Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dalipi e kupton: “Nuhatjen nuk e kam humbur ende”

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Dalipi e kupton: “Nuhatjen nuk e kam humbur ende”

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Oct 04 2007, 14:22

    Kur tifozėt kanė duartrokitur dhe shokėt e kanė pėrgėzuar pėr golin ndaj Kastriotit, Dalipi ka “kuptuar” se nuk e kishte humbur “nuhatjen” drejt kuadratit tė portės. “E dėshiroja kėtė gol, sepse kisha tre ndeshje radhazi qė nuk shėnoja”, tha Dalipi. “Ndaj ka qenė njė ditė e veēantė pėr mua, sepse kam ndihmuar skuadrėn time tė fitojė. Dhe kam bėrė vetėm detyrėn”. Por, ka qenė dhe njė gol i bukur. “Nuk dėshiroj aspak ta veēoj kėtė gol, pėr mėnyrėn se si u shėnua. E rėndėsishme pėr mua ėshtė se ky gol ka ardhur nė momentin mė tė pėrtshtatshėm dhe tė kėrkuar pėr ekipin tonė. Pas tij kishim dhe raste tė tjera pėr tė shėnuar...”.

    Duke ditur synimin dhe objektivat e Shkumbinit, Dalipi ėshtė i ndėrgjegjshėm se me dy golat e shėnuar nė pesė ndeshje ka bėrė jo shumė pėr skuadrėn peqinase. “Jam i bindur”, thotė Dalipi, “se ajo qė kam dhėnė nuk ėshtė maksimumi. Do tė hyj nė garė me shokėt e mi tė sulmit, jo thjesht pėr tė shėnuar, por pėr tė kontribuar nė fitoret e Shkumbinit”.

    Tė premten nė Durrės. “Nuk duhet tė ulim entuziazmin. Nė njė fushė kundėrshtare, qoftė edhe nė takimin me Teutėn, ne duhet tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė shmangur humbjen e ekuilibrit, “sėmundje” qė na ka ēuar drejt disfatės. Do tė jetė njė ndeshje aspak e lehtė, por kjo nuk na tremb, veēse na detyron tė pėrgatitemi seriozisht”. Po goli? “Eshtė njė detyrė pėr mua, kur luaj si njė sulmues i avancuar. Shėnimi i golave na shton mė shumė kėnaqėsinė, pasi kėshtu konkretizoj mundin de djersėn e shokėve”, pėrfundon futbollisti i Shkumbinit.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40