnuar vetėm pak metra larg portės. Por, mbrojtėsi kuqezi ka goditur vetėm rrjetėn e jashtme, duke krijuar iluzionin e njė goli.
    Pjesa e parė
    Nė pjesėn e parė, sllovenėt kanė qenė mė kėrkues, megjithatė ato raste qė patėn erdhėn mė shumė pėr faj tė lojtarėve kuqezinj. Nė tė 12-tėn do tė vijė edhe momenti i parė i rrezikshėm nė portėn e Beqajt, por Vangjeli larg shpejt topin nga kėmbėt e Andraz Kirm. Nė minutėn e 24-t, sllovenėt kėrkojnė penallti, por nga pėrsėritja u pa se Nevil Dede nuk kishte bėrė asnjė ndėrhyrje. Rasti mė i mirė pėr Shqipėrinė nė kėtė pjesė do tė jetė nė minutėn e 28-tė, kur njė pasim i Skelės gjen tė lirė Vangjelin nė tė djathtė tė zonės. Ky i fundit nuk godet vetė dhe pason te Bogdani, por sulmuesi i Livornos bllokohet dhe gjuan lehtė. Bogdani do tė tentojė sėrish me kokė nė minutėn e 40-tė, por Handanoviē ėshtė i vėmendshėm. Njė minutė mė pas, Ervin Skela shmanget bukur nė zonė, por gjuajtja e tij ėshtė e gabuar. Sllovenėt e mbyllin pjesėn e parė nė sulm, ku pas njė goditje dėnimi, Lavriē rrezikon portėn e Beqajt.
    Pjesa e dytė
    Nė fraksionin e dytė tė lojės Shqipėria mund dhe duhet tė kishte shėnuar, megjithatė Bariē ka preferuar pėr njė kohė tė gjatė me njė sulmues. Rasti i parė i rrezikshėm ka ardhur nė minutėn e 63-tė, kur Skela fut njė top pėr Bogdanin, por ky i fundit nuk arrin. Mė pas vjen njė rrofeshatė e Duros, por jashtė. Nė stadium dėgjohen thirrjet “Shqipėri! Shqipėri!” qė zgjojnė disi kuqezinjtė. Por, 10 minuta para pėrfundimit, lojtari i Uest Bromuiē nė Angli, Robert Koren, ka njė rast tė mirė. Topi i goditur prej tij shumė pranė zonės, pritet nė vijėn fatale nga Beqaj. Nė tė 88-tėn do tė vinte edhe rasti mė i mirė i ndeshjes. Pas njė goditje kėndi, Bogdani e ul topin nė qendėr, por Nevil Dede godet rrjetėn e jashtme. Pas disa sekondash, Kristi Vangjeli fut njė kros tė rrezikshėm, por Handanoviē ka neutralizuar gjithēka. Nė minutėn e fundit shtesė, sllovenėt kėrkojnė penallti pas njė ndėrhyrje tė Rustemit ndaj Lavriē, por arbitri nuk mendon kėshtu dhe nxjerr kartonin e verdhė pėr sllovenin. Mbyllet kėtu, Sllovenia mbetet e katėrta, Shqipėria pas saj.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga polskaALB Fri Oct 19 2007, 12:32

    video e ndeshjes KLIKO KETU

    Sponsored content


    Slloveni - SHQIPERI Empty Re: Slloveni - SHQIPERI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 07:34